Pas përfundimit të Big Brother VIP Albania, DJ Gimbo po vazhdon të shijojë suksesin dhe vëmendjen e publikut.

Në një intervistë ekskluzive për Indeksonline, ai foli për jetën pas reality show-t, lidhjen me Selinën, projektet e reja dhe planet për të ardhmen.

Si po ec jeta pas Big Brother-it?

“Jeta po shkon shumë mirë.”

A je ambientuar me jetën jashtë shtëpisë?

“Po, edhe pse ka kaluar një kohë që ka përfunduar Big Brother-i, jam ambientuar shumë shpejt.”

Si po shkon lidhja me Selinën? A keni menduar për fejesë apo martesë?

“Lidhja me Selinën po shkon shumë mirë. Inshallah nuk po na bijnë msysh.”

Ku po jetoni më shumë, në Prishtinë apo në Tiranë?

“Edhe në Tiranë, edhe në Prishtinë, edhe në Istog. Varet se ku kemi më shumë punë.”

A e keni në plan të vendoseni në një qytet?

“Për momentin gjithçka varet nga angazhimet tona.”

Çfarë ka ndryshuar më së shumti në jetën tënde pas Big Brother-it?

“Kanë ndryshuar shumë gjëra. Puna është shtuar dhe mbështetja nga njerëzit është shumë më e madhe.”

A po punoni në ndonjë projekt të ri bashkë?

“Po, jemi duke punuar në disa projekte. Kemi bomba për publikun.”

Si po e përjetoni vëmendjen e publikut?

“Shumë mirë. Është një ndjenjë shumë e bukur.”

Cili ka qenë momenti më i bukur pas daljes nga BBVA?

“Ka pasur shumë momente të bukura, por një ndër më të veçantët ka qenë nata e finales, kur fitoi Selina, si dhe publikimi i këngës ‘SIR’.”

Çfarë të mungon më shumë nga eksperienca e Big Brother-it?

“Me të tregu drejt, kurgjo nuk më mungon. Atë që e kam dashtë, e kam.”

A ke mbetur në kontakt me banorët e tjerë?

“Përveç Shëndritit dhe Gretës, me asnjë banor tjetër nuk kam kontakt.”

Cilat janë planet për muajt në vazhdim? A po përgatit ndonjë hit me Gjestin?

“Kemi diçka surprizë shumë shpejt… Shhhhhh!”, përfundoi ai.