Data 3 do të jetë shumë e rëndësishme! Horoskopi për muajin Gusht nga Meri Gjini: 2 eklipse që sjellin ndryshime të forta për të gjithë
Astrologia Meri Gjini ka shpërndarë parashikimin e saj për horoskopin në emisionin "Mes’dritë" të Vizion Plus, me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.
Dita e 12 gushtit shënon nisjen e një muaji me ngjyrë të rinovuar, duke filluar me eklipsin e plotë të diellit në shenjën e Luanit rreth orës 19:30 – 20:00. Po në të njëjtën ditë, Marsi kalon në Gaforrë, duke theksuar nevojën për kujdes në çështjet materiale, pasi eklipsi i diellit është gjithmonë i lidhur me aspektet fizike dhe materiale të jetës sonë.
Me 28 gusht, gushti përfundon me eklipsin e hënës në shenjën e Peshqve, që ka lidhje me emocionet tona. Për më tepër, Dielli do të jetë në Virgjëreshë atë ditë, duke na ndihmuar të bëjmë planifikime të qarta për vjeshtën. Nëse e shohim Marsin që mbetet në Gaforre nga 12 gushti deri në 25-26 shtator, do të shohim prioritete të tilla si: marrëdhëniet familjare, pronësia dhe bashkëpunimet.
Data 3 gusht do të jetë një ditë e rëndësishme për të na qetësuar në lidhje me dilemat profesionale që kanë lindur që nga fundi i korrikut. Është thelbësore të përshtatemi me situatat e reja, pasi mungesa e adaptimit mund të shkaktojë stres dhe lodhje.
Venusi do të kalojë në Peshore nga data 7 gusht, duke na ofruar mundësinë për të përmirësuar raportet me veten, ndonëse duhen ruajtur masat ndaj arrogancës. Nga data 10 deri në 25 gusht, Mërkuri do të qëndrojë në Luan, duke lehtësuar komunikimin dhe duke e bërë atë më të hapur dhe të drejtpërdrejtë.
Dashi
Një periudhë e favorshme për çështje pronësie, shitblerje, dhe dokumentacion do të fillojë nga 12 gushti deri më 26 shtator. Eklipsi i diellit përgjatë kësaj periudhe kërkon kujdes në marrëdhëniet personale, veçanërisht për meshkujt brenda familjes. Kujdesi në menaxhimin e marrëdhënieve mund të jetë i domosdoshëm, pasi eklipsi i hënës mund të sjellë përfundime të disa prej tyre. Dashuritë e gushtit pritet të jenë entuziaste, megjithatë nuk janë domosdoshmërisht serioze.
Demi
Eklipsi i diellit më 12 do të nxjerrë në pah lodhjen dhe problemet e akumuluara nga fundi i majit. Është e rëndësishme të qëndroni të qetë dhe të pushoj. Marsi në Gaforrë do t’ju ndihmojë në aspekte profesionale, sidomos midis datave 22 gusht dhe 9 shtator. Edhe pse fundi i muajit mund të duket paksa i errët në aspektin personal, vëmendja duhet të mbetet te karriera dhe financat.
Binjakët
Për ata Binjakë që janë të gatshëm për ndryshime, fillimi i gushtit (2-3 gusht) është shumë pozitiv. Eklipsi i diellit do t’ju kërkojë të fokusoheni në rrethin social dhe miqtë tuaj që mund të kenë nevojë për mbështetje. Ata që kanë lindur në dhjetëditëshin e tretë do duhet të vendosin prioritet te karriera. Rekomandohet që pushimet t’i bëni pas datës 10 gusht.
Gaforrja
Gjatë periudhës deri më 12 gusht, stresi dhe shqetësimet për punën do të jenë të pranishme. Pas kësaj date, energjia juaj do të fokusohet në profesion, me një dëshirë të madhe për ndryshime. Koha nga 15 deri në 28 gusht do të jetë shumë e rëndësishme. Mërkuri në Luan do ta fortifikojë fjalën tuaj. Eklipsi i hënës në fund të muajit mund të sjellë tensione me miqtë ose të afërmit, duke bërë që fundi i muajit të jetë i ngarkuar emocionalisht.
Luani
Më 12 gusht, eklipsi i diellit ndodh në shenjën tuaj. Kujdesi për shëndetin dhe ushqimin është i domosdoshëm, pasi mund të keni shqetësime dhe pasiguri të vogla. Marsi në Gaforrë ofron mundësinë të mbyllni çështjet e hapura që nga shkurti. Jupiteri do t’ju ndihmojë të përballoni sfidat gjatë këtij procesi. Komunikimi do të jetë i natyrshëm dhe i hapur, pa krijuar tensione.
Virgjëresha
Periudha nga 10 deri më 25 gusht do të ketë zhvillime të rëndësishme, si zgjidhjen e problemeve, lëvizje dhe plane për vjeshtën. Mund të angazhoheni në rregullimin e shtëpisë ose aktivitete që ju pëlqejnë. Kujdesuni për gjykimin tuaj ndaj të tjerëve rreth datës 12 gusht, në mënyrë që të mos humbni lidhje të rëndësishme. Eklipsi i hënës do të sjellë qetësi në jetën tuaj personale, duke ju ofruar një ndjenjë paqeje.
Peshorja
Venusi kalon në shenjën tuaj më 7 gusht. Eklipsi i diellit do të prekë aspektet financiare, prandaj është e rëndësishme të keni kujdes me shpenzimet dhe transaksionet monetare rreth datës 12 për të shmangur keqkuptime. Mund të ndodhin anulime të planifikuara, por kjo do të rezultojë në favorin tuaj. Është një moment ideal për të marrë vendime serioze në lidhje me zgjerimin e familjes dhe zhvillimin emocional.
Akrepi
Eklipsi mund të sjellë shqetësime të vogla në humorin tuaj ose me figurën e babait tuaj. Pas datës 13 gusht, do t’ju duhet të përshtateni me një rutinë të re profesionale. Marsi në Gaforrë do të favorizojë bashkëpunimet dhe do t’ju sjellë përfitime në jetën personale, duke i dhënë ngjyra të reja marrëdhënieve tuaja emocionale.
Shigjetari
Eklipsi i diellit mund të sjellë tensione të vogla në marrëdhëniet personale, por pa pasoja serioze. Kujdesi për mënyrën si i gjykoni ata që jetoni me ta gjatë eklipsit të hënës do të jetë thelbësor. Kjo do të jetë një periudhë produktive. Nëse keni marrë vendime deri më 12 gusht, vazhdoni t’i ndiqni; rutina do të fillojë të përmirësohet. Marsi do të sjellë stabilitet dhe një ritëm më të ngadaltë.
Bricjapi
Të qëndroni larg punës dhe telefonit deri më 10 gusht mund të ndihmojë për të rikuperuar qetësinë tuaj. Pas 12 gushtit, intensiteti i punës do të rritet ndjeshëm deri në fund të shtatorit. Venusi në Peshore do t’ju bëjë të ndiheni disi emocionalisht të distancuar, por do të shijoni gjithashtu vëmendjen e të tjerëve. Komunikimi me kolegët do të jetë shumë intensiv në mes të muajit.
Ujori
Eklipsi i diellit ndodh përballë jush. Ata që kanë lindur më 9, 10 dhe 11 shkurt duhet të kenë kujdes me veprimet impulsive dhe komunikimin me familjarët. Pasiguritë profesionale do të përfundojnë më 11 gusht, dhe nga data 12 do të angazhoheni në një axhendë të ngjeshur, por në një mjedis më të sigurt. Komunikimi mes datave 10 dhe 25 gusht do të jetë çelësi për të ndarë idetë dhe shqetësimet.
Peshqit
Të dy eklipset do të kenë një ndikim të drejtpërdrejtë në ju. Eklipsi i diellit mund të sjellë humbje të sendeve ose të portofolit, ndaj Meri sugjeron që “t’ia lini fatit” duke zgjedhur të humbisni peshë (kile) në vend të gjërave të tjera. Problemet në punë do të zgjasin deri më 12 gusht, por pas kësaj date do të ndiheni më të organizuar. Nëse po kërkoni një punë ose profesion të ri, periudha nga 12 gushti deri më 26 shtator është momenti ideal për ta bërë këtë.
