Vetëm pak ditë pasi konfirmuan rikthimin e tyre si çift, Mateo dhe Brikena janë sërish në qendër të aludimeve për një krizë në marrëdhënie.

Në rrjetet sociale po qarkullon një video nga emisioni “Top Arena”, e cila sipas ndjekësve lidhet me ftohjen mes dy ish-banorëve të BBVA.

Në pamjet që janë bërë virale, Brikena shihet teksa i prek krahun Mateos gjatë kërcimit, veprim qê sipas ndjekësve lë të kuptohet se. Ky moment ka nxitur reagime të shumta në rrjet, ku shumë komentues e kanë interpretuar si një shenjë të tensionit mes tyre.

Dyshimet u shtuan edhe më shumë pas zhvillimeve të fundit në emision. Brikena mungoi në pjesën e parë të spektaklit dhe, kur u shfaq në studio, deklaroi: “Tani e tutje do më shihni vetëm në rubrikën time, jam e ngarkuar me punë, por më shumë jam e ngarkuar emocionalisht”.

Po atë mbrëmje, Mateo prezantoi për herë të parë këngën e tij të re, “Kur të jesh larg”. Ajo që u vu re ishte se Brikena nuk ishte e pranishme gjatë performancës, ndërsa në rrjetet sociale publikoi momente me Kader Kicajn dhe nuk bëri asnjë reagim për projektin muzikor të partnerit.

Deri më tani, as Mateo dhe as Brikena nuk kanë reaguar publikisht për të sqaruar nëse mes tyre ka një ndarje apo bëhet fjalë vetëm për një periudhë të vështirë në marrëdhënie.