Mbrëmjen e sotme është raportuar për një ngjarje të rëndë në Vorë. Sipas një denoncimi të mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, në zonë kanë mbërritur disa automjete policie dhe 3 ambulanca, mes tyre edhe ambulanca e morgut.
Policia ka bllokuar rrugën dhe po devijon qarkullimin, ndërsa lëvizja e mjeteve të urgjencës dhe të policisë ka qenë intensive. Qytetari që sjell denoncimin thotë se nga larg nuk e sheh qartë situatën, por dyshohet se mund të ketë pasur një ngjarje të rëndë, me viktimë ose të plagosur.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia lidhur me shkaqet e pranisë së forcave dhe mjeteve shëndetësore në zonë.
Mesazhi i plotë i qytetarit:
“Përshëndetje JOQ, Në Vorë erdhi ambulanca e morgut, policia ka bllokuar rrugën dhe po i devijojnë. Vijnë vetëm makina policie dhe ambulancë. Jam larg, nuk e shoh qartë, por ndonjë vdekje ose plagosje. Janë 3 ambulanca.”