Close Menu
Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi

    Cfarë po ndodh me jetën e saj private: Rudina Hajdari ndahet nga i dashuri i saj regjisor? Ja detajet

    0
    By admin on May 10, 2025 Të Fundit

    Në politikë, por jo vetëm, ajo shquhet për natyrën e drejtpërdrejtë që ka.

    E kemi fjalën për Rudina Hajdarin, që ndonëse disi më e distancuar nga politika, gjithnjë është në ndjekje të zhvillimeve të ngjarjeve në vendin tonë.

    Si një personazh shumë i dashur edhe larg fokusit politikë, jeta e saj private ka qenë shpesh herë në fokus të mediave, pasi edhe vetë ajo është treguar transparente teksa ka folur për këtë pjesë. Ishte vera e shkuar, kur u zbulua edhe lidhja e re e ish-deputetes me Tan Kazazin, një regjisor i njohur në vendin tonë. Ka qenë vetë Rudina, që në rrjetet sociale ka publikuar edhe fotot me partnerin e saj të ri.

    E ulur në prehrin e tij dhe të dy shumë të qeshur, Rudina shkruan: “E bekuar”. Lidhja e re dukej e konsoliduar, aq sa çifti të publikojë foto në rrjetet sociale. Përgjatë gjithë këtë viti, çifti u shfaq shumë shpesh së bashku, duke e bërë këtë lidhje familjare. Rudina shfaqej pranë nënës së Tanit, sakaq regjisori ishte me të në SHBA, ku edhe festonin së bashku festat. Por pas gati 1 vit lidhjeje, duket se diçka ka ndodhur mes kësaj dysheje kaq simpatike.

    Nëse i hedhim një sy rrjeteve sociale, Tani dhe Rudina nuk ndiqen më me njëri-tjetrin. Nga ana tjetër, në profilet e tyre janë zhdukur të gjitha pozat që kishin së bashku, duke na bërë të mendojmë se kjo lidhje po përballet me një krizë në këtë momente. Në profilin e ish-deputetes postimet e reja janë përgjithësisht nga udhëtimet e ndryshme që ajo ka bërë, por dukshëm në to mungon Tani.

    Nga ana tjetër, regjisori, postimet e tij i ka më të pakta, ku e vetmja shenjë e Rudinës, është një foto e bërë mes miqsh dhe të afërm të tyre, në vitin e shkuar. Vetë protagonistët e kësaj historie deri më tani nuk kanë preferuar që të flasin publikisht për romancën e tyre, ndaj edhe duket disi e vështirë që të flasin rreth mundësisë së krizës që po kalojnë, pas gati 1 viti lidhjeje.

    Kujtojmë se Rudina Hajdari i dha fund martesës me Muçjon Demirajn pak vite më parë, me të cilin ishte njohur në Nju Jork në moshë fare të re, më pas aty kanë organizuar edhe dasmën.

    Ndarja e tyre u konfirmua edhe nga vetë Rudina, e cila tha se marrëdhënia e tyre ishte ftohur. Kjo për shkak të vështirësisë së lidhjes në distancë, pasi Rudina rikthye në Shqipëri, për t’u marrë me politikë. Që nga rikthimi i saj në Shqipëri, ajo ka qenë e angazhuar me politikë, duke u shprehur se tashmë politika do të jetë pjesë e angazhimeve të saj edhe të mëtejshme. Larg Parlamentit, Rudina duket se ka pasur kohë të lirë të jetë më e pranishme si pranë vajzës së saj, por edhe të ketë një jetë më sociale.

    “Marrëdhënia në distancë është shumë e vështirë, sepse që në vitin 2017 kemi këtë histori që jemi larg njëri-tjetrit. E padyshim që ka krijuar një ftohje në marrëdhënie, por ne mundohemi që të bëjmë më të mirën sepse kemi një vajzë. Kjo e bën marrëdhënien pak më të komplikuar. Duke marrë parasysh që vajza po rritet dhe kupton akoma më shumë, mundohemi që të bëjmë më të mirën të mundshme”, u shpreh në atë kohë Rudina.

     

    rudina hajdari
    Previous Article‘Pas lindjes së djalit kuptova se…’ Vesa Luma flet publikisht, ja cfarë po ndodh mes saj dhe Big Bastës! (Foto)
    Next Article Cfarë trishtimi! Shembet kanali i hidrocentralit, humb jetën punëtori në vendin tonë
    Të Fundit

    Këto pamje do ju trondisin shpirtin! Gruaja e Charlie Kirk publikon video të…

    September 14, 2025

    Nga krahët e Meritonit në krahët e…Zbulohet partneri i ri i Ilnisa Agollit?

    September 14, 2025

    Ngjarje tronditëse në vend! Gjendet e pajetë një grua në taksi, dyshohet se…

    September 14, 2025
    ShowBizi

    Inc*sti përçau familjen, sekreti i errët: Babai ka një djalë me vajzën e hallës së tij!

    September 14, 2025

    Arbër Hajdari heq dorë si opinionist i “Big Brother”? Gazetari befason me deklaratën

    September 14, 2025

    “Me shpenzimet tregohuni të arsyeshëm nëse nuk doni të mbeteni pa para”, çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

    September 14, 2025
    Tv Show

    Tre shenjat e horoskopit që do të kenë më shumë fat javën e ardhshme

    September 14, 2025

    Njoftimi i policisë: “Do humbisni pronësinë e makinës, keni vetëm 30 ditë kohë!”

    September 14, 2025

    HOROSKOPI I DITËS së nesërme: E hënë, 15 shtator 2025

    September 14, 2025
    Horoskopi

    “Me shpenzimet tregohuni të arsyeshëm nëse nuk doni të mbeteni pa para”, çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

    September 14, 2025

    Një ditë e bekuar për ju! Të gjithë të mirat do të shkojnë vetëm tek këto shenja, horoskopi i së dielës

    September 14, 2025

    BËHUNI GATI! Më 21 shtator pritet Eklipsi Diellor i cili do te sjelle ndryshime të fuqishme për 4 shenja të Horoskopit

    September 13, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

    May 21, 2025

    Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

    May 21, 2025

    Propolisi, thesari i çmuar i natyrës që kuron qindra sëmundje, Ylli Merja: Numër një për forcimin e…

    May 21, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.