Author: admin

Një aksident rrugor u shënua këtë pasdite në Bulqizë, në kryqëzimin që lidh Lagjen e Vjetër me Lagjen e Re, ku dy automjete tip “Mercedes-Benz” u përplasën me njëra-tjetrën. Për pasojë, janë lënduar të dy drejtuesit e mjeteve, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore. Të dyja makinat kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa përplasja ka rrezikuar edhe kalimtarët në trotuar dhe një shitës pranë vendit të ngjarjes. Sipas banorëve të zonës, në këtë kryqëzim mungon sinjalistika rrugore, pavarësisht lëvizjes së dendur të automjeteve dhe kalimtarëve. Hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit kanë nisur.

Read More

Nje ngjarje e rende ndodhi ne Shkoder ku nje 50 vjecar eshte gjetur pa jete ne automjetin e tij. Policia tha se ngjarja ka ndodhur ne lagjen “Qemal Stafa” ndersa dyshohet se viktima pesoi atak kardiak. Shkodër / Informacion paraprak Rreth orës 19:15, në lagjen “Qemal Stafa” brenda automjetit në pronësi të një subjekti tregtar, në serdilen e pasagjerit është gjetur pa shenja jete shtetasi E. M., rreth 50 vjeç, i cili dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Read More

Dashi Do keni më shumë shpenzime që do të jenë për dikë tjetër në familjen tuaj. Mund të lindin komplikime në lidhje me dokumentet me të cilat jeni aktualisht i angazhuar. Gjatë këtyre shtatë ditëve, tensioni në familjen tuaj do të jetë më i madh. Duket se e gjithë familja juaj do të ketë nevojë për më shumë pushim dhe njëkohësisht dinamika e ngjarjeve do të kërkojë shpejtësi në veprim dhe mos shtyrje të detyrave. Gjatë këtyre shtatë ditëve do të keni takime profesionale apo biznesi, vizita në institucione të ndryshme, ku do të veproni për detyra dhe raste të…

Read More

Nje person mbeti i plagosur pas shperthimit te nje bombole gazi ne Shkoder. Shkodër / Informacion paraprak Rreth orës 17:55, në lagjen “Partizani”, në banesën e shtetasit A. J., ka shpërthyer një bombël gazi. Si pasojë është dëmtuar pronari i banesës, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Read More

Bora Zemani ka nisur pushimet verore dhe ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale disa foto të bukura pranë bregdetit, ku shfaqet krah të birit, Arborit. Por mes komenteve dhe pëlqimeve për imazhet familjare, një detaj ka tërhequr vëmendjen e publikut: mungesa e Donald Veshajt. Prej kohësh, Donaldi është pjesë e udhëtimeve familjare të Borës dhe Arborit, ndaj prezenca e tij në fotot e pushimeve ishte e pritshme. Kësaj here, ai nuk është parë në asnjë prej postimeve të moderatores, çka ka nxitur menjëherë spekulime dhe aludime për një krisje të mundshme në çift. Deri tani, as Bora dhe as…

Read More

Banorët e Thethit po përballen me prishjen e banesave të tyre nga autoritetet shtetërore, me urdhër të Kryeministrit Edi Rama. Edhe këtë të shtunë, përplasjet mes banorëve dhe forcave të policisë janë bërë të dhunshme. Të vendosur për të mbrojtur shtëpitë e ndërtuara me mund, banorët kanë qëndruar në terren përballë fadromave, ndërsa përkrah tyre janë rreshtuar edhe përfaqësues të Partisë Demokratike. Por mes gjithë dhunës, zhurmës dhe lotëve, një moment ka prekur thellë zemrat e të gjithëve. Një banor me aftësi të kufizuara me zërin që i dridhej, tregoi para kamerës historinë rrënqethëse. Mes lotësh, pranë një përkujtimoreje kushtuar…

Read More

Ajka, vajza e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezaj, festoi sot 7-vjetorin e lindjes. Por, ndryshe nga pritshmëritë, prindërit e saj nuk ishin së bashku në këtë ditë të veçantë. Besi organizoi një festë për Ajkën me pjesëmarrjen e familjarëve, kolegëve dhe miqve të tij të afërt. Në të njëjtën kohë, edhe Xhensila mbajti një tjetër festë për ditëlindjen e vajzës, por me një rreth tjetër të ftuarish dhe pa praninë e Besit. Të dy prindërit festuan në mënyrë të ndarë, çka konfirmon për të disatën herë distancimin e qartë mes tyre që pas ndarjes. Edhe në momente të rëndësishme si…

Read More

Dy ditë më parë, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Përmet, ku një e re ka shpëtuar për mrekulli nga amputimi i këmbës, pas një pickimi helmues nga gjarpri. L. A., 26-vjeçe, ishte duke qëndruar në një zonë periferike të qytetit kur u pickua nga gjarpri, një ngjarje që e dërgoi menjëherë në Spitalin e Përmetit për ndihmë të shpejtë. Por ajo që ka shqetësuar shumë është mungesa totale e antidotit të nevojshëm, për të trajtuar helmimin nga gjarpri. Mjekët në Spitalin e Përmetit nuk mundën të ofronin një zgjidhje për vajzën, duke e detyruar atë të transferohej urgjentisht…

Read More

Një aksident i rëndë rrugor i ndodhur mëngjesin e 10 korrikut në aksin Pogradec–Qafë Thanë, në vendin e njohur si “Tuneli” pranë fshatit Piskupat, i ka marrë jetën 34-vjeçarit Alfons Bleta. Mjeti që ai po drejtonte doli nga rruga dhe përfundoi në ujërat e liqenit, duke rezultuar fatal për drejtuesin e makinës. Alfonsi ishte bashkëshorti i Ejona Bletës, e njohur në rrjetet sociale si Ejona Vlogs, e cila njihet për videot mbi jetën familjare dhe bukuritë natyrore të zonës së Pogradecit, ku çifti jetonte së bashku me djalin e tyre të vogël, rreth 3 vjeç. Familja Bleta ishte kthyer në…

Read More

Edhe ndryshimet më të thjeshta në këmbë mund të kalojnë pa u vënë re, por ato kërkojnë vëmendje, pasi mund të tregojnë probleme serioze shëndetësore, thonë ekspertët. Simptoma të tilla si mpirje ose ndryshime në thonjtë tuaj mund të jenë shenja të hershme të sëmundjes së arteries periferike, një gjendje e shoqëruar me një rrezik në rritje të atakut në zemër dhe goditjes në tru. Kirurgët vaskularë dhe ortopedët shpjegojnë se këmbët janë shpesh pjesa e parë e trupit që preket nga sëmundja arteriale periferike, e cila shkaktohet nga ateroskleroza – grumbullimi i depozitave yndyrore në muret e arterieve. Kjo…

Read More