Author: admin

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në Rrugën e Arbrit, në aksin Qafë e Buallit–Klos, ku një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit janë plagosur dy persona. Sipas informacioneve paraprake, aksidenti është vënë re fillimisht nga drejtues e mjeteve të tjerë, të cilët njoftuan menjëherë ambulancën dhe policinë. Ambulanca ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka transportuar të plagosurit drejt spitalit të Klosit, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit, paraprakisht dyshohet se ngjarja është shkaktuar nga humbja e kontrollit të drejtuesit të automjetit…

Read More

Një fenomen qiellor i rrallë pritet të ndodhë më 7 shtator 2025, teksa një Eklips Hënor në Neptun do të sjellë energji të fuqishme transformuese për shumë njerëz. Por, sipas astrologëve, 4 shenja të horoskopit do të preken veçanërisht fort nga ky eklips: Binjakët, Virgjëresha, Shigjetari dhe Peshqit. Hëna e përgjakur rikthehet! Gjatë eklipsit, qielli do të ndriçohet nga e ashtuquajtura “hëna e përgjakur”, një spektakël vizual magjepsës që ndodh kur Toka ndodhet mes Diellit dhe Hënës. Rrezet e diellit filtrohen nga atmosfera dhe hëna merr një ngjyrë të kuqe të errët, e cila, sipas astrologjisë, rrit fuqinë energjike të…

Read More

Ndërsa vera i afrohet fundit, shtatori vjen jo vetëm me kthimin në rutinë, por edhe me një sërë trazirash astrologjike që pritet të lëkundin jo pak prej nesh. Dy eklipse të fuqishëm, eklipsi i Hënës në shenjën e Peshqve dhe ai i Diellit në shenjën e Virgjëreshës do të lëkundin stabilitetin e shenjave. Astrologia Chrysanthi Kalogeri e ftuar në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan paralajmëron një muaj të mbushur me sfida, mbyllje kapitujsh dhe fillime të reja që kërkojnë më shumë përgjegjësi dhe qartësi mendore për shenjat e zodiakut. Sipas astrologes periudha nga 21 deri më 24 shtator duhet…

Read More

Ka njerëz që janë jashtëzakonisht të sigurt për veten e tyre, të tjerë që lëvizin nëpër botë me ngurrim. Për shumicën kjo varet nga jeta e një personi, nga përvojat e jetës. Për disa të tjerë varet nga ndikimi astral dhe kështu ankthi ynë mund të vijë drejtpërdrejt nga yjet. Atëherë le të zbulojmë se cilat janë shenjat që preken direkt. Peshqit Është padyshim një nga shenjat më me ankth të Zodiakut. Ata shpesh kanë nerva për shkak të ndjeshmërisë së tepruar. Gjithashtu kalojnë mjaft lehtë nga një gjendje humori në tjetrën: tani janë të gëzuar dhe pas pak i…

Read More

Gazetari dhe opinionisti Milaim Zeka ka qenë i ftuar në një intervistë për RTV21, ku ka folur hapur për raportin e tij me aktoren Olta Gixhari gjatë kohës kur të dy ishin opinionistë në “Big Brother VIP Kosova”. Gazetari ndau shumë të pathëna të cilat nuk i kishim dëgjuar më parë. Zeka tha se mes tij dhe Gixharit nuk ka pasur asnjë komunikim gjatë gjithë edicionit, madje jo as përshëndetje. “Me Oltën nuk kemi komunikuar, nuk kemi folur fare. Pas dy javësh nga nisja e edicionit, nuk jemi përshëndetur dhe nuk kemi biseduar kurrë”, u shpreh ai. Ai shtoi se…

Read More

Një aksident rrugor ka ndodhur sot pasdite në autostradën Lushnjë–Fier, pranë zonës së njohur si “Vajkan”. Një automjet tip Benz ka humbur kontrollin në rrethana ende të paqarta, duke dalë nga rruga dhe përfunduar i përmbysur në një kanal anësor. Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerët që ndodheshin në automjet kanë shpëtuar pa lëndime serioze. Sipas burimeve paraprake, ata janë jashtë rrezikut për jetën dhe nuk kanë pësuar dëmtime të rënda. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë rrugore dhe një grup hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. Dyshohet se…

Read More

Emilio Fede, një nga figurat simbol të televizionit italian, ka ndërruar jetë ditën e martë në moshën 94-vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga vajza e tij, Sveva, për gazetën Corriere della Sera. Gjendja shëndetësore e Fede ishte përkeqësuar ndjeshëm në ditët e fundit. Prej kohësh ai ishte i shtruar në qendrën e kujdesit “San Felice” në Segrate, pranë Milanos. Fede ishte një nga figurat më të njohura të televizionit italian. Karrierën e nisi në vitet ’60 në RAI si gazetar lufte, për të vijuar më pas si drejtor i edicionit informativ TG1. Në vitet ’90 ai iu bashkua grupit mediatik Fininvest,…

Read More

Prezantuesja e njohur e Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Brikena Beqiri, ka bërë të ditur sot një humbje të rëndë në familje. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka njoftuar se i ka ndërruar jetë vëllai. Me një mesazh të shkurtër dhe prekës, Beqiri shkroi: “Eh, ore vëlla na le”. Ky postim ka ngjallur reagime të shumta nga ndjekësit e saj, të cilët i kanë shprehur ngushëllime dhe mbështetje në këtë moment të vështirë.

Read More

Dashi Sot është një ditë e mirë për të bërë plane afatgjata. Idetë që ke menduar prej kohësh mund të marrin formë. Kujdes me komunikimin në mjedisin profesional — qartësia është çelësi. Demi Energjia e ditës të shtyn drejt reflektimit personal. Është momenti të mendosh për atë që të sjell qetësi shpirtërore. Një bisedë me një mik të vjetër mund të sjellë ndriçim të papritur. Binjakët Bisedat e sotme kanë potencial të hapin dyer të reja, veçanërisht në fushën profesionale. Trego kujdes në vendimmarrje – jo çdo gjë që shkëlqen është ar. Gaforrja Fokusi është te karriera dhe përgjegjësitë. Ndihesh…

Read More

Prezantuesja e njohur e Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Brikena Beqiri, ka bërë të ditur sot një humbje të rëndë në familje. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka njoftuar se i ka ndërruar jetë vëllai. Me një mesazh të shkurtër dhe prekës, Beqiri shkroi: “Eh, ore vëlla na le”. Ky postim ka ngjallur reagime të shumta nga ndjekësit e saj, të cilët i kanë shprehur ngushëllime dhe mbështetje në këtë moment të vështirë.

Read More