Author: admin

Një shtetas gjerman është gjetur pa shenja jete në një hotel në qytetin e Gjirokastrës, në orët e para të mëngjesit të së shtunës. Sipas burimeve zyrtare, bëhet fjalë për H. S., 72 vjeç, i cili është gjetur i pajetë në dhomën e tij të hotelit. Nga hetimet paraprake, rezulton se në trupin e të ndjerit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ai ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, e cila pritet të bëjë vlerësimin e mëtejshëm të rastit.

Read More

Ekspertja e IGJEUM, Anira Gjoni, foli në një lidhje live lidhur me parashikimin e motit për muajin shtator. Ajo njoftoi se temperaturat do të vazhdojnë të jenë të larta mbi mesataren, por herë pas here do të ketë reshje lokale shiu. Gjoni tha se një moment për t’u freskuar do të jetë e enjtja dhe e premta në javën tjetër, ku sipas saj do të ketë reshje shiu, ndërsa ditët e tjera do të jenë të nxehta. Përgjatë këtyre ditëve na pret moti i kthjellët me alternime të vranësirave të herëpashershme, ndërsa nesër mund të presim edhe shira të vogla…

Read More

Leonardo Preza 26 vjeç është arrestuar nga policia pasi përdhunoi një turiste italiane 18-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në pjesën e shezlongeve të plazhit të qytetit bregdetar. Preza u arrestua pasi u shpall në kërkim pas denoncimit të vajzës. I riu nga Durrësi është person me precedentë të mëparshëm penalë për armëmbajtje pa leje vjedhje. E reja ka dëshmuar se ishte me shoqërinë në hotel dhe kur u shkëput prej tyre, u ul te shezlongët përballë rreth orës 05:30 të mëngjesit. Në këtë moment, ajo rrëfen se iu afrua 26-vjeçari. Pavarësisht se bëri rezistencë, ai e sulmoi fizikisht dhe abuzoi seksualisht…

Read More

Një 81-vjeçar nga fshati Mërtish në Divjakë është gjendur i vdekur nga familjarët në banesë. Policia e Divjakës njofton se i moshuari ishte vetëvarur në kushtet e rënda të depresionit. Sipas njoftimit zyrtar, viktima është shtetasi S. Q., 81 vjeç, i cili dyshohet se vuante dhe kurohej nga depresioni. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim.

Read More

Një ngjarje tragjike është shënuar në Tiranë, ku një 68-vjeçar, i punësuar si roje në një subjekt privat, ka humbur jetën në mënyrë aksidentale. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, viktima, shtetasi G. G., 68 vjeç, ka humbur jetën pasi gjatë mbylljes së portës hyrëse të objektit ku punonte, ajo është shkëputur dhe e ka zënë poshtë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Në lidhje me ngjarjen, pas komunikimit me Prokurorin e çështjes, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë dy persona: shtetasja E. Dh., 40 vjeçe, pronare e subjektit, dhe K. K., 69 vjeç, me detyrë drejtues teknik i firmës.…

Read More

Hidratohuni nëse nuk doni që t’ju bëhet truri si rrush i thatë. Kur nuk pi mjaftueshëm ujë, truri yt fillon të humbasë formën e tij dhe në fakt zvogëlohet, ashtu si një rrush që thahet e bëhet rrush i thatë. Kjo tkurrje ndodh sepse truri është tejet i pasur me ujë dhe pa lëng të mjaftueshëm, nuk mund të ruajë madhësinë normale ose të punojë me fuqinë maksimale. Kur truri dehidratohet, mesazhet ngadalësohen, përqendrimi bie dhe ti ndihesh i turbullt ose i marramendshëm. Me kalimin e kohës, dehidratimi kronik mund të dëmtojë kujtesën dhe ta bëjë më të vështirë të…

Read More

Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore ka miratuar tavanet buxhetore të projektbuxhetit afatmesëm për periudhën 2026–2028. Ky vendim sjell në qendër të vëmendjes një nga çështjet më jetike për mijëra qytetarë: garancinë e pagesës së pensioneve dhe rritjen e sigurisë për përfituesit e sistemit, pasi lidh direkt mirëqenien e tyre me stabilitetin e këtij buxheti. “Në mbledhjen e tij të radhës, Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore analizoi treguesit e projekt buxhetit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore për vitet 2026-2028. Në funksion të përmbushjes së misionit të tij dhe të zbatimit të objektivave të qeverisë në fushën e…

Read More

Përplasja mes Arbenitës dhe Feros po bëhet gjithnjë e më e ashpër. Pas reagimit të gjatë ku modelja shprehu dhimbjen dhe akuzat e saj ndaj ish-bashkëshortit, ajo nuk u ndal vetëm tek Fero, por përmendi edhe të atin e tij. Një ndjekëse anonime i shkroi Arbenitës, duke i treguar se ishte vajza biologjike e babait të Feros, pra motra e tij, të cilin as ajo dhe as Fero nuk e kishin takuar ndonjëherë. Sipas saj, babai i reperit kishte vepruar në mënyrë të ngjashme edhe ndaj nënës së saj, duke e trajtuar keq, dhe duke përsëritur të njëjtin cikël traume…

Read More

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak pas mesnatës së të premtes (6 Shtator), rreth orës 01:00 në fshatin Dukat Fushë. Në aksident janë përfshirë dy automjete, një Audi dhe një mjet tip Fiat, ndërsa raportohet për 4 të plagosur. Sipas burimeve, 2 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa dy të tjerë kanë marrë lëndime dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Ambulanca ka shkuar në vendngjarje duke transportuar të plagosurit drejt spitalit. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Paraprakisht dyshohet se përplasja ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë së lartë dhe humbjes së kontrollit…

Read More

Dashi Qielli i dashurisë do jete goxha i trazuar gjate kësaj dite dhe asgjë nuk do ndodhe ashtu si ju e kishit menduar. Debatet do jene te pafundme. Beqaret nuk duhet t’i dramatizojnë gjerat sepse edhe vetmia ka te mirat e veta. Duhet ende edhe pak durim. Shpenzimet duhet t’i kryeni me kujdes dhe maturi. Po u tunduar ndaj objekteve luksoze do ngeleni pa para. Demi Dite goxha e qëndrueshme dhe e bukur kjo e sotmja për te dashuruarit. Gjerat do ecin ashtu si i kishit menduar dhe emocionet do jene te njëpasnjëshme. Beqare do kenë një dite te qete…

Read More