Sipas Qendrës Sizmologjike Europiane-Mesdhetare (EMSC), tërmeti me magnitudë 3.3 të shkallës Rihter, e kishte epiqendrën rreth 11 kilometra në juglindje të Gjirokastrës. Për shkak të magnitudës së ulët, nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar. Lëkundjet kanë zgjatur rreth 2-3 sekonda dhe janë ndjerë lehtë nga banorët e zonës. Lëkundje të lehta toke janë regjistruar rreth orës 18:44 sot në Gjirokastër.
Author: admin
Mariza Kola, motra e 34-vjeçarit Kristian Kola, i cili u ekzekutua në qendër të Shkodrës, ka folur ekskluzivisht për Euronews Albania duke rrëfyer dhimbjen dhe dyshimet e saj rreth ngjarjes tragjike. Ajo shprehet e prekur se vëllai i saj nuk kishte asnjë precedent penal dhe ishte një person i qetë, pa konflikte apo armiqësi me askënd. Më morën në telefon, më thanë vëllain tënd e kanë vrarë. Më kanë marrë nga shoqëria, jo familjarët fillimisht. Vëllai s’ka qenë me precedent penal. Kanë punuar në ndërtim dhe nuk është marrë kurrë me gjë tjetër. Asnjëherë s’ka pasur as konflikt, as hasmëri…
Lëkundje të lehta toke janë regjistruar rreth orës 18:44 sot në Gjirokastër. Sipas Qendrës Sizmologjike Europiane-Mesdhetare (EMSC), tërmeti me magnitudë 3.3 të shkallës Rihter, e kishte epiqendrën rreth 11 kilometra në juglindje të Gjirokastrës. Për shkak të magnitudës së ulët, nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar. Lëkundjet kanë zgjatur rreth 2-3 sekonda dhe janë ndjerë lehtë nga banorët e zonës.
Moderatori i njohur Ledion Liço ka ndarë me ndjekësit një humbje të rëndë personale. Përmes një postimi në Instagram, ai bëri të ditur ndarjen nga jeta të qenushit të tij, të cilin e konsideronte si pjesë të pandashme të familjes. “Faleminderit miku im i dashur. Ndoshta në jetën tjetër unë do të jem qeni yt dhe ti do të jesh personi im.”, shkroi Liço krahas disa fotove të kafshës së tij shtëpiake. Postimi i tij u shoqërua me dhjetëra mesazhe ngushëllimi nga ndjekësit dhe miqtë, të cilët ndanë mbështetjen për moderatorin në këtë moment të vështirë.
Moderatori i njohur Ledion Liço ka ndarë me ndjekësit një humbje të rëndë personale. Përmes një postimi në Instagram, ai bëri të ditur ndarjen nga jeta të qenushit të tij, të cilin e konsideronte si pjesë të pandashme të familjes. “Faleminderit miku im i dashur. Ndoshta në jetën tjetër unë do të jem qeni yt dhe ti do të jesh personi im.”, shkroi Liço krahas disa fotove të kafshës së tij shtëpiake. Postimi i tij u shoqërua me dhjetëra mesazhe ngushëllimi nga ndjekësit dhe miqtë, të cilët ndanë mbështetjen për moderatorin në këtë moment të vështirë.
Një 18-vjeçare italiane ka denoncuar një sulm fizik dhe seksual në orët e para të mëngjesit në zonën e plazhit të Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 13, pranë shezlongëve të një hoteli, ku sipas dëshmisë së saj, pas një komunikimi të shkurtër, ajo është sulmuar nga një 26-vjeçar shqiptar. Pas denoncimit, policia arrestoi Leonardo Prezën, banues në Durrës, i njohur më herët për armëmbajtje pa leje dhe vjedhje. Hetimet paraprake tregojnë se vajza ishte larguar për pak çaste nga shoqëria e saj dhe ishte ulur vetëm në një shezlong, moment kur dyshohet se ndodhi ngjarja. Autoritetet kanë sekuestruar…
Më 7 shtator, qielli do të sjellë një fenomen të rrallë astronomik: eklipsin total të Hënës, i njohur si “Hëna e Përgjakur”. Nga Tirana, ai do të shihet qartë në kulmin e tij pas orës 20:10 dhe do të zgjasë deri rreth orës 23:00. Ky fenomen ndodh kur Toka vendoset mes Diellit dhe Hënës, duke e zhytur atë në hijen e saj. Për shkak të shpërndarjes së dritës në atmosferën e Tokës, Hëna merr një ngjyrë të kuqërremtë, duke krijuar pamjen e veçantë që njihet si “Hëna e Përgjakur Pamja e rrallë e “Hënës së Përgjakur” pritet të tërheqë vëmendjen…
Një shtetas gjerman është gjetur pa shenja jete në një hotel në qytetin e Gjirokastrës, në orët e para të mëngjesit të së shtunës. Sipas burimeve zyrtare, bëhet fjalë për H. S., 72 vjeç, i cili është gjetur i pajetë në dhomën e tij të hotelit. Nga hetimet paraprake, rezulton se në trupin e të ndjerit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ai ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, e cila pritet të bëjë vlerësimin e mëtejshëm të rastit.
Ekspertja e IGJEUM, Anira Gjoni, foli në një lidhje live lidhur me parashikimin e motit për muajin shtator. Ajo njoftoi se temperaturat do të vazhdojnë të jenë të larta mbi mesataren, por herë pas here do të ketë reshje lokale shiu. Gjoni tha se një moment për t’u freskuar do të jetë e enjtja dhe e premta në javën tjetër, ku sipas saj do të ketë reshje shiu, ndërsa ditët e tjera do të jenë të nxehta. Përgjatë këtyre ditëve na pret moti i kthjellët me alternime të vranësirave të herëpashershme, ndërsa nesër mund të presim edhe shira të vogla…
Leonardo Preza 26 vjeç është arrestuar nga policia pasi përdhunoi një turiste italiane 18-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në pjesën e shezlongeve të plazhit të qytetit bregdetar. Preza u arrestua pasi u shpall në kërkim pas denoncimit të vajzës. I riu nga Durrësi është person me precedentë të mëparshëm penalë për armëmbajtje pa leje vjedhje. E reja ka dëshmuar se ishte me shoqërinë në hotel dhe kur u shkëput prej tyre, u ul te shezlongët përballë rreth orës 05:30 të mëngjesit. Në këtë moment, ajo rrëfen se iu afrua 26-vjeçari. Pavarësisht se bëri rezistencë, ai e sulmoi fizikisht dhe abuzoi seksualisht…