Author: admin

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e 7 shtatorit në fshatin Zdrajsh të Librazhdit ku i lënduar mbeti shoferi Esat Xherri 30 vjeç. Esat Xherri ka ndërruar jetën ditën e sotme tek spitali i Traumës duke mos i mbijetuar plagëve të marra. Automjeti që drejtohej nga 30-vjeçari doli nga rruga në një kthesë të fortë teksa ishte me shpejtësi ta lartë. Esat Xherri humbi kontrollin e makinës dhe për pasojë u rrokullis rreth 100 metra në një terren të thepisur.

Read More

Pas ngjarjes së rëndë në Shkodër, ku mbetën të vrarë dy persona dhe u plagosën dy të tjerë – mes tyre edhe kamarierja e lokalit, motra e saj ka reaguar publikisht duke hedhur poshtë një lajm të publikuar nga “Euronews”, i cili pretendonte se ajo kishte deklaruar se gjatë atentatit kishte parë dy persona. Ajo thekson se familja nuk ka dhënë dhe nuk ka ndërmend të japë deklarata për mediat. Në një postim në Instagram, motra e saj shprehet se lajmet e rreme të përhapura në emër të familjes rrezikojnë për herë të dytë jetën e të afërmes së saj.…

Read More

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Zejmen të Lezhës, mbrëmjen e 8 shtatorit. Një 16-vjeçare humbi jetën pasi dyshohet se ra në kontakt me disa kabllo elektrike të zhveshura. Ngjarja ka ndodhur teksa ajo ecte në këmbë në drejtim të banesës. “Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e rrethanave të rastit”, njoftoi policia.

Read More

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Zejmen të Lezhës, mbrëmjen e 8 shtatorit. Një 16-vjeçare humbi jetën pasi dyshohet se ra në kontakt me disa kabllo elektrike të zhveshura. Ngjarja ka ndodhur teksa ajo ecte në këmbë në drejtim të banesës. “Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e rrethanave të rastit”, njoftoi policia.

Read More

Tre shenja të horoskopit e nisin javën me energji pozitive dhe shumë fat. hena e plote qershori Binjakët Je në një udhëtim të brendshëm që kërkon të lësh kontrollin dhe të ndjekësh intuitën. Eklipsi i 7 shtatorit të nxit të heqësh dorë nga bindjet kufizuese dhe nga frika që të pengon të shfaqësh veten tënde të vërtetë. Beso në magjinë tënde! Virgjëresha Të gjitha sytë janë te marrëdhëniet personale. Po mëson të dallosh se kush është vërtet pranë teje dhe kush po mban vetëm një fasadë. Eklipsi të shtyn të kërkosh autenticitet dhe lidhje më të thella emocionale. Mos e…

Read More

Ka shkuar në dy numri i viktimave nga aksidenti i ndodhur mbrëmjen e djeshme në Has, konkretisht në rrugën Has-Golaj, ku dy automjete tip Benz u përplasën me njëra-tjetrën. Mbrëmjen e djeshme (8 shtator) Policia e Kukësit njoftoi se si pasojë e aksidentit mbeti i vdekur në vend një nga drejtuesit e automjeteve Benz, shtetasi me iniciale N. S. Ndërsa sot në mëngjes u raportua se ka ndërruar jetë në spital edhe një nga pasagjerët. Njoftimi i policise dje (8 shtator) Krumë/Informacion paraprak. Rreth orës 19:50, në aksin rrugor Krumë-Golaj, shtetasi N. L., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur…

Read More

Rick Davies, bashkëthemeluesi dhe vokalisti kryesor i grupit muzikor britanik “Supertramp”, ka vdekur në moshën 81-vjeçare. Muzikanti, i njohur për hitet si “Goodbye Stranger”, “Breakfast in America” dhe “The Logical Song”, vdiq të shtunën pas një beteje me kancerin, bëri të ditur grupi në një deklaratë. Atij i ishte diagnostikuar më shumë se 10 vite më parë mieloma multiple, një lloj kanceri në gjak. “Si bashkautor, së bashku me partnerin Roger Hodgson, ai ishte zëri dhe pianisti pas këngëve më ikonike të ‘Supertramp’, duke lënë një gjurmë të pashlyeshme në historinë e muzikës rok”, thuhet në faqen zyrtare të grupit.…

Read More

Muzikanti, i njohur për hitet si “Goodbye Stranger”, “Breakfast in America” dhe “The Logical Song”, vdiq të shtunën pas një beteje me kancerin, bëri të ditur grupi në një deklaratë. Atij i ishte diagnostikuar më shumë se 10 vite më parë mieloma multiple, një lloj kanceri në gjak. “Si bashkautor, së bashku me partnerin Roger Hodgson, ai ishte zëri dhe pianisti pas këngëve më ikonike të ‘Supertramp’, duke lënë një gjurmë të pashlyeshme në historinë e muzikës rok”, thuhet në faqen zyrtare të grupit. “Vokali i tij shpirtëror dhe prekja e papërsëritshme në ‘Wurlitzer’ u bënë zemra e tingullit të…

Read More

Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë tronditi Greqinë qendrore pak orë më parë, me epiqendrën e tij pranë Athinës në ishullin Evia. Instituti Gjeodinamik i Athinës konfirmoi aktivitetin sizmik, i cili u ndje në të gjithë rajonin. Mësohet se tërmeti ka pasur një thellësi prej 10 km. Epiqendra e tërmetit u identifikua pranë Athinës, konkretisht në ishullin Evia, sipas të dhënave nga Instituti Gjeodinamik i Athinës. Dridhjet u ndjenë dukshëm në zonat përreth, duke shkaktuar shqetësim tek banorët dhe duke i shtyrë autoritetet të vlerësojnë dëmet e mundshme.

Read More

Dashi Një ditë e mbushur me energji dhe iniciativë. Sot mund të ndërmerrni hapa të rëndësishëm në karrierë, por kujdes me komunikimin një fjalë e gabuar mund të sjellë tensione. Në marrëdhëniet personale, tregohuni më të durueshëm. Demi Do ndiheni më të lidhur me familjen ose me shtëpinë sot. Një lajm i mirë financiar mund të vijë pasdite. Mos e neglizhoni një këshillë të mirë nga një mik i vjetër. Binjakët Komunikimi është çelësi sot. Takime, mesazhe dhe biseda që mund të ndryshojnë rrjedhën e ditës suaj. Kujdes me vendimet impulsive merrni kohë për të reflektuar. Gaforrja Sot vëmendja juaj…

Read More