Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Korçë, ku një 42-vjeçar ka humbur jetën në banesë. Dyshohet se viktima ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Njoftim i Policisë: Korçë/Më datë 09.09.2025, në fshatin Neviçisht, shtetasi E. H., 42 vjeç, ka humbur jetën në banesë, dyshohet për shkaqe natyrale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Author: admin
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë në zonën e Xhamllikut. Një gardist pas një sherri me një qytetar ka nxjerrë armën e shërbimit duke e kërcënuar me jetë. Fatmirësisht gardisti nuk ka shtënë me armë dhe ngjarja është parandaluar nga efektivët e komisariatit. Ngjarja është referuar në AMP ku kanë nisur menjëherë hetimet. Kamerat e sigurisë në zonë kanë filmuar sherrin, i cili po këqyret nga grupi hetimor.
I ftuar në një emision televiziv, Ervin Salianji foli për marrëdhënien e tij me ish-deputeten e PD-së, Grida Duma. Salianji përmendi mbështetjen e vazhdueshme të Dumës gjatë periudhës kur ishte në burg: “Muajt e fundit, kur unë kam qenë i izoluar në burg, ajo ka qenë gjithmonë mbështetëse dhe e pranishme. Më ka vizituar shpesh në burg.” Ai iu referua gjithashtu frazës së tij që u bë virale:“Kënaqësia ime e përjetshme.”, kur ishte i ftuar tek emisioni i Gridës pak ditë më parë. “Nuk e prisja as unë ta thosha këtë frazë, më doli papritur.”, tha ai. Pyetjes nëse kanë…
Dashi Asgjë e veçante për te dashuruarit gjate kësaj dite. Rutina do e pushtoje lidhjen e tyre dhe nuk pritet asgjë e jashtëzakonshme. Beqaret nga ana tjetër do bëjnë për vete shume persona. E ardhmja e tyre do jete shume me ndryshe se me pare. Sektori i te ardhurave do përballet me surpriza te këqija. Asgjë nuk do ece si ju e kishit mendua, prandaj duhen marre masa strikte. Demi Dite e këndshme edhe pse jo e mbushur me surpriza te njëpasnjëshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Do jeni me realiste se kurrë me pare. Beqaret do bien ne…
Ish-fermerja Alba Pollozhani zbuloi më shumë detaje për eksperiencën në Ferma VIP. E ftuar në një studio televizive Pollozhani mohoi publikisht lajmet për shtatzëni brenda Ferma VIP. Ish-fermerja e cilësoi daljen pas fermës si një fazë me shumë emocione të larta. Pjesë nga biseda: Alba Pollozhani: Sa i përket shtatzënisë, nuk e di pse doli një lajm i tillë. Nëse do ishte e vërtetë, unë do ta kisha pranuar sepse unë nuk mund të bëhem një njeri që mohoj diçka të bukur. Gazetarja: Ti nuk e pohoje, por as nuk e mohoje, diçka lije që të nënkuptohej. Alba Pollozhani: Ka…
Ilnisa Agolli ka tërhequr vëmendjen me një postim të ri në rrjetet sociale, ku shfaqet me një buqetë me lule në formë zemre. Dhurata, e shoqëruar me mbishkrimin “Me pusullë apo pa pusullë, dy sy shkëlqejnë”, ka ngjallur menjëherë aludime për një romancë të re në jetën e saj. Ky reagim vjen pak muaj pas ndarjes së bujshme nga Meritoni, çështje që u diskutua gjerësisht në media. Për këtë arsye, shumë ndjekës e kanë parë dhuratën dhe përshkrimin si një sinjal se Ilnisa mund të jetë sërish në një raport sentimental. Komentet e ndjekësve kanë qenë të shumta, mes urimeve,…
Jozefin Marku është kthyer në këtë sezon veror ndër këngëtarët me të rezervuar për dasma e gëzime familjare, në Shqipërinë e mesme dhe në zonën e veriut. Kështu ka ndodhur dhe me një dasmë të ditëve të fundit, ku Jozi ka qenë këngëtar, ndërsa të pranishëm kanë qenë djemtë e Tom Doshit. Pamjet janë publikuar nga të pranishmit dhe tashmë po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale, pasi dy djemtë e politikanit dhe biznesmenit Tom Doshi e kanë mbuluar me para këngëtarin. Mes të rinjve që qëndrojnë përballë këngëtarit dallohet James Doshi, djali i madh i politikanit të majtë që sot…
Rajyalaxmi Chatrakar, bashkëshortja e ish-kryeministrit të Nepalit, Jhala Nath Khanal, ka humbur jetën pasi protestuesit i vunë flakën shtëpisë ku ajo ndodhej. Sipas mediave lokale, Chatrakar u dërgua me urgjencë në spital, por mjekët konstatuan se ajo kishte ndërruar jetë. Ngjarja ndodhi në kulmin e protestave të dhunshme që shpërthyen pas vendimit të qeverisë për të bllokuar disa rrjete sociale, mes tyre X, WhatsApp, Instagram dhe Facebook. Ky vendim shkaktoi zemërim të madh publik dhe përplasje me dhjetëra viktima dhe qindra të plagosur në mbarë vendin. Në të njëjtën ditë, kryeministri aktual i Nepalit dha dorëheqjen mes presionit politik dhe…
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira kalimtare, kryesisht në veri dhe qendër. Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 34 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 13 gradë celcius. Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor jugperëndim -veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era do të arrijë shpejtësi deri në 15 m/s. Valëzimi në det do të jetë i ulët i forcës 1 ballë.
Një fëmijë është përplasur nga një makinë në Fier, duke mbetur i plagosur. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Marinzë, ku automjeti i drejtuar nga 58-vjeçari I.K. përplasi fëmijën 4 vjeç. I mituri është dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Policia ka shoqëruar shoferin e mjetit për ta marrë në pyetje. Njoftimi i Policisë Fier: Rreth orës 15:30, në fshatin Marinëz, automjeti me drejtues shtetasin I. K., 58 vjeç, banues në Roskovec, ka përplasur një fëmijë 4 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit për veprime…