Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Në orët e mbrëmjes mot me kthjellime dhe vranësira të përqendruara vetëm në veri të vendit. Reshjet e shiut parashikohet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit, fillimisht në veriperëndim të vendit e gradualisht do të shtrihen edhe në zonën perëndimore dhe atë qendrore. Në orët e mesditës deri pasdite reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët deri mesatar. Në veriperëndim, perëndim dhe qendër reshje shiu me intensitet mesatar deri…
Author: admin
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim, si për këmbësorët ashtu edhe për automjetet, që nga orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës. Shumë kryqëzime rrugësh janë nën ujë, duke bllokuar qarkullimin e automjeteve. Përveç kësaj, reshjet kanë krijuar probleme të shumta në disa akse rrugore, përfshirë nënkalimin pranë Velierës në lagjen nr. 1 të Durrësit, afër portit. Sipas raportimeve të qytetarëve, nënkalimi është bllokuar nga reshjet, dhe policia ka ndaluar qarkullimin në të dyja drejtimet.
Dashi Dita sjell energji të reja në sferën profesionale. Mund të hasni një mundësi të papritur bashkëpunimi. Kujdes me komunikimin në marrëdhënie personale, fjalët e nxituara mund të shkaktojnë keqkuptime. Demi Stabiliteti financiar është në fokus sot. Një vendim i mirë në lidhje me një investim apo shpenzim mund të japë fryte afatgjata. Emocionalisht, kërkohet pak më shumë përkushtim nga ana juaj në një marrëdhënie të rëndësishme. Binjakët – Jeni të frymëzuar dhe kreativë, por mund të ndiheni të shpërqendruar. Menaxhimi i kohës është kyç. Në aspektin personal, mund të merrni një mesazh të papritur që ndryshon dinamikën me dikë…
Kontakti me ujin në rrugë dhe një shtyllë elektrike të dëmtuar buzë rrugës i ka shkaktuar vdekjen një burri. Viktima është Fatbardh Kaloshi, 44 vjeç, baba i 3 fëmijëve. Biznese pranë zonës shprehen jashtë kamerave se prej një jave kanë raportuar rrezikun që mbartte shtylla, por askush nuk është kujdesur për të. Prej të paktën një ore, viktima në rrugë në pritje të kryerjes së procedurave. Policia ka vendosur shiritat kufizues në vendin e ngjarjes.
Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Kukësit, në zonën e njohur si “Sheshi Agjensia”. Rreth orë 01.00 pas mesnate, një makinë tip “Benz”, ku udhëtonin dy të rinj, ka dalë nga rruga dhe është përplasur fillimisht me disa automjete të parkuara pranë rrugës, për të përfunduar më pas disa metra më poshtë pasi ka humbur kontrollin. Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se përplasja ka qenë shumë e fortë dhe si pasojë, dy të rinjtë kanë mbetur të plagosur rëndë. Mësohet se është fjala për një 22-vjeçar dhe një 17-vjeçar, të cilët janë…
Kontakti me ujin në rrugë dhe një shtyllë elektrike të dëmtuar buzë rrugës i ka shkaktuar vdekjen një burri. Biznese pranë zonës shprehen jashtë kamerave se prej një jave kanë raportuar rrezikun që mbartte shtylla, por askush nuk është kujdesur për të. Prej të paktën një ore, viktima në rrugë në pritje të kryerjes së procedurave. Policia ka vendosur shiritat kufizues në vendin e ngjarjes.
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja në Shkodër ku janë kërcënuar dy persona nga forcat Shqiponja të policisë së Shkodrës. Teksa ndodheshin në një postobllok në hyrje të qytetit të Shkodrës, dy shtetas janë ndalur pranë forcave Shqiponja duke i kërcënuar me fjalët “do t’ju hapim barkun me plumba” dhe më pas janë larguar. Uniformat blu janë duke marrë në pyetje dy të shoqëruarit për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë. Njëri prej të shoqëruarve efektiv policie në radhët e Forcave Kombëtare të Sigurisë (FNSH). Në momentin e kërcënimit nuk ka qenë në shërbim…
Muaji shtator vjen me shumë lëvizje financiare. Disa shenja do të përballen me mundësi të reja për të rritur të ardhurat, disa do të marrin shpërblime të vonuara, ndërsa të tjerë do të kenë fat me investime dhe marrëveshje. Ja çfarë rezervon yjësia për secilën shenjë: Dashi (21 Mars – 19 Prill) Shtatori për Dashin sjell energji të madhe financiare sidomos pas datës 9. Mund të hapen dyer të reja në punë, projekte freelance apo bashkëpunime që nuk i prisnit. Kujdesuni të mos shpenzoni shpejt paratë që vijnë, sepse mund të jeni të prirur për impulse. Nëse tregoheni të matur,…
Një i mitur është mbytur aksidentalisht në plazhin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure, në në lagjen nr. 13, Durrës, teksa i mituri ka qenë duke u larë në det. Policia njofton se është mbytur aksidentalisht shtetasi E. V., 16 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të mbytjes.
Një frazë e vetme mjaftoi që intervista e tij në emisionin “Dekalog” të Roland Qafokut në DritareTv të bëhej kryefjalë në rrjet. Ervin Salianji, deputeti i Partisë Demokratike, foli për herë të parë publikisht për lidhjen me Grida Dumën, një nga figurat më të spikatura të skenës politike e mediatike shqiptare. Ai kujtoi periudhën e izolimit dhe rolin e saj pranë tij: “Ka qenë gjithmonë mbështetëse dhe e pranishme. Më ka vizituar shpesh në burg,” u shpreh Salianji. Megjithatë, kur pyetja për kurorëzimin e lidhjes nuk mungoi, deputeti zgjodhi të mbetej diskret: “Nuk është momenti për këtë. Do të ketë…