Author: admin

Ogerta Manastirliu ka reaguar për herë të parë pasi kryeministri Edi Rama njoftoi se ajo do të jetë kandidate për bashkinë e Tiranës. “Përgjegjësi shumë e madhe”, e cilësoi Manastirliu, duke shtuar se e presin punë të mëdha. “Është përgjegjësi shumë e madhe. Sapo ka mbaruar mbledhja e Asamblesë, do të kemi kohë të flasim, është besim i madh, përgjegjësi shumë e madhe, do të kemi punë të mëdha përpara”, tha Manastirliu.

Read More

Yjet e sotme flasin qartë: disa shenja gëzojnë një qiell të ndritshëm, me mundësi për dashuri, punë dhe mirëqenie, ndërsa të tjera duhet të tregohen të kujdesshme për të shmangur keqkuptime, tensione ose vonesa. Më poshtë është një pasqyrë e zgjeruar për shenjat më të mbara dhe ato që sot janë më të vështira. Shenjat më me fat: Virgjëresha Me Mërkurin në shenjë, sundimtarin tënd, ke një qartësi që nuk e kishe muajt e fundit. Kundërshtarët që dikur kishin fuqi për të të bllokuar tani nuk të pengojnë më, dhe vendosmëria jote i ka larguar. Sot dhe nesër, Hëna është…

Read More

Policia e Tiranës ka arrestuar 5 adoleshente, të moshës 15 deri në 17 vjeç, pas një konflikti të ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Ali Begeja”. Sipas informacioneve paraprake, adoleshentet dyshohet se kanë goditur me thikë tre të rinj, të moshës 19 dhe 22 vjeç. Të plagosurit u dërguan në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Gjatë veprimeve hetimore, policia sekuestroi dy thika, të dyshuara si mjetet e përdorura në konflikt. Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë për vijimin e mëtejshëm të hetimeve.

Read More

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të enjteje në qytetin e Laçit, ku një 82-vjeçar ka humbur jetën. Sipas informacioneve paraprake, i moshuari është rrëzuar në rrugë, dyshohet si pasojë e problemeve shëndetësore. Ai u transportua me autoambulancë drejt spitalit, por fatkeqësisht ndërroi jetë gjatë rrugës. Laç/Informacion paraprak Rreth orës 09:30, është rrëzuar në rrugë, dyshohet për shkak të problemeve shëndetësore, shtetasi Gj. M., rreth 82 vjeç. Gjatë transportimit me autoambulancë drejt spitalit, ai ka humbur jetën. Vijon puna për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.

Read More

Kryeministri Edi Rama në hapje në Asamblesë të Partisë Socialiste lajmëroi hapjen e zgjedhjeve për kryetarin e ri të Bashkisë së Tiranës. Ndërkohë Rama i kërkoi Këshillit Bashkiak të Bashkisë së Tiranës që të vijonë me zbatimin e dokumentacionit për shkarkimin nga detyra të kryetarit aktual, Erion Veliaj, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim. “Pas 7 muajsh Tirana nuk ka asnjë kryetar bashkie në krye të detyrës, asnjë të dënuar nga drejtësia lidhur me detyrë. Kemi një kryetar të zgjedhur 3 herë, që i është mohuar drejta e gjykimit në liri. I është bërë një gjyq i gjatë, madje në…

Read More

Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, ka dhënë dorëheqjen nga posti, ndërsa arsyet e këtij vendimi mbeten ende të paqarta. Dredha ka qenë në krye të bashkisë që prej korrikut 2023, por kohët e fundit është përballur me tensione politike dhe institucionale. Kujtojmë që Vlora ka qenë në qendër të kritikave të kryeministrit Edi Rama për ndërtimet pa leje dhe bllokimin e hapësirave publike, çka solli gjatë verës edhe shkarkimin e disa drejtorëve vendorë. Pak muaj më parë, gjatë festës së 34-vjetorit të Partisë Socialiste, u raportua një përplasje mes Ramës dhe Dredhës, ku kryeministri shprehu pakënaqësi për menaxhimin e situatës…

Read More

Dashi Asgjë e veçante për te dashuruarit gjate kësaj dite. Rutina do e pushtoje lidhjen e tyre dhe nuk pritet asgjë e jashtëzakonshme. Beqaret nga ana tjetër do bëjnë për vete shume persona. E ardhmja e tyre do jete shume me ndryshe se me pare. Sektori i te ardhurave do përballet me surpriza te këqija. Asgjë nuk do ece si ju e kishit mendua, prandaj duhen marre masa strikte. Demi Dite e këndshme edhe pse jo e mbushur me surpriza te njëpasnjëshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Do jeni me realiste se kurrë me pare. Beqaret do bien ne…

Read More

Pas 4 vitesh në luftë për jetën, e vogla Belen Rreshka ka mbyllur sytë përgjithmonë në spitalin Spitalin Papa Giovanni XXIII në Bergamo ku qëndronte e shtruar që prej datë 10 shtator 2021. Kanë kaluar plot 4 vite nga aksidenti fatal që i kushtoi në atë kohë, 2-vjeçares Belen jetën. Familja shqiptare prej vitesh jetonin në Via Adua në Verdello të Italisë kur në mesditë ajo po ecte përkrah të ëmës, e cila po shtynte karrocën e vëllait të vogël. Në një moment Belen vetëm 2 vjeç, zbret papritur nga trotuari dhe përplaset nga një automjet që i erdhi përballë.…

Read More

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Në orët e mbrëmjes mot me kthjellime dhe vranësira të përqendruara vetëm në veri të vendit. Reshjet e shiut parashikohet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit, fillimisht në veriperëndim të vendit e gradualisht do të shtrihen edhe në zonën perëndimore dhe atë qendrore. Në orët e mesditës deri pasdite reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët deri mesatar. Në veriperëndim, perëndim dhe qendër reshje shiu me intensitet mesatar deri…

Read More

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim, si për këmbësorët ashtu edhe për automjetet, që nga orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës. Shumë kryqëzime rrugësh janë nën ujë, duke bllokuar qarkullimin e automjeteve. Përveç kësaj, reshjet kanë krijuar probleme të shumta në disa akse rrugore, përfshirë nënkalimin pranë Velierës në lagjen nr. 1 të Durrësit, afër portit. Sipas raportimeve të qytetarëve, nënkalimi është bllokuar nga reshjet, dhe policia ka ndaluar qarkullimin në të dyja drejtimet.

Read More