Edicioni i katërt i ‘Big Brother VIP Kosova’ pritet të nisë shumë shpejt. Në një video live, moderatori i emisionit ‘Kosova Today’, Kron Sadiku, ka zbuluar datën e mundshme të fillimit të reality show-t më të ndjekur të momentit. “Big Brother VIP Kosova fillon më 31 tetor, qashtu po flitet,” u shpreh ai. Megjithëse data ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga produksioni, deklarata e moderatorit ka entuziazmuar fansat, të cilët tashmë kanë filluar numërimin mbrapsht.
Author: admin
Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Lushnje-Çermë, në afërsi të fshatit Dushk. Fuoristrada me targa AA961LJ ka dalë disa dhjetra metra nga rruga dhe ka përfunduar në tokat përgjatë autostradës. Dy bashkëshortë qe udhëtonin në automjet janë transportuar nga ambulanca në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve. Uniformat blu shkuan në vendngjarje për të dokumentuar aksidentin dhe për të hedhur dritë mbi shkaqet. Sipas të dhënave të para, dyshohet se drejtuesi i fuoristradës ka humbur kontrollin mbi mjetin i cili ka dalë nga rruga dhe pasi ka përshkruar 20-30 metra në ajër ka përfunduar në oborrin e…
Muaji tetor vjen me një energji të veçantë që kërkon kujdes dhe qartësi në marrëdhënie, bashkëpunime dhe vendime të rëndësishme. Astrologia e njohur Chrysanthi Kalogeri, në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, paralajmëron për një periudhë ku impulsiviteti duhet të shmanget, ndërsa sekreti dhe planifikimi bëhen aleatë të domosdoshëm për të ruajtur ekuilibrin. Pas datës 14 tetor, yjet hapin dyer për shanse të jashtëzakonshme, veçanërisht në fushën e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve. Por kujdes, sepse këtë muaj ka “kurthe” që mund të prishin planet më të mira. “Duhet që të fokusohemi më tepër në marrëdhëniet dhe në bashkëpunimet e çdo lloji.…
Gjatë një interviste për emisionin “Live From Tirana”, Shqipe Hysenaj ka treguar një thashethem të fortë që sipas saj qarkullon ndër komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara, duke akuzuar ikonën Parashqevi Simaku. Shqipe theksoi se kishte dëgjuar që Parashqevia ishte një nga ato persona që “u merrte burrat të tjerave”. “Unë jam shokuar kur e mora vesh,” u shpreh ajo. Sipas thashethemeve që Shqipja ka dëgjuar, Simaku, e cila më parë ishte e mirëpritur në dasma dhe ambiente shoqërore, me kalimin e kohës nuk u mor më dhe “u zhduk”. Deklarata e plotë: “Diçka që më ka bërë më tepër…
Pasuri me vlerë 3 milionë euro i janë sekuestruar sot noteres Sanja Telhallari. Nga hetimet e kryera nga prokurori Ndini Tavani ka rezultuar se gjatë 11 viteve, nga 2013 deri në 2024, 35 vjeçarja ka kryer një numër të konsiderueshëm transaksionesh për blerjen e pasurive të paluajtshme, përfshirë apartamente, dyqane, poste parkimi dhe një vilë në në prej komplekseve më elitare në Tiranë. Noterja ka investuar në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, kryesisht në makina luksoze dhe sende me vlerë të cilat nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike me të ardhurat nga aktiviteti i saj si notere. Këtë luks 35…
Artisti i njohur, Elgit Doda, ka surprizuar ndjekësit me një ndryshim drastik në pamjen e tij. Ky transformim vjen në kuadër të projektit të tij më të ri muzikor. Elgiti është shfaqur me flokët biondë, një pamje kjo krejt e re për artistin, i cili njihet për flokët e tij të errët. Ndryshimi është aq i madh sa e bën atë pothuajse të panjohur. Pamja e re e tij, e cila është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, ka shkaktuar menjëherë komente dhe reagime të ndryshme nga fansat.
Astrologe Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për javën e parë të muajit tetor në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova. Hëna po shkon drejt mbushjes së plotë. Është një javë që do japë mundësi të mira, një prakticitet të mirë dhe të qetë. Është një javë jo spontane. Nisim një javë që është urë lidhëse me tetorin. Kujdes: Nuk ka vend për punë të jashtëligjshme dhe raporte të jashtëligjshme, që nuk duhen. Tetori nxjerr në pah të fshehtat dhe të palejuarat. Dashi Është një javë e qeshur. Nga nesër do…
Ish-konkurrentja e njohur e “Përputhen”, Shqipe Hysenaj, ka bërë një rrëfim të papritur rreth jetës së saj personale, duke zbuluar se ka një kohë të gjatë pa pasur kontakt fizik apo pa dalë në një takim me një mashkull. Në një intervistë për emisionin “Live From Tirana”, ajo u shpreh se ndihet shumë në siklet me njohjet e reja. “Unë njohjet i kam shumë siklet. Unë kam kohë dhe pa dalë me dikë, mund të kem mbi 6 vite. Kam shumë siklet, s’kam dalë fare, zero!”, tha Shqipe Hysenaj, duke shtuar se as gjashtë e as dhjetë vite nuk janë…
Një person rreth të 60- tave që udhëtonte me biçikletë në aksin rrugor Lushnje-Rrogozhinë në afërsi të rrethrrotullimit të Grabjanit, është përplasur nga një automjet dhe ka përfunduar në spital. Drejtuesi i biçikletës nuk dihet sesi ka përfunduar para mjetit tip Benz me targa AA 672 VS i cili e ka përplasur, në tentativë për t’a shmangur. Personi i aksidentuar është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes nga ambulance, ndërsa efektivët e policisë së qarkullimit rrugor kanë mbërritur në vendngjarje, jo vetëm për të kryer procedurat e dokumentimit, por edhe për të disiplinuar trafikun në autostradë. Drejtuesi i mjetit…
Është shuar sot në moshën 88-vjeçare soprano e njohur, Luiza Papa Çako. Pas lajmit të vdekjes, ka reaguar djali i saj, kantautori Pirro Çako. Ai ka publikuar një fotografi të vjetër nga fëmijëria, ku ai shihet në krahët e nënës. “Lamtumirë Nëna ime”, ka shkruar Çako krahas fotos së veçantë.