Një tërmet me magnitudë 5.2 i shkallës rihter është regjistruar pak para mesditës së sotme në Detin Mesdhe. Sipas të dhënave zyrtare, lëkundja u regjistrua në orën 11:55 minuta. Epiqendra ndodhej rreth 247 kilometra në juglindje të Valletta-s, kryeqyteti i Maltës, dhe 250 kilometra në juglindje të Birkirkarës, shkruan A2 CNN. Në Qendrën Europiane të Sizmologjisë kanë komentuar banorë të Maltës duke thënë se i kanë ndjerë lëkundjet për rreth 10 sekonda. Deri më tani nuk ka raportime për dëme materiale apo të lënduar. (A2 Televizion)
Author: admin
Një ngjarje tragjike është regjistruar në qytetin e Pogradecit, ku një 63-vjeçar ka ndërruar jetë në banesën e tij më 14 shtator 2025. Sipas informacioneve paraprake nga policia, dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale, ndërsa ende nuk ka të dhëna të plota për rrethanat e ngjarjes. Autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar çdo detaj mbi rastin. Njoftim i Policisë: Pogradec/Më datë 14.09.2025, në lagjen nr. 2, shtetasi G. L., 63 vjeç, ka humbur jetën në banesë, dyshohet për shkaqe natyrale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë,për veprime…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Milano mbrëmjen e djeshme. Një i moshuar ka tentuar t’i japë fund jetës duke u hedhur nga ballkoni i banesës, por fati kishte rezervuar një ngjarje jo të zakontë. 70-vjeçari u hodh nga kati i katërt, por në vend që të përfundonte në trotuar, ra mbi një 83-vjeçare, e cila ndërroi jetë në vend. Ndërkohë 70-vjeçari është ende gjallë. Pasi u transportua në spital dhe mori ndihmën mjekësore, raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Këtë javë, qielli nuk premton qetësi! Astrologia Chrysanthi Kalogeri ka zbuluar për emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan se datat 17, 18 dhe 19 shtator do të jenë të ngarkuara me tensione, keqkuptime dhe sfida emocionale për të gjithë ne. Komunikimi do të vihet në provë, ndërsa një eklips i fuqishëm në datën 21 do të trazojë ujërat dhe do të hapë rrugën për një kapitull të ri, për disa të dhimbshëm, kurse për disa të tjerë premtues. Çfarë duhet të shmangni, ku duhet të përqendroheni dhe cilat janë shenjat që do të përjetojnë ndryshimet më dramatike këtë javë? “Datat…
Edhe pse jemi në mesin e shtatorit, moti vijon të ruajë karakterin veror, sipas parashikimit të meteorologes Lajda Porja. Ajo bëri të ditur se kjo javë do të jetë kryesisht e qëndrueshme, me temperatura të larta dhe mot të kthjellët në pjesën më të madhe të vendit. “Vijon ende atmosfera e verës edhe pse jemi në mesin e shtatorit. Java parashikohet të jetë e qëndrueshme, por nga e mërkura do të kemi vranësira dhe reshje të pakta, vetëm në skajin verior të vendit. Në fundjavë do rikthehen ditët me diell,” u shpreh Porja. Sipas saj, temperaturat e ajrit kanë qenë…
Një aksident rrugor u regjistrua pasditen e së dielës në aksin rrugor Elbasan–Peqin, pranë fshatit Papër. Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i një automjeti tip “Volkswagen Passat” humbi kontrollin mbi mjetin, i cili u përmbys në rrugë. Në automjet ndodheshin tre të rinj, të cilët fatmirësisht kishin pësuar pak lëndime të lehta. Dëshmitarët në vendngjarje bënë me dije se automjeti dyshohet të ketë qenë me shpejtësi të madhe dhe për pasojë rrëshqiti dhe më pas u përplas anës rrugës, duke përfunduar i përmbysur. Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe heton për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën, pranë liqenit Michigan në Çikago, ku u gjetën trupat e tre personave: një gruaje 31-vjeçare, një djali 6-vjeçar dhe një foshnjeje vajzë. Trupi i foshnjes u gjet në mëngjes, ndërsa pasdite ekipet e shpëtimit nxorrën nga uji edhe trupin e gruas dhe të djalit. Të treja viktimat u shpallën të vdekura në vendngjarje. Policia e Çikagos njoftoi se ka arsye të mendojë se rastet janë të lidhura dhe po hetohen si pjesë e një konflikti të mundshëm familjar. Shkaqet e sakta të vdekjes ende nuk janë zbardhur dhe autoritetet po mbledhin prova…
Një ngjarje rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Shkodrës, ku një 43-vjeçar është gjetur pa shenja jete në oborrin e një magazine. Sipas njoftimit të policisë, shtetasi K. Sh., 43 vjeç, i pastrehë, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak. “Ditën e djeshme, në rrugën “Dasho Shkreli”, në Shkodër, në oborrin e një magazine është gjetur pa shenja jete, shtetasi K. Sh., 43 vjeç (i pastrehë), i cili dyshohet se ka pësuar arrest kardiak”, njofton policia.
Sezoni i ri i rubrikës “Shihemi në Gjyq” në “E Diela Shqiptare” nisi me një histori të pazakontë familjare nga Tirana. Dy motra, Fatma dhe Shpresa, u përballën për ndarjen e pasurisë, por rrëfimi i tyre solli në dritë sekrete të errëta për familjen. Gjatë debatit, Shpresa tregoi se babai i tyre, Rushiti, ka një djalë nga lidhja me vajzën e hallës, fakt që ka shkaktuar përçarje të thellë. Ajo tha se pronën për të cilën po diskutohet e ka blerë vetë për të mos u shitur nga i ati, i cili kishte borxhe të mëdha për shkak të të…
“Shkodër/Mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Ahmet Haxhija”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr dhe janë djegur plotësisht banesat e shtetasve B. K., 80 vjeç dhe S. K., 74 vjeç, dhe janë djegur pjesërisht banesat e shtetasve F. K., 68 vjeç, dhe Sh. Z., 75 vjeçe. Nga zjarri nuk ka patur shtetas të dëmtuar. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njoftoi policia.