Author: admin

Kryeministri Edi Rama do të paraqesë nesër në Parlament programin e qeverisë për katër vitet e ardhshme. Në një seancë maratonë që do të nisë nesër dhe do të përfundojë pasnesër me votimin e kabinetit qeveritar, kreu i qeverisë do të bëjë publike piketat ku do të mbështetet ekzekutivi në mandatin e katërt qeverisës. Në dokumentin që Top Channel disponon parashikohet që gjatë katër viteve të ardhshme të ardhurat për frymë të shkojnë në 15 mijë euro, pesëfishi i atyre që ishin një dekadë më parë. Rroga mesatare parashikohet të kalojë kufirin e 1 mijë eurove, ndërkohë që rroga minimale…

Read More

Sezoni i ri i “Përputhen” ka filluar ditën e hënë, ku në studio janë pjesë edhe dy ish-konkurrentët e “BBVA4”. Mbrëmë, Laerti dhe Loredana krijuan një skenë të filmit “Titanik” duke bërë dhe lëvizjet në mënyrë që zgjuan kureshtje ndoshta mes tyre mund të ketë diçka më shumë,. Edhe pse pjesë e emisionit, dyshja po kujdesen të sjellin diçka më atraktive. Ata po pëlqehen mjaftë nga publiku duke bërë për vete numër të madh fansash. https://streamable.com/zsr19u

Read More

Një drejtues motoçiklete që shërbente në shpërndarjen e ushqimeve nga një fast food ka përfunduar në spitalin e Lushnjes këtë pasdite. Motoçiklisti është përplasur me një mjet me targa të shtetit të Kosovës. Policia ishte në vendngjarje për dokumentimin dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit ndërkohë që krahas kësaj efektivët e policisë së qarkullimit kryen edhe disiplinimin e trafikut pasi aksidenti u shënua në afërsi të rretherotullimit të plasmasit ku ka shumë qarkullim. Sipas bluve të qarkullimit të dy mjetet ishin në të njëjtin kah, ndërsa drejtuesja e mjetit me targa të Kosovës ishte duke kryer një manovër për t’u…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Trush në Shkodër ku një 40-vjeçar është gjetur pa shenja jete afër banesës së tij. Dyshohet se viktima është vetvarur. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Njoftim i Policisë: referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, në fshatin Trush, është gjetur nga familjarët e tij, pa shenja jete, afër banesës së tij, shtetasi E. P., 40 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Read More

Kryeministri Edi Rama do të paraqesë nesër në Parlament programin e qeverisë për katër vitet e ardhshme. Në një seancë maratonë që do të nisë nesër dhe do të përfundojë pasnesër me votimin e kabinetit qeveritar, kreu i qeverisë do të bëjë publike piketat ku do të mbështetet ekzekutivi në mandatin e katërt qeverisës. Në dokumentin që Top Channel disponon parashikohet që gjatë katër viteve të ardhshme të ardhurat për frymë të shkojnë në 15 mijë euro, pesëfishi i atyre që ishin një dekadë më parë. Rroga mesatare parashikohet të kalojë kufirin e 1 mijë eurove, ndërkohë që rroga…

Read More

Programi i dashurisë, “Për’puthen”, ka startuar të hënën sezonin e shtatë, e menjëherë ka nisur prezantimi i djemve dhe i vajzave konkurrente. Një prej konkurrenteve vajza është Katerina. Ajo është 30 vjeçe dhe jeton në Greqi. Në klipin prezantues të saj, Katerina i kishte shumë të qarta kërkesat për djemtë. Ajo tha lidhjet e saj zakonisht kanë qenë me meshkuj problematik, ndërsa tregoi se pikë në zemër i kishte mbetur “tullaci nga Elbasani”. “Në Për’puthen kam ardhur për hakmarrje nga një tullac nga Elbasani. Dashuria për mua është të më mbështesni shpirtërisht dhe ekonomikisht. Histori horrori. Unë e prisja veglën…

Read More

Më 17 shtator, tre shenja të zodiakut bëjnë një hap përpara, duke shëruar plagët e tyre dhe duke filluar nga e para. Është dita kur lidhjet thyhen. Nuk ka më kufizime, nuk ka më frikë. Aty ku dikur kishte dhimbje, tani ekziston guximi për t’u përballur me të drejtpërdrejt. Plagët njihen, trajtohen dhe kapërcehen. Dobësia shndërrohet në forcë dhe kështu fillon ngjitja. Binjakët Kundërshtimi i Marsit nxjerr në sipërfaqe gjithçka që është shmangur. Por në vend të zhgënjimit, del forca. Më 16 shtator, bëhet e qartë se përballimi i dhimbjes nuk është një pengesë, por një çlirim. Epoka e re…

Read More

Ndërsa disa shenja përfitojnë nga mbështetja e yjeve, të tjera përballen me një javë më të vështirë. Planetët sjellin tension, lodhje apo pengesa, duke kërkuar më shumë durim dhe kujdes. Ja cilat janë 3 shenjat më pak me fat të kësaj jave dhe pse: Peshorja Pse më pak me fat: Marsi dhe Jupiteri në disonancë krijojnë ngarkesë, sidomos në fillim të javës. Shumë angazhime sjellin lodhje dhe nervozizëm. Në dashuri: Rrezik për mosmarrëveshje të vogla që rriten në debate. Nevojitet dialog i qetë. Në punë: Ndiheni sikur po bëni shumë, por rezultatet vonojnë. Nga 18 shtatori, Mercuri sjell ide të…

Read More

Aksidenti me vdekje në rrugën Fier-Lushnjë i ndodhur ditën e djeshme, i kushton prangat dy shoferëve të mjeteve që u përplasën te “Kryqëzimi i Vajkanit”. Policia vendore bëri me dije sot se pas kryerjes së veprimeve paraprake hetimore në vendngjarje, ndaloi të dyshuarit J.M., 42 vjeç, banues në Londër dhe 30-vjeçaren L.M., nga Laçi, me të cilën udhëtonte edhe viktima pasagjere, M.K., 53 vjeçe, po nga Kurbini. Mësohet se 30-vjeçarja për shkak të dëmtimeve është shtruar në spital, ku dhe po mjekohet, kurse arrestimi është bërë në gjendje spitalore. Nga aksidenti pati edhe dy pasagjerë të tjerë të dëmtuar, por…

Read More