Dita e diel do të karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm në të gjithë vendin. Ndryshime të shpeshta të kushteve atmosferike priten gjatë ditës, ndërsa nuk do të mungojnë edhe reshje shiu. Era me drejtim nga kuadrati i jugut, nga orët e mesditës era kthehet nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 10m/s , përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë veriperëndimor nga orët e mesditës e pasdite dhe zonave luginore era pritet të fitojë shpejtësi deri në 18-20m/s Deti do të jetë me valëzim të forcës 3-4 ballë, duke e bërë lundrimin më të vështirë në detin Adriatik dhe…
Author: admin
Dashi Hëna do ju shtojë imagjinatën gjatë kësaj dite dh kjo gjë do ju ndihmojë të zgjidhni disa vështirësi që keni pasur. Do jeni në humor edhe më mirë. Nëse jeni në një lidhje do e kuptoni se nuk është gjithmonë e rëndësishme të jetosh me pasion për të qenë i lumtur. Do merreni vesh me njëri-tjetrin dhe do ndiheni mjaft mirë së bashku. Ju beqarëve do ju ndodhë një takim i papritur që mbase nuk mund të çojë në lidhje afatgjatë, por emocionet do jenë të fuqishme. Në punë do mendoni të jepni dorëheqjen dhe të filloni diçka…
“Jeta është një rrugëtim i mundimshëm drejt vetes”, kështu e nisi rrëfimin e tij të linjës së jetës banori i “Big Brother VIP”, Laert Vasili. Ai ka rrëfyer detjae tro ditëse nga jeta e tij, teksa zbuloi se është abuzuar nga fqinji i tij në moshën 9-vjeçare. Laerti ka treguar gjithashtu se ka pasur varësi nga alkooli. “Në moshën 9-vjeçare ndodh diçka që nuk do e harroj për gjithë jetën. Një fëmijë nëntë vjeç që abuzohej nga komshiu i tij. Dhe kjo për 42 vite ka qenë brenda meje. Nuk tregoja se kërcënohesha se do të…
Ledioni nisi sonte spektaklin me një thënie të Arbana Osmanit, “Mirëmbrëma Yje”. Pasi tha këtë fjali Ledioni tha kjo fjali është ç doganuar me kohë, por ju jeni yjet më të mirë. Kjo thënie e tij, u cilësua si një ironi drejtuar Arbana Osmanit pasi ishte thënie e saj, shkruan “Kosovarja”.
Moderatori i ‘Big Brother VIP Albania’ Ledion Liço ka ndarë një postim minuta me parë. Pak para spektaklit moderatori po i shijon disa çaste që të luaj bilardo, shkruan Insajderi. Ndryshe shumë herë ka treguar Ledioni se drejtimi i një reality show të ndjekur si ky, ka edhe vështirësi të shumta. Kujtojmë se Liço është nën moderimin e ‘Big Brother’ tash e dy sezone.
Akrepi/Personat e kësaj shenje njihen për natyrën impulsive, pasionante dhe shpesh misterioze. Ata janë thellësisht emocionalë dhe jashtëzakonisht mbrojtës – si për ndjenjat e tyre ashtu edhe për ndjenjat e njerëzve që ata duan. Kur ndihen se dikush ka bërë padrejtësi ndaj tyre, është e vështirë që ata të harrojnë. Ndjenja e drejtësisë është intensive dhe e kombinuar me thellësinë e saj emocionale, mund të çojë në reagime që çojnë deri në hakmarrje. Megjithatë, akrepi nuk është hakmarrës nga natyra. Përkundrazi, është jashtëzakonisht besnik dhe kërkon harmoni në marrëdhëniet e tij. Por kur lëndohet, instinkti i tij është të mbrojë…
Pas rikthimit të saj emocionues në ekran, këtë herë në “X Factor” në Tv Klan, Arbana Osmani është sërish në qendër të vëmendjes. Ndërsa publiku vlerësonte rrëfimin e saj të sinqertë dhe prezencën dinjitoze, një video e vjetër e Ledion Liços po bën xhiron e rrjeteve sociale, duke u përjetuar si një ironi e fortë e fatit. Në një intervistë të disa viteve më parë në emisionin “Goca dhe Gra”, Ledioni shprehej: “Ai Big Brother-i që bëja unë nuk është Big Brother-i që ka bërë Arbana, dhe nuk ka si të jetë, se jemi dy stile të ndryshme. Personalisht preferoj…
Dashi është shenja më e favorizuar e horoskopit për muajin prill. Pas një dimri të vështirë plot pengesa, vonesa dhe ulje-ngritje emocionale, prilli shënon një rinisje për të lindurit në shenjën e dashit. Dhe jo rastësisht: është muaji i ditëlindjes së tyre dhe që shënon gjithmonë një fillim të ri – por këtë vit ky fillim ka një rëndësi thelbësore. Nga 5 prilli e në vazhdim çështjet profesionale fillojnë të sqarohen, mundësitë financiare shfaqen aty ku nuk i prisnit dhe marrëdhëniet ndër personale rifitojnë qartësi. Çfarë sjell prilli për Dashin Dashuria Prilli sjell rinovim edhe për marrëdhëniet e dashit. Ata…
Big Brother Vip 4 po vjen drejte fundit dhe sic eshte zbuluar data e finales eshte 19 Prill. Sa vjen dhe me pak banore mbesin ne shtepine e BBV4. Prime e kaluar banoret u ndane ne dy grupe sipas divaneve i kuqi dhe bluja. Banoret e divanit te kuq vendosen qe te cojne ne televotim per finaliste Rozanen dhe ata te divanit blu vendosen per Gerten. Portali yne lajmeal.com hapi nje sondazh per te pare mendimin e publikut ne rrjetet sociale se ke duan te shikojne finaliste te pare me pyetjen: ZGJIDHNI FINALISTIN E PARE? Pra sic shikohet me nje…
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Fllakë të Durrësit. Paraprakisht bëhet me dije se një 16-vjeçar teksa drejtonte një automjet tip Volkswagen në aksin rrugor Fllakë-Bisht Kamëz, ka përplasur një këmbësor që deklarohet se ka humbur jetën në vendin e aksidentit. Ndërkaq drejtuesi 16-vjeçar i mjetit nuk ka dëmtime shëndetësore. Në vendngjarje ka mbërritur policia e cila po kryen veprimet procedurale dhe ka kontrolluar në kanalin buzë rrugës, nëse ka edhe të dëmtuar të tjerë nga ky aksident.