Author: admin

Një aksident me pasoja tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë–Durrës. Nga përplasja e një automjeti, një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë janë plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Forcat e policisë dhe ekipe të tjera emergjente kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të ndihmuar dhe për të hetuar shkaqet e aksidentit. Për momentin, identitetet e viktimës dhe të të plagosurve nuk janë bërë të ditura nga autoritetet. Hetimet për rrethanat e aksidentit po vazhdojnë, ndërsa policia po kryen kontrolle për të sqaruar shkaqet që çuan…

Read More

Dashi Do të keni një ditë aktive dhe plot iniciativa. Yjet mbështesin projekte ambicioze dhe zgjedhje të guximshme në fushën e punës. Në dashuri, komunikimi i hapur dhe i sinqertë do të forcojë marrëdhëniet. Kujdesuni gjithashtu për energjinë tuaj, që të shmangni lodhjen dhe tensionet e panevojshme. Demi Do të përqendroheni te stabiliteti dhe lidhjet e rëndësishme. Yjet ju nxisin t’i kushtoni kohë familjes dhe miqve të ngushtë. Në punë, këmbëngulja dhe durimi do t’ju sjellin rezultate konkrete. Në dashuri, gjestet e thjeshta dhe praktike do të ndihmojnë në ndërtimin e besimit reciprok. Binjakët Do të keni mendje të kthjellët…

Read More

Vjeshta këtë vit vjen me një energji të veçantë astrologjike, që nuk ndodh shpesh. Ekuinoksi i vjeshtës, më 22 shtator, ndodh vetëm pak ditë pas një eklipsi të fuqishëm në virgjëreshë, duke krijuar një atmosferë të ngarkuar me transformim dhe mundësi të reja. Për shumë shenja, kjo është një periudhë reflektimi dhe rishikimi. Por për 3 shenja të zodiakut, ky ekuinoks është fillimi i një cikli të ri personal. DASHI Dashi ndodhet përballë një dileme: çfarë dëshiron realisht dhe çfarë e mban pas? Ndikimi i neptunit mund të trazojë ujërat, por është pikërisht ky tension që çon në rritje personale.…

Read More

Ndarja nga jeta i Kreshnik Tomanit, baba i tre vajzave të mitura, ka prekur thellë zemrat e shumë shqiptarëve. Ngjarja e rëndë ndodhi më 24 gusht në Fier, pranë shkollës së muzikës “Liri Gero”, ku ai u përplas nga një automjet tip “Land Rover”, i drejtuar pa patentë nga një 17-vjeçar. Pas aksidentit, Tomani luftoi për jetën për 10 ditë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Megjithëse iu nënshtrua disa ndërhyrjeve mjekësore, plagët e marra rezultuan fatale. Pas humbjes së tij, bashkëshortja dhe tre vajzat e mitura kanë mbetur të vetme dhe të pa strehë, pasi ato jetojnë me qira.…

Read More

Tre fëmijë, më i madhi 10 vjeç, më i vogli tre dhe një i tretë 7 vjeç u dërguan pasditen e sotme nga familjarët në Pediatrinë e Spitalit të Korçës në gjendje të rënduar shëndetësore. Policia konfirmoi se rreth orës 18:15, në Pediatrinë e Spitalit të Korçës janë dërguar nga familjarët për të marrë ndihmë mjekësore 3 fëmijë, të moshave 3, 7 dhe 10 vjeç. Sipas deklarimeve të familjarëve, dyshohet se fëmijët kanë konsumuar disa karamele, të cilat i kanë gjetur në rrugë, pranë një koshi mbeturinash. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Hetimet sugjerojnë se…

Read More

Një aksident tragjik ndodhi në Villigst të Gjermanisë Perëndimore, ku një makinë Tesla u përplas me një pemë dhe shpërtheu në flakë. Si pasojë e aksidentit mbetën të vdekur një burrë 43-vjeçar dhe dy fëmijë 9-vjeçarë që ndodheshin brenda automjetit. Një fëmijë tjetër arriti të shpëtojë dhe u transportua me helikopter në spital. Sipas policisë, makina doli nga rruga gjatë një manovre parakalimi dhe u përfshi nga flakët menjëherë pas përplasjes. Një banor vendas u përpoq të ndihmonte, por dështoi të hapte dyert, të cilat ishin të tipit elektronik me tërheqje automatike, që sipas raportimeve nuk funksionojnë në rast ndërprerjeje…

Read More

Në pasditen e sotme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës, ku tre vajza të mitura janë dërguar me urgjencë në spital, pasi dyshohet se kanë konsumuar karamele pranë një koshi mbeturinash. Sipas informacionit të deritanishëm, vajzat janë motra dhe kanë moshën 10, 7 dhe 3 vjeç. Burimet policore bëjnë të ditur se karamelet e gjetura në koshin e mbeturinave dyshohet të kenë përmbajtje të esencës së kanabisit. Për këtë arsye, autoritetet kanë nisur hetimet dhe janë duke pyetur të gjithë familjarët dhe të afërmit e të miturave për të zbardhur ngjarjen. Nga ana tjetër, mjekët raportojnë…

Read More

Një aksident i rëndë është regjistruar në rrugën dytësore të autostradës Tiranë–Durrës, pranë një qendre tregtare, ku një motorrist ka mbetur i plagosur pas përplasjes me një taksi. Sipas videos së publikuar nga JOQ, taksia po dilte nga qendra tregtare dhe është futur në rrugë pa u siguruar në anën e djathtë, duke mos parë motorin që po lëvizte në drejtim të Tiranës. Përplasja ka qenë e fortë, duke e hedhur motorristin në ajër, ndërsa dëmet në automjet dhe motor janë të dukshme. Kjo ngjarje është një kujtesë për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit…

Read More

Bashkëshortja e Gerti Bogdanit, Edlira Çepani, ka publikuar një mesazh prekës në rrjete sociale teksa sot shënohet 1 vit nga ndarja e ish-deputetit nga jeta. Edlira Çepani shprehet se dhimbja s’i kalon me kohën ndërsa shton se i duket sikur dje Bogdani i dha përqafimin e fundit. Sakaq, Edlira Çepani shprehet se do vazhdojë misionin e Bogdanit dhe do t’i ngrejë lart të gjithë vlerat dhe kauzat për të cilat ai ka luftuar. Një vit zi në familjen Bogdani! Më 18 shtator zemra e Gerti Bogdanit pushoi përgjithmonë “1 vit pa ty Gert! Duket edhe si një përjetësi, por edhe…

Read More

Tre fëmijë të moshave 3, 7 dhe 10 vjeç në Korçë janë dërguar me urgjencë nga familjarët në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Sipas raportimeve, dyshohet se fëmijët kanë konsumuar disa karamele të cilat i kanë gjetur në rrugë pranë një koshi mbeturinash. Pritet fjala e mjekëve për të përcaktuar se çfarë kanë pësuar fëmijët ndërsa dyshimet janë për një helmim të mundshëm.

Read More