Një 59-vjerçar nga Librazhdi i ka vënë flakën vetes me benzinë, në kushte të renduara psikologjike. Policia bën me dije se ai ka mundur që të shpëtohet në kohë, dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve. “Më datë 17.09.2025, shtetasi A. C., 59 vjeç, dyshohet se në kushte të rënda psikologjike, ka tentuar të vetëdigjet me benzinë. Aktualisht është në kujdesin e mjekëve”, sqaron policia.
Author: admin
Dasma e Genar Topallit dhe Cindy Marinas në Romë, me një kosto të përfolur prej 500 mijë eurosh, ka ndezur reagime të shumta në rrjetet sociale. Shuma e lartë e shpenzimeve u bë publike nga JOQ dhe ka nxitur komente negative e dyshime mbi burimin e fondeve. Së fundmi, për këtë dasmë ka folur edhe aktori Laert Vasili. I ftuar në emisionin “Top Story” me Grida Dumën, ai e nisi me një urim për çiftin: “Qëndrimi i parë si shqiptar, të trashëgohen. Në dasëm dhe vaki ne dimë t’i qëndrojmë njëri-tjetrit në krah. U vaftë sa më mbarë.” Megjithatë, Vasili…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Këlcyrës, ku një 19-vjeçare dyshohet se ka plagosur aksidentalisht kushëririn e saj, një 27-vjeçar me inicialet D.S., duke përdorur një armë zjarri të llojit pushkë sportive. Sipas burimeve zyrtare nga policia, i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa arma është sekuestruar për hetime të mëtejshme. Forcat e rendit po punojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen K. B., 19 vjeçe, banuese në Këlcyrë, pasi dyshohet se aksidentalisht ka plagosur me…
Një ngjarje rëndë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, ku një 18-vjeçare ka tentuar të t’i japë fund jetës. Sipas njoftimit të policisë, ngjarja është regjistruar ditën e djeshme, ku e reja është vetëhelmuar në banesë, pasi ka konsumuar medikamente. Mësohet, se 18-vjeçarja mori ndihmën e nevojshme mjekësore dhe më pas u largua në banesë. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, sepse dje, është vetëhelmuar në banesë, pasi ka konsumuar medikamente, një shtetase 18 vjeçe. Ajo mori ndihmën e nevojshme mjekësore u largua në banesë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Pasditen e djeshme, në qytetin e Korçës ka ndodhur një ngjarje e rëndë, ku tre vajza të mitura, të moshës 3, 7 dhe 10 vjeç, janë dërguar me urgjencë në spital pas konsumimit të disa karameleve që përmbanin substanca narkotike, konkretisht kanabis. Sipas shefit të Pediatrisë në spitalin e Korçës, Robert Rado, vajza e vogël 3-vjeçare ka arritur në gjendje kritike dhe është detyruar të intubohet. Dy vajzat e tjera janë jashtë rrezikut për jetën, por gjendja shëndetësore e vogëlushes 3-vjeçare mbetet ende e rëndë. “Vajza 10 vjeç në gjendje të mirë, vajza 7 vjeç me parametra normale. Vajza 3…
Një aksident i rëndë ka ndodhur më 7 shtator në Schwerte, Gjermani, ku një Tesla përfundoi jashtë rruge dhe u përplas me një pemë, duke marrë flakë menjëherë. Në automjet ndodheshin një 43-vjeçar dhe tre fëmijë të vegjël. Dy prej fëmijëve, të moshës 9 vjeç, humbën jetën së bashku me burrin, ndërsa një tjetër fëmijë arriti të shpëtonte dhe u dërgua në spital. Sipas dëshmive të një banori të zonës, përpjekjet për të hapur makinën dështuan, pasi dorezat e tërheqshme të Tesla-s nuk funksionuan. “Vrapova me një zjarrfikëse dore, por nuk munda të hapja derën. Ishte shumë nxehtë dhe nuk…
Një tërmet me magnitudë 7.5 ballë Rihter goditi së fundmi Gadishullin Kamchatka në Rusi, ndërsa shkencëtarët dhanë paralajmërim për cunami. Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare raporton për një tërmet me magnitudë 7.4, ndërsa Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA-së po “flet” për një tërmet me magnitudë 7.8. Më 30 korrik, zona u trondit nga një tërmet me magnitudë 8.8 ballë, duke shkaktuar një cunami që arriti deri në Japoni. Në të njëjtën kohë, më 22 korrik, ndodhi një tjetër tërmet i fortë me magnitudë 6.4 ballë të shkallës Rihter. Deri tani nuk raportohen viktima apo dëme materiale, përvec një cunami të mundshëm.
Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të premte në dalje të Vorës. Policia bën me dije se rreth orës 08:30, janë përplasur tre automjete ku si pasojë ka humbur jetën shoferi 35-vjeçari i njërës prej makinave. Ndërkohë të plagosur kanë mbetur dy pasagjerët të cilët ishin duke udhëtuar në mjet me të. Këta të fundit janë dërguar me urgjencë në spital dhe janë duke marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. “Rreth orës 08:30, në dalje të Vorës, janë përplasur automjetet me drejtues shtetasit B. G., F. H. dhe…
Dashi Do të keni një ditë aktive dhe plot iniciativa. Yjet mbështesin projekte ambicioze dhe zgjedhje të guximshme në fushën e punës. Në dashuri, komunikimi i hapur dhe i sinqertë do të forcojë marrëdhëniet. Kujdesuni gjithashtu për energjinë tuaj, që të shmangni lodhjen dhe tensionet e panevojshme. Demi Do të përqendroheni te stabiliteti dhe lidhjet e rëndësishme. Yjet ju nxisin t’i kushtoni kohë familjes dhe miqve të ngushtë. Në punë, këmbëngulja dhe durimi do t’ju sjellin rezultate konkrete. Në dashuri, gjestet e thjeshta dhe praktike do të ndihmojnë në ndërtimin e besimit reciprok. Binjakët Do të keni mendje të kthjellët…
Një aksident me pasoja tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë–Durrës. Nga përplasja e një automjeti, një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë janë plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Forcat e policisë dhe ekipe të tjera emergjente kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të ndihmuar dhe për të hetuar shkaqet e aksidentit. Për momentin, identitetet e viktimës dhe të të plagosurve nuk janë bërë të ditura nga autoritetet. Hetimet për rrethanat e aksidentit po vazhdojnë, ndërsa policia po kryen kontrolle për të sqaruar shkaqet që çuan…