Author: admin

Në një KZAZ në Tiranë ka tensione. Shkak janë bërë disa vota të Partisë Mundësia të Agron Shehajt. Ky i fundit ka bërë debat me numëruesit, të cilët duan të shpallin të pavlefshme disa fletë votimi për Mundësinë me arsyen se ato kanë ngjyrë të zbehtë. Ndërkohë nga ana tjetër, Mundësia pretendon se fletët janë me vulat e komisionit të votimit. “Manipulimi i procesit zgjedhor është vepër penale. Duhet t’i krahasoni të treja, jo një nga një. Duhet t’i krahasoni të treja. Nxirri të treja. Shto atë të PSD-së. Ky është mashtrim. Kush jeni ju që thoni mashtrim. Shtojini atë,…

Read More

Janë numëruar 5053 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhjet e së dielës që lamë pas. Numërimi vijon ende në 6 qarqe të vendit, ndërsa procesi është mbyllur në 6 të tjera. Partia Socialiste e Shqipërisë është forca politike fituese me një shumicë të qartë, duke grumbulluar 731,648 vota ose 52.1%, duke u renditur e para në shkallë kombëtare. Koalicioni PD-ASHM vjen i dyti me 480,309 vota ose 34.2%, ndërsa Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet arrin të sigurojë vendin e tretë me 51,818 vota ose 3.7% Më pas vjen Partia Socialdemokrate me 46,886 vota ose 3.3% vota dhe partia…

Read More

Kreu i qeverisë, njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste, është parë mesditën e sotme të vijë në selinë rozë. Rrugës nga automjeti i tij për në dyert e selisë së PS, ai ka marrë një përqafim nga një grua kalimtare e rastit. Ekipi i tij politik ka korrur një fitore absolute në këto zgjedhje, me 82 mandate të fituara në rang kombëtar kur janë numëruar më shumë se 95% e kutive. Ende nuk ka një reagim publik nga vetë Rama, përveç një fotoje të publikuar dje në rrjetet sociale teksa merrte urimet për fitoren në një telefonatë nga Hashim Thaçi. Po…

Read More

Një aksident raportohet të ketë ndodhur përpara ambienteve të shkollës 9-vjeçare “Sotir Gurra” në Korçë teksa një automjet ka përplasur një nxënës të kësaj shkolle. I mituri është goditur nga makina teksa ka tentuar të kalojë në anën tjetër të rrugës. Nxënësi është dërguar menjëherë drejt qendrës spitalore për të marrë ndihmë mjeskore ndërsa fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime serioze. Sakaq, policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

Read More

Një incident zgjedhor ka ndodhur në KZAZ Nr. 32 në Tiranë më 12 maj 2025, ku disa vëzhgues të procesit të numërimit janë përfshirë në një sherr ndërmjet njëri-tjetrit. Vëzhguesit, përfaqësues të subjekteve të ndryshme politike, janë grindur për motive të dobëta, duke shkaktuar shqetësime në vendin e numërimit. Për të menaxhuar situatën, Policia ka ndërhyrë dhe ka shoqëruar shtetasit e përfshirë në përleshje. Një total prej 7 personash është shoqëruar dhe është marrë deklarata nga ta për të zbardhur ngjarjen. Pas përfundimit të hetimit fillestar, të gjithë janë lënë të lirë, dhe çështja është referuar për hetime të mëtejshme…

Read More

Ish-konkurrentja e edicionit të dytë të “BBVK”, Alby the Goat nëpërmjet një postimi të bërë në rrjet na ka zbuluar se është në një pritje të ëmbël. Lajmin e gëzueshëm, Alby e bëri vetë publik nëpërmjet një videoje të postuar në rrjet ku ajo shfaqet me barkun e rrumbullakosur krah partnerit. Kujtojmë se ajo është gjithashtu nënë e një vajze. View this post on Instagram A post shared by @albythegoat

Read More

Gerta Gixhari do të rikthehet në ekran si moderatore. Pas eksperiencës në Big Brother Vip, gazetarja e njohur do të hedhë pas krahëve eksperiencën në RTSH, për t’u bërë pjesë e Top Channel. Burime për “Vip Magazine” bëjnë me dije se ajo do të jetë pjesë e panelit të moderatoreve në emisionin “Goca dhe gra”. Nuk dihet kush do të jenë së bashku me Gertën në këtë edicion. Nga sezoni i fundit, Einxhel duket se do të marrë një tjetër periudhë pause, pasi është në pritje të ëmbël. Gerta shkoi deri në gjysmëfinale në edicionin e katërt të BBVA, ndërsa…

Read More

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të martë në qytetin e Shkodrës, ku një grua është gjetur e vetëvarur në oborrin e banesës së saj. Sipas njoftimit të policia, viktima është shtetasja D. M., 65 vjeçe, e cila është gjetur pa shenja jete nga familjarët. Dyshohet se ajo i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 11:00, në fshatin Bardhaj, është gjetur nga familjarët e saj, pa shenja jete, në oborrin e banesës, shtetasja D. M., 65 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëvarur. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Read More

Në Elbasan konstatohen shumë vota me mesazhe të çuditshme. Votues të ndryshëm kanë shprehur mllefin ndaj liderëve të partive kryesore politike, me mesazhe të ndryshme në fletët e votimit, raporton gazetari Fatmir Popja. I tillë është rasti i një votuesi, i cili në fletën e votimit në vend që të vendoste votën te partia dhe kandidati që ai preferonte, shprehu ‘vullnetin e tij të thellë politik’ për ekipin e njohur të futbollit europian Real Madrid. Ndërsa të tjerët po mendoheshin mes partive, koalicioneve, e premtimeve, ai votoi për skuadrën që s’e zhgënjen kurrë (ose të paktën jo aq sa politikanët).…

Read More