Author: admin

Vjeshta këtë vit vjen me një energji të veçantë astrologjike, që nuk ndodh shpesh. Ekuinoksi i vjeshtës, më 22 shtator, ndodh vetëm pak ditë pas një eklipsi të fuqishëm në virgjëreshë, duke krijuar një atmosferë të ngarkuar me transformim dhe mundësi të reja. Për shumë shenja, kjo është një periudhë reflektimi dhe rishikimi. Por për 3 shenja të zodiakut, ky ekuinoks është fillimi i një cikli të ri personal. DASHI Dashi ndodhet përballë një dileme: çfarë dëshiron realisht dhe çfarë e mban pas? Ndikimi i neptunit mund të trazojë ujërat, por është pikërisht ky tension që çon në rritje personale.…

Read More

Ish-arbitri i FIFA-s, Lorenc Jemini, i ftuar sot në emisionin e mëngjesit Wake Up, ka folur mbi raportet në çift, ndërkohë që është shprehur se në marrëdhënien me bashkëshorten e tij ka shpesh debate për shkak të xhelozisë. Debati i fundit duket se ka qenë ai i një dite më parë, për shkak të një InstaStory-je, ku ish-kolegia e tij, Erjola Doci, e kishte etiketuar me shprehjen: “Gjithmonë kthehemi te dashuritë e vjetra.” Kjo shprehje, sipas tij, nuk shkaktoi vetëm xhelozi nga ana e partneres, por edhe reagime të shumta nga ndjekësit e tij. “Dje, Erjola Doci postoi një story…

Read More

Policia e Korçës ka arrestuar 27-vjeçarin Kostandin Dramolli, i cili njihet me emrin si reper “Çekiçi 14”. Sipas autoriteve policore, ai është vënë në pranga pasi nuk i është bindur urdhrit të uniformave blu për të ndaluar, në aksin rrugor “Qafë Plloçë-Qukës”. “Oficeri i Policisë Gjyqësore arrestoi në flagrancë shtetasin K. D., 27 vjeç, banues në Korçë, pasi në aksin “Qafë Plloçë-Qukës”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë Rrugore, për të ndaluar automjetin”, thuhet në njoftimin e policisë. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, ku Kostandin Dramolli e ka filmuar veten teksa drejton automjetin dhe tenton…

Read More

Kompozitori Brett James ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare në një aksident ajror. Ylli fitues i çmimit Grammy, i cili mori një çmim në vitin 2007 për filmin Carrie Underwood’s Jesus, Take The Wheel, është një nga tre personat që vdiqën pasi një aeroplan me motor të vogël u rrëzua në një fushë pranë një shkolle në Karolinën e Veriut. Aeroplani, një avion Cirrus SR22T, u nis nga Nashville, Tennessee dhe u rrëzua në Qarkun Macon rreth orës 3 të pasdites së djeshme. Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit po nis një hetim për incidentin. Brett James Cornelius ishte një…

Read More

Në fillim të qëndrimit të tyre në “Big Brother VIP”, Erjola Doçi dhe Meriton Mjekiqi ndërtuan një miqësi të mirë, por ajo u prish sapo Meritoni nisi lidhjen me Ilnisën. Kjo gjë e bëri Erjolën ta shihte edhe atë si kundërshtar, duke sjellë debate të ashpra mes tyre brenda shtëpisë. Meritoni nga ana e tij nuk ngurroi ta ngacmonte herë pas here Erjolën, deri sa arriti momenti i famshëm i gatimit të hallvës, që shkaktoi shumë tensione mes banorëve. Megjithatë, duket se gjithçka ka mbetur në të shkuarën. Së fundmi, “Kryefjala” ka publikuar një foto ku Meritoni shihet duke shkëmbyer…

Read More

Abdi Baleta, një nga ish-themeluesit e Partisë Demokratike dhe ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB është ndarë nga jeta sot në moshën 84-vjeçare. Abdi Baleta ka qenë deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë në vitet 1991-1996. Në vitin 1994, Abdi Baleta, krijoi një forcë politike që u quajt “Rimëkëmbja Kombëtare”. Abdi Baleta, i lindur në Gur të Bardhë të Matit në vitin 1941, studioi për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Moskë ndërsa u diplomua për drejtësi në Universitetin e Tiranës në vitin 1964. Deri në vitin në vitin 1983 ka shërbyer në diplomacinë e shtetit shqiptar si punonjës e drejtor në…

Read More

Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB dhe një nga ish-themeluesit e PD, Abdi Baleta ka ndërruar jetë. Abdi Baleta lindur në fshatin Gur i Bardh të Matit në vitin 1941, ka studiuar për marrëdhënie ndërkombëtare në Moskë dhe është diplomuar për drejtësi në Universitetin e Tiranës, në vitin 1964. Deri në vitin në vitin 1983 Baleta shërbeu në diplomacinë e shtetit shqiptar si punonjës e drejtor në Ministrinë e Jashtme dhe ambasador e përfaqësues i Shqipërisë në OKB, në New York, SHBA. Ai kreu detyrën e Kryetarit të Gjykatës së Rrethit në Pogradec nga viti 1983 deri në vitin 1987…

Read More

Programi i dashurisë, “Për’puthen”, ka startuar të hënën sezonin e shtatë, e menjëherë ka nisur prezantimi i djemve dhe i vajzave konkurrente. Një prej konkurrenteve vajza është Katerina. Ajo është 30 vjeçe dhe jeton në Greqi. Në klipin prezantues të saj, Katerina i kishte shumë të qarta kërkesat për djemtë. Ajo tha lidhjet e saj zakonisht kanë qenë me meshkuj problematik. Katerina në klipin e saj prezantues ka thënë: Në Për’puthen kam ardhur për hakmarrje nga një tullac nga Elbasani. Dashuria për mua është të më mbështesni shpirtërisht dhe ekonomikisht. Histori horrori. Unë e prisja veglën më të madhe po…

Read More

Shqipëria pritet të përjetojë një fundjavë tipike vjeshtore me mot të kthjellët dhe temperatura të larta për këtë periudhë. Sipas parashikimeve meteorologjike, dita e shtunë do të jetë me diell në të gjithë vendin, me temperatura që në zonat e ulëta dhe bregdetare do të arrijnë deri në 31-32°C, ndërsa në orët e mbrëmjes dhe natës do të zbresin në rreth 15-16°C. E diela do të vijojë me të njëjtat kushte, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura të ngjashme, me vlera maksimale deri në 31-32°C dhe minimale rreth 15-16°C. Në zonat malore, netët do të jenë pak më…

Read More

Ky eshte nje studim nga British Journal of Nutrition Pervec efekteve madheshtore te Hurmes Arabe , qe une i kam cekur disa here ne postime… Konsumimi i 7 hurmave ne dite per 21 dite,ul rrezikun e kancerit te zorreve,balancon mikrobiomen,tretjen dhe kapsllekun,ul amoniakun ne fece dhe acidet biliare ,qe vjen nga sasia e proteinave dhe rrisin mundesine e kancerit… Me e mira e konsumit eshte 📍3 ne syfyr, 📍3 ne iftar, 📍1 para gjumit. ❇️Po a mund te konsumohen me shume se 21 dite ?? Poo… deri ne 110 vite.. ❇️Mesoini femijet me kaq hurma ne dite dhe nuk do…

Read More