Author: admin

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një klinikë private në Durrës, ku një grua 54-vjeçare ka humbur jetën gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale për ngushtimin e stomakut. Sipas informacioneve të siguruara nga JOQ Albania, ndërhyrja po kryhej nga mjeku Ilir Shani, ish-shef i shërbimit të Kirurgjisë në Spitalin Rajonal të Durrësit dhe njëkohësisht pronar i klinikës private “Villa Alba”, ku ndodhi ngjarja. Sipas burimeve, ndërhyrja kirurgjikale kishte nisur normalisht, por gjatë saj, gjendja e pacientes është përkeqësuar papritur, duke çuar në ndërrimin e jetës së saj. Policia e Durrësit ka nisur një procedim penal ndaj mjekut Ilir Shani, duke e…

Read More

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Astirit, në Bulevardin Migjeni. Sipas informacioneve paraprake, një burrë është përplasur nga një automjet ndërsa po kalonte vijat e bardha. Burme bëjnë me dije se viktima është piktor, i cili është tërhequr rreth katër metra zvarrë pas përplasjes. https://youtu.be/RcKkGAdo9tI?si=uaHw6fra7Kk7oQJy Ai raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak të Traumës, në gjendje kome.

Read More

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në fshatin Kamenicë, ku një fëmijë vetëm 2 vjeç ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i katit të dytë të banesës së tij. Menjëherë pas ngjarjes, i mituri është transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Burime nga spitali bëjnë me dije se fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po trajtohet nën kujdes të veçantë nga mjekët. Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të incidentit, ndërsa familjarët ndodhen në spital pranë vogëlushit.

Read More

Artan Lame nuk jeton më. Një ndër njerëzit dhe zërat më të njohur e të respektuar të jetës publike shqiptare, ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 58 vjeçare në Gjermani, ku sapo i ishte nënshtruar një operacioni në zemër. Ishte pikërisht zemra e kishte tradhtuar edhe një herë, në vitin 2016, por këtë herë ajo e la përgjithmonë. Tan Lame, siç e thërrisnin të gjithë, e kujtonte atë datë çdo vit dhe kështu kishte bërë edhe në vitin 2022 me një shënim të veçantë. “Kthimi VI” ishte titulli i shënimit, për të treguar se ishin bërë gjashtë vite nga ndërhyrja…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku ka humbur jetën në klinikën “Villa Alba”, gruaja 54-vjeçare. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se mjeku 59-vjeçar Ilir Shani, i cili ka kryer operacionin e 54-vjeçares M.Xh është duke u proceduar në gjendje të lirë, pasi është i akuzuar për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”. Policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave. “Referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, për shtetasin I. Sh., 59 vjeç, banues në Durrës, me detyrë mjek, pasi në klinikën e…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen e befasishme nga jeta të ish-kreut të kadastrës, Artan Lame, pas një operacioni në zemer “Lajm i pabesueshëm, por fatkeqësisht i vërtetë”, ka shkruar kreu i qeverisë, ndërsa i ka shprehur ngushëllimet bashkëshortes së Lames, Mirelës, djalit të tyre dhe familjes. “I pabesueshëm, po fatkeqësisht i vërtetë lajmi i befasishëm i ndarjes nga jeta të Artan Lames. Jam pa fjalë. Ngushëllime Mirelës, djalit të tyre dhe familjes e shokëve të përbashkët💔”, shkruan Rama. Mësohet se Artan Lame, 58 vjeç, humbi jetën pas një ndëhyrje kirurgjikale të vështirë në zemër, pas daljes nga…

Read More

Ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Egli Tako, ka tërhequr gjithë vëmendjen e ndjekësve në “Instagram” me një postim të bërë së fundmi. Imazhi në fjalë është bardh e zi dhe Egli provokon me taka të larta dhe këmbët që marrin vëmendjen. “Sneak peek from today’s shoot”, ka shkruar Tako krahas fotos në “Instastory”, duke shtuar edhe një emoji të habitur, si për të paralajmëruar ndjekësit se kjo është vetëm një ‘hint’ nga ajo që po vjen. Pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Egli ka treguar përmes postimeve në rrjetet sociale se ajo është duke punuar fort…

Read More

Rrjetet sociale nuk po i ndalin aludimet për një lidhje mes Gjesti dhe Eglit, por duket se këtë herë, një detaj minimalist po bën më shumë zhurmë se çdo deklaratë zyrtare. Në një foto të fundit të publikuar nga Gjesti, vëmendjen nuk e ka marrë as poza, as vendndodhja – por një aksesor: një varëse me disa rruaza të varura në zinxhir. Deri këtu, gjithçka normale. Por njëra nga rruazat ka bërë që fansat të “ndezin alarmin”: në të është e gdhendur shkronja “E”. Rastësi? Simbolikë? Apo një dedikim i fshehtë për Eglin, ish-banorja me të cilën Gjesti pati një…

Read More

Një lajm i trishtë ka ardhur paraditen e kësaj të enjte nga Gjermania ku një nga zërat më të njohur e të respektuar të jetës publike shqiptare, Artan Lame ka mbyllur sytë përgjithmonë. Burime për mediat bëjnë me dije se Lame, ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare në shtratin e një spitali në Mynih të Gjermanisë, aty ku dhe një ditë më parë i ishte nënshtruar një ndërhyrje në zemër. Ky lajm i kobshëm ka futur në zi jo vetëm familjen, të cilëve u iku shtylla e tyre, por edhe miqtë, e të gjithë ata që patën fatin të njihen…

Read More

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:15, në Spitalin Rajonal në veri të Mitrovicës, ku një pacient ka humbur jetën pasi dyshohet se është hedhur nga kati i tretë i ndërtesës. Lajmi është konfirmuar nga zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili tha se rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë. “Dyshohet se pacienti është hedhur nga kati i tretë i spitalit. Hetimet janë në vazhdim,” deklaroi Elshani. Sipas tij, vdekja është konstatuar nga mjeku në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion,…

Read More