Author: admin

Aktori Laert Vasilika qenë mjaft aktiv me daljet e tij në ekran pas eksperiencës në “Big Brother VIP Albania”. Më e fundit është në “Andale”, prodhim i Dalina Buzit, ku aktori ishte i ftuar për një intervistë. Mes të tjerash, ai u përball me një pyetje pikante, por që nuk refuzoi të përgjigjet. “Me kë do kaloje një natë, me kë do lidheshe, dhe kë do vrisje nga ish-banoret”, u pyet Laerti. Në përgjigjen e tij, ai tha: “Do kaloja një natë me Olën, do lishesha me Amberin, do vrisja Valbonën”.

Read More

Vetëvritet një punonjës i gardës së Republikës! Viktima është identifikuar si shtetasi Gentian Lelçaj. Ngjarja ka ndodhur në garazhin e makinë, pranë banesës. Asi është gjetur në makinë, i vetëvrarë me armën e shërbimit. Mësohet se ishte në proces divorci me bashkëshorten. Njoftimi i Policisë Më datë 05.06.2025, rreth orës 02:00, në rrugën “Mihal Grameno”, është konstatuar pa shenja jete, në automjetin e tij të parkuar brenda garazhdit të banesës së tij, dyshohet i vetëvrarë me armën e shërbimit, shtetasi G. L., 47 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të…

Read More

Të kesh kocka të forta është çelësi për një jetë plot energji dhe aktivitet. Për këtë arsye, më poshtë kemi listuar pesë ushqime që na ndihmojnë të qëndrojmë të fortë dhe të shëndetshëm. Produktet e qumështit Qumështi, kosi dhe djathi janë ushqime të pasura me kalcium, i cili është materiali kryesor ndërtues i kockave tona. Përveç kalciumit, produktet e qumështit përmbajnë edhe vitaminë D, e cila ndihmon në absorbimin e kalciumit. Spinaqi Spinaqi është i pasur me vitaminë K, e cila është e domosdoshme për ruajtjen e shëndetit të kockave. Ndihmon në forcimin e kockave dhe parandalimin e humbjes së…

Read More

Hëna e Plotë në shenjën e Shigjetarit mbërrin më 11 qershor dhe sjell një nevojë të fortë për të vërtetën, zgjerimin e horizonteve dhe përfundimin e një faze jetësore. Do të ndikojë më shumë katër shenja: Shigjetari, Virgjëresha, Binjakët dhe Peshqit. Kjo ngjarje astrologjike ngre çështjen e lirisë personale, besimit dhe kuptimit, dhe ndikimi i saj do të ndihet për dy javët e ardhshme. Shigjetari si shenjë simbolizon aventurën, optimizmin dhe kërkimin për njohuri më të larta, kështu që kjo Hënë e plotë mund të sjellë njohuri të papritura ose nevojën për t’u çliruar nga gjithçka që na pengon. Shumë…

Read More

Pas përfundimit të spektaklit “Big Brother VIP Albania”, tensionet mes disa prej ish-banorëve kanë vijuar jashtë shtëpisë, këtë herë në formën e deklaratave publike. Këngëtari dhe ish-konkurrenti Vserlo ka reaguar ashpër në rrjetet sociale, duke ngritur akuza për manipulim klikimesh ndaj dy kolegëve të tij, Gjestit dhe Egli Takos. Në një seri postimesh në Instagram, Vserlo ka hedhur dyshime mbi suksesin e menjëhershëm të këngës “Veshu Ndrequ” nga Gjesti, e cila në vetëm një ditë ka kapur miliona shikime në YouTube. Ai ka bërë krahasime me artiste ndërkombëtare si Ava Max dhe Miley Cyrus, duke vënë në pikëpyetje realitetin e…

Read More

Artriti reumatoid është një sëmundje inflamatore autoimune që prek rreth 1% të popullsisë globale, shpesh duke u shfaqur midis moshës 20-50 vjeçare. Femrat rrezikojnë tre herë më shumë sesa meshkujt të preken nga ky artrit. Kjo sëmundje çon në deformime të dukshme të nyjeve, ngurtësi dhe kufizim të lëvizjes. Nëse vuani nga artriti reumatoid, ja disa ushqime që duhet të evitoni: Nënproduktet e qumështit: Kazeina, një proteinë që ndodhet në shumicën e nënprodukteve të qumështit, është e njohur për shkaktimin e inflamacionit dhe irritimit të indeve rreth nyjeve. Vaji i misrit: Ky vaj përmban acide yndyrore Omega-6, të cilat mund…

Read More

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në fshatin Qinam të Ersekës, ku një banor është goditur nga rrufeja. Sipas informacioneve paraprake, viktima dyshohet të jetë një 65-vjeçar me inicialet A.A., i cili ka ndërruar jetë në vend si pasojë e goditjes fatale. Policia lokale është nisur drejt vendngjarjes për të kryer hetimet e nevojshme. Ersekë/Informacion paraprak Rreth orës 18:30, në fshatin Qinam, Ersekë, dyshohet se si pasojë e goditjes nga rrufeja, ka ndërruar jetë shtetasi A. A., 66 vjeç, i cili ishte duke punuar në tokën në pronësi të tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe…

Read More

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në Tiranë, ku një automjet është përmbysur në mes të rrugës, në afërsi të Kopshtit Zoologjik. Sipas informacioneve paraprake, deri tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Autoritetet ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Read More

Pas përfundimit të spektaklit “Big Brother VIP Albania”, tensionet mes disa prej ish-banorëve kanë vijuar jashtë shtëpisë, këtë herë në formën e deklaratave publike. Këngëtari dhe ish-konkurrenti Vserlo ka reaguar ashpër në rrjetet sociale, duke ngritur akuza për manipulim klikimesh ndaj dy kolegëve të tij, Gjestit dhe Egli Takos. Në një seri postimesh në Instagram, Vserlo ka hedhur dyshime mbi suksesin e menjëhershëm të këngës “Veshu Ndrequ” nga Gjesti, e cila në vetëm një ditë ka kapur miliona shikime në YouTube. Ai ka bërë krahasime me artiste ndërkombëtare si Ava Max dhe Miley Cyrus, duke vënë në pikëpyetje realitetin…

Read More

Tre emra të njohur nga edicionet e fundit të “Big Brother VIP Albania”, Joz Marku , Egli Tako dhe Gjesti, kanë publikuar së fundmi projekte të reja muzikore, të cilat janë pritur me interes nga ndjekësit në rrjete sociale dhe në platformën YouTube. Joz Marku ka ardhur me këngën “Dhimbje”, Egli Tako ka publikuar “Jetë”, ndërsa Gjesti ka hedhur në qarkullim projektin “Veshu ndreqe”. Të treja këngët kanë marrë miliona shikime në pak ditë nga publikimi, duke dëshmuar një interes të lartë të publikut për karrierën muzikore të secilit prej tyre. Bazuar në shifrat aktuale të shikimeve, në vendin…

Read More