Author: admin

Tensioni i lartë i gjakut, i njohur ndryshe si hipertensioni, prek rreth një të tretën e të rriturve në Mbretërinë e Bashkuar dhe është një ndër faktorët më të rrezikshëm për sulme në zemër dhe sëmundje të tjera të rënda shëndetësore. Ajo që e bën veçanërisht shqetësuese është fakti se shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm se vuajnë nga hipertensioni deri kur shfaqen komplikime të mëdha. Megjithatë, një trend alarmues është rritja e rasteve të hipertensionit tek të rinjtë – një fenomen që lidhet me stilin e jetesës sedentare, ushqimin jo të shëndetshëm dhe gjithashtu stresin kronik. Profesori Jacob George…

Read More

Për gati dy muaj i pamë të pandara nga njëra-tjetra. Periudha post-Big Brother i shndërroi Eglin dhe Fifin thuajse në motra të cilat i shihni vazhdimisht bashkë. Ato prodhuan edhe muzikë. Balada e Eglit dhe projekti 2n1 i të dyjave bashkë ishin provë qëbashkëpunimi i tyre artistik i cili sapo kishte nisur do të vazhdonte. Por, rrap tap asgjë nuk ekziston më. Vajzat kanë shkëputur raportet e tyre me një sherr, arsyet e të cilave i sjell ekskluzivisht Prive By Liberta Spahiu. Për shumëkë, bashkimi i tyre nuk ishte organik që në start. Por çka ndodhi mes tyre? Përse u…

Read More

Imami i njohur i xhamisë “Dine Hoxha” në Tiranë, Ahmed Kalaja, është vënë nën hetim nga autoritetet, nën dyshimet për shkelje të ligjit gjatë ushtrimit të detyrës së tij. Sipas raportimeve të “Euronews Albania”, ai akuzohet për veprime që mund të konsiderohen si tejkalim i kompetencave dhe shkelje të rregullave që rregullojnë funksionimin e institucioneve fetare. Nëse akuzat vërtetohen, Kalaja mund të përballet me një gjobë të konsiderueshme ose me dënim me burg deri në tre vite. Hetimi është ende në fazat paraprake, ndërsa prokuroria po mbledh provat për të mbështetur pretendimet e saj. Procesi gjyqësor pritet të ndjekë me…

Read More

Kombëtarja shqiptare barazoi me shifra 0-0 mbrëmjen e djeshme përballë Serbisë në “Air Albania”. Ndërsa një nga momentet kyçe ishte minuta e 46-të e pjesës së parë, kur u dha një penallti në favor të kuqezinjve. Por, Rey Manaj nuk ia doli që të shënonte, pasi topi i goditur prej tij, u prit nga portieri serb, Dorde Petrovic. Ndërkohë, sulmuesi i Kombëtares sonë ka reaguar për herë të parë, duke kërkuar falje për penalltinë e humbur. Ndër të tjera, Manaj tregon se po ndjen dhimbje të madhe në këto momente. Reagimi i Rey Manaj: Sot ndiej një dhimbje të madhe…

Read More

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona dhe ka nisur hetimet për 10 të tjerë pas incidenteve të ndodhura gjatë ndeshjes Shqipëri–Serbi në stadiumin “Arena Kombëtare”. Të arrestuarit akuzohen për prishje të rendit dhe hedhje të sendeve të forta në fushë, që sollën ndërprerje të takimit. Ndër të arrestuarit është edhe një punonjës sigurie, shtetasi B. Ç., 45 vjeç, i cili u kap në flagrancë duke marrë para nga dy tifozë nga Kosova për të shmangur kontrollin fizik në hyrje të stadiumit. Dy shtetasit kosovarë u proceduan penalisht në gjendje të lirë. Policia njofton se 10 tifozë të tjerë janë…

Read More

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e djeshme në zonën e “Qytet Studenti” në Tiranë, ku një 30-vjeçar është hedhur nga një lartësi dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital. Bëhet me dije se po punohet për identifikimin e tij dhe sqarimin e rrethanave të rastit. Njoftim i Policisë: “Më datë 07.06.2025, në “Qytet Studenti”, dyshohet se një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 30 vjeç, është vetëhedhur nga lartësia dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spital”, njofton policia.

Read More

Problemet me gjumin, si përtypja dhe vështirësia për të fjetur, janë të zakonshme për shumë njerëz. Megjithatë, disa ndryshime të thjeshta në dietë mund të jenë çelësi për një natë të qetë dhe të pushueshme. Nëse përballeni rregullisht me vështirësi në gjumë, rekomandohet të konsultoheni me mjekun tuaj, pasi këto probleme mund të jenë shenjë e një gjendjeje shëndetësore ose mungese të vitaminave. Për personat që nuk kanë alergji ndaj arrave, një zgjidhje natyrale për problemet me gjumin mund të jetë konsumimi i një sasie të vogël arrash para se të flini. Studimet e fundit, përfshirë një studim të vitit…

Read More

Mbrëmë në koncertin e tij madhështor Gjesti dhuroi një spektakël të paharrueshëm për një audiencë të madhe. Gjatë një momenti special të koncertit një fanse i dhuroi Gjestit një mainc ku shfaqej një fotografi e tij së bashku me Eglin. Më pas publiku filloi ta thërrasë me entuziazëm që ai ta puthte Eglin, Gjesti u përgjigj “Kjo duhet me u bë me ndjenja, jo veç ashtu”. Megjithatë pas këtyre fjalëve ai e puthi Eglin, duke ndezur menjëherë dyshimet dhe kuriozitetin e të gjithëve që ishin aty dhe jo vetëm, shkruan “Kosovarja”. Kjo puthje jo vetëm që emocionoi publikun, por ngriti…

Read More

DASHI Po e përballoni fundjavën me shumë energji, ideale për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura. Por kini kujdes të mos jeni shumë impulsivë, veçanërisht në dashuri ku një dialog i hapur do të jetë thelbësor për të shmangur keqkuptimet. DEMI Fundjava aktuale sjell stabilitet dhe momente relaksi. Kjo është koha e duhur për të shijuar shoqërinë e atyre që doni dhe për t’iu përkushtuar vetes. Sa i përket punës, mund të vijnë lajme të mira. BINJAKËT Prej jush po përjetojnë një fundjavë të dedikuar për komunikim dhe lëvizje. Marrëdhëniet shoqërore janë të favorizuara, ashtu si edhe mundësitë e reja të…

Read More

Më 7 qershor 2025, Hëna hyri në Akrep, duke hapur një periudhë dyditore me vetëanalizë intensive emocionale dhe potencial për ndryshime të thella personale. Akrepi është një shenjë e zodiakut e njohur për thellësinë emocionale dhe aftësinë për të depërtuar nën sipërfaqe. Gjatë këtij tranziti hënor, shumë do të ndiejnë nevojën për t’u tërhequr në vetvete dhe për t’u përballur me botën e tyre të brendshme. Kjo është një kohë e favorshme për të reflektuar mbi motivimet personale, frikërat dhe dëshirat, si dhe për të zbuluar aspekte të fshehura të psikikës. Hëna në Akrep rrit intuitën dhe aftësinë për të…

Read More