Author: admin

Cilat shenja të zodiakut do të jenë me fat këtë vjeshtë? Dashi Për Dashin, vjeshta do të sjellë njohjen dhe krenarinë e shumëpritur. Lajmet që do të merrni do të konfirmojnë se përpjekjet tuaja nuk ishin të kota. Do të jeni në gjendje të “hapni krahët” dhe të ndjeni forcën që e keni fshehur për një kohë të gjatë nën peshën e dyshimeve. Zemra juaj do të mbushet me besim në aftësitë tuaja dhe në krah do të gjeni njerëz që do t’ju mbështesin dhe frymëzojnë. Binjakët Fjalë të rëndësishme, një takim ose një ngjarje e papritur do të ndryshojnë…

Read More

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA (FDA) do te njoftojë mjekët se përdorimi i paracetamolit gjatë shtatzanisë, i njohur ndryshe si Tylenol në SHBA, “mund të shoqërohet me rrezik të shtuar për autizëm”. Trump tha se gratë shtatzëna nuk duhet ta përdorin atë “përveç rasteve kur është domosdoshmëri mjekësore”, si për shembull në rast ethesh. Megjithatë, ekspertët theksojnë se shkenca nuk e ka vërtetuar një lidhje të tillë dhe autizmi shkaktohet nga shumë faktorë. Për dekada, paracetamoli ka qenë i vetmi ilaç pa recetë i konsideruar i sigurt gjatë shtatzënisë, ndryshe nga…

Read More

Një sherr me mjetë prerës ka ndodhur paraditen e sotme mes dy punonjësve në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:20, në ambientet e spitalit. Gjatë një konflikti për pacientët, shtetasi Dashamir Çajka, 32 vjeç, ka goditur me gërshërë infermierin, Mikel Osmani, 37 vjeç. Nga konflikti ka mbetur i plagosur 37-vjeçari, i cili ka marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, policia po punon për kapjen e autorit, shtetasit Dashamir Çajka. Tiranë/Informacion paraprak: Rreth orës 11:20, në ambientet e një spitali shtetëror, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi…

Read More

Ekuinoksi i vjeshtës ndodh sot më 22 shtator. Në këtë moment, ka një kalim sezonal në vjeshtë; Dielli hyn në Peshoren dhe dita është e barabartë me natën. Fillimi i vjeshtës na afron më shumë me synimet tona intelektuale dhe romantike, pasi rehatohemi dhe gjejmë shtigje të reja për të realizuar dëshirat. Dashi Bisedat e gjata (ndoshta edhe të vonuara), do të zhvillohen gjatë kësaj periudhe. Nëse ti dhe një person special e pëlqeni njëri-tjetrin, është momenti që të flisni hapur. Duke bërë diskutime të sinqerta, mund të punoni për të riparuar çështje që kanë qenë jashtë ekuilibrit gjatë kësaj…

Read More

Një nga figurat më të shquara të matematikës shqiptare dhe personalitet në fushën e arsimit të lartë, profesori i nderuar Mina Naqo është ndarë nga jeta në moshën 86 vjeçare. Lajmin e trishtë e jep Rektor i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha. Ai thotë se kolegët do ta kujtojnë përherë profesor Naqon si njeri të thjeshtë e të përkushtuar në punë. “Tek ai ndërthureshin më së miri korrektësia para punës dhe profesionit me ngrohtësinë njerëzore me kolegët dhe studentët”, shkruan Rektori. Në emër të Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha i shpreh ngushëllimet familjes së profesor Naqos,…

Read More

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë kryqëzimit të Ishull-Lezhës, përgjatë superstradës Lezhë–Milot, ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, ka mbetur e plagosur një grua. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkaku i aksidentit është shkaktuar nga një automjet tip “Audi” që ka hyrë papritur nga një rrugë dytësore në superstradë, duke u goditur nga një makinë që udhëtonte në drejtim të Lezhës. Në aksident është përfshirë edhe një automjet i tretë, i cili ndodhej pas mjetit të dytë. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Read More

Pacientja me mjekim të detyruar, Afërdita Leke Hajdarkola, e datëlindjes 03.07.1992, lindur në Tropojë dhe banuese në Tiranë, ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ajo ishte akomoduar për herë të parë në Institutin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale “Ali Demi”, më datë 20.04.2020, dhe më pas ishte transferuar në Qendrën Spitalore të Burgjeve (QSB), më 15.10.2020. Ajo ishte arrestuar për veprën penale të dhunës në familje dhe vuante nga probleme të rënda shëndetësore, përfshirë insuficiencë renale, për të cilën trajtohej me dializë. Mbrëmjen e kaluar, ajo u shtrua në Reanimacionin Qendror të QSUT në gjendje…

Read More

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e së hënës (22 Shtator) në segmentin rrugor “Katër Rrugët e Shijakut”, fshati Pjezë të Durrësit. Njoftimi i policisë: Durrës/Informacion paraprak Rreth orës 23:55, në segmentin rrugor “Katër Rrugët e Shijakut”, fshati Pjezë, automjeti tip Volkswagen me drejtues shtetasin F. R., 19 vjeç, banues në Shijak, është përplasur me automjetin tip Ford me drejtues shtetasin G. K., 26 vjeç, banues në Sukth, Durrës. Si pasojë, shtetasi G. K. ka humbur jetën në vendngjarje. Ndërsa shtetasi F. R. është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, nën mbikëqyrjen e shërbimeve të Policisë, pasi do të…

Read More

Dashi Nëse keni pasur probleme ne jetën tuaj ne çift, duhet me patjetër te gjeni një zgjidhje urgjente sot sepse situata mund te dale tërësisht jashtë kontrollit. Beqaret do kenë njohje shume interesante te cilat mund te shndërrohet shpejt ne një lidhje te qëndrueshme. Situata financiare do ketë goxha zhvillime pozitive. Gjendja do jete me e mire se ditët e fundit. Demi Dite mjaft e qëndrueshme kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do i shprehni pa fund ndjenjat dhe emocionet dhe do ndiheni për mrekulli. Beqaret edhe pse nuk do e mbajnë mendjen tek…

Read More

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e së hënës (22 Shtator) në segmentin rrugor “Katër Rrugët e Shijakut”, fshati Pjezë të Durrësit. Njoftimi i policisë: Durrës/Informacion paraprak Rreth orës 23:55, në segmentin rrugor “Katër Rrugët e Shijakut”, fshati Pjezë, automjeti tip Volkswagen me drejtues shtetasin F. R., 19 vjeç, banues në Shijak, është përplasur me automjetin tip Ford me drejtues shtetasin G. K., 26 vjeç, banues në Sukth, Durrës. Si pasojë, shtetasi G. K. ka humbur jetën në vendngjarje. Ndërsa shtetasi F. R. është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, nën mbikëqyrjen e shërbimeve të Policisë, pasi do të…

Read More