Një tërmet me magnitudë 4.4 të shkallës Rihter është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm, më 24 qershor 2025, në orën 05:04 me orën lokale. Sipas të dhënave nga EMSC, epiqendra e tërmetit ishte 16 kilometra në veriperëndim të Tiranës dhe 12 kilometra në jug-juglindje të Krujës, me një thellësi prej vetëm 5 kilometrash, gjë që e bën lëkundjen të ndjehet më fuqishëm në sipërfaqe.
Author: admin
Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Tiranë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas të dhënave, magnituda ka qenë 4.4, teksa ka zgjatur vetëm për pak sekonda. Epiqendra ka qenë në Kamëz, në 8 kilometra thellësi. Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale.
Moderatorja e njohur Kiara Tito ka ndarë me ndjekësit një moment shumë të veçantë nga jeta e saj personale. Përmes një videoje të publikuar në Instagram, ajo ka prezantuar shtëpinë e saj të re – një ambient i kuruar deri në detaj dhe me stil të ngrohtë e modern, që i ka bërë fansat të mrekullohen. Videoja tregon hapësira të ndriçuara, dizajn minimalist dhe elemente që reflektojnë elegancën dhe shijen e Kiarës. Ajo ka shoqëruar postimin me fjalët “Mezi pritem qe ta ndanim me ju kete video. Si ju duket ky arredim”?, duke ndarë emocionin për një kapitull të ri…
Moderatorja shqiptare, Roza Lati, ka përvëluar rrjetin me poza s*ksi nga pushimet luksoze. E në këto pamje joshëse, nuk kishte si të mungonte postimi me të dashurin. Ajo ka ndarë një foto dhe një video ku shihet në moment romantik krahë tij. “Të kesh tru dhe bukuri është bukur. Por e di çfarë është më e bukur Sjellja”, shkroi krahas postimit, duke treguar që e vlerëson sjellën e të dashurit.
Astrologjia këtë javë ka vendosur që të na surprizojë! Astrologia Meri Shehu ka një lajm surprizë për të gjithë ata që ndjekin me kuriozitet yjet. Edhe pse bota ndodhet në një periudhë të trazuar, qielli flet për një energji krejt ndryshe. “Kjo është një nga javët më të bukura dhe më të mira,” tha Meri Shehu në emisionin “Rudina”, duke lënë të kuptohet se mes tensioneve dhe lajmeve të rënda që qarkullojnë, universi ka zgjedhur të na japë një dritë të vogël shprese. Një Hënë e re madhështore “lind” më 25 qershor në shenjën emocionale të Gaforres, një shenjë që…
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në aksin Shkodër–Muriqan. Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit dhe as numri i saktë i të lënduarve, por paraprakisht dyshohet për një viktimë. Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur dy autoambulanca, të cilat po ofrojnë ndihmën e pare. Autoritetet janë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Kanë kaluar pothuajse 10 ditë nga vdekja tragjike e dy të miturve, Spyros Kristofor dhe Kleonis Fetollari, të cilët u mbytën në ujërat e lumit Araktos, pavarësisht përpjekjes së shqiptarit Ledian Goga për t’i shpëtuar. Dy të miturit, njëri me origjinë shqiptare dhe tjetri grek, pavarësisht se u nxorën nga uji, ndërruan jetë pas tre ditëve në koma. Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, ka folur për mediat babai i shqiptarit Kleonis Fetollari, Bledari, i cili me dhimbje tregon momentin kur mori vesh lajmin e trishtë. “Në Greqi mora bashkëshorten e ika të punoja. Karta nuk kisha. Kisha karta provizore.…
Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në aksin rrugor Shkodër-Muriqan. Sipas raportimeve, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe makina ka përfunduar në kanal. Të plagosurit janë dërguar në spital ndërsa gjendja e tyre ende nuk bëhet me dije. Sakaq, policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Luiz Ejlli ka ndarë një video ku shihet me vajzën në Policinë e Shtetit. Ai tha që Luna ka shkuar për ta denoncuar babain se po e do mamin më shumë se atë. Edhe pse kjo është një shaka, Luizi me vajzën nuk dihet pse shkuan në dyert e Policisë. Kujtojmë që Luizi po tregohet një baba shembullorë dhe nuk po ndahet nga vajza asnjë moment, shkruan Kosovarja.
Zjarri që përfshiu pasditen e së dielës ballkonin e një apartamenti në kompleksin “Lake View” në Tiranë, dyshohet se është shkaktuar nga një cigare e hedhur nga kati sipër. Apartamenti është në pronësi të Françeska Muratit, emër i njohur i showbizz-it shqiptar dhe banore e re në këtë zonë, pasi e kishte blerë banesën rreth një muaj më parë. Kompleksi, ku çmimi i apartamenteve shkon nga 500 mijë deri në 1 milion euro, konsiderohet një nga zonat më të sigurta dhe luksoze të kryeqytetit. Zjarri është lokalizuar në kohë nga shërbimi zjarrfikës, ndërsa nga ngjarja janë shkaktuar vetëm dëme…