Author: admin

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti në fshatin Qungur të Pejës. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë për gazetën online Reporteri.net se aksidenti ka ndodhur mes një veture dhe një katërçiklete. Në këtë aksident policia konfirmoi se ka mbetur i lënduar edhe një person tjetër. Ai është dërguar për trajtim në emergjencën e Pejës. “Rreth orës 14:00 policia është njoftuar për një aksident në Qungur të Pejës. Në aksident ishin të përfshira një veturë dhe një katërçikletë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me autoambulancë, ku mjeku ka konstatuar vdekjen…

Read More

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se ende nuk e kanë një emër për kandidatin që do garojë në zgjedhjet e parakohshme për Bashkinë Tiranë. Kryedemokrati theksoi se janë 3 përfaqësues, Belind Këlliçi, Flamur Noka dhe Ilir Alimehmeti që do të negociojnë me partitë e tjera opozitare për emrat e kandidatëve. Berisha theksoi se vetë nuk është i gatshëm të pronocohet për të treguar se kush është kandidati i tij i preferuar. “Belind Këlliçi, Flamur Noka, Ilir Alimehmeti do të jenë përfaqësuesit tanë, do të negociojnë me partitë e tjera. A më shkon mua që nga njëra anë ti…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Delvinë ditë ne sotme, ku një farmacisti dhe një mjek janë përfshirë në një konflikt. Sipas policisë, farmacisti ka goditur me shpullë mjekun gjatë një konflikti për shkak të punës mes tyre. Farmacisti është proceduar teksa hetimet mbi ngjarjen vijojnë. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin D. M., 24 vjeç, me profesion farmacist, pasi dyshohet se për shkak të detyrës, ka goditur me pëllëmbë në fytyrë shtetasin Th. Ç., 68 vjeç, me…

Read More

Egli Tako, ish-banore e “Big Brother VIP Albania 4”, ka folur hapur për marrëdhënien e saj me Gjestin gjatë qëndrimit në shtëpi. Në një intervistë për “Andale / The Dalina Show”, ajo u shpreh se raporti i tyre nuk ishte kurrë një lidhje e mirëfilltë dashurie, por një afrimitet i ndërtuar nga dinamika e lojës. “Marrëdhënia jonë nuk kishte komponent romantik, por ishte më shumë shoqërore. Brenda katër mureve gjërat duken më të forta se ç’janë, por nuk bëhej fjalë për ndjenja të thella. Ishte thjesht lojë, një person i duhur në momentin e duhur,” – tha Egli. Ajo shtoi…

Read More

Dy turistë britanikë i kanë shpëtuar për mrekulli një aksidenti në mbikalimin e urës se Dajlanit në Durrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 te mëngjesit të sotëm, teksa mjeti i tyre pas përplasjes është bërë copash. Nga hetimet paraprake dhe pamjet e siguruara, mjeti u përplas fuqishëm me barrierat mbi urë. Fatmirësisht makina është ndalur nga barrierat, pasi rrëzimi nga ura mund të ishte fatal. Dyshohet se shkak i aksidentit mund të jetë fakti se turistët mund të kenë qenë në gjumë, ose mungesa e ndriçimit në rrugë të ketë shkaktuar aksidentin. Makina u dëmtua rëndë ndërsa zjarrfikësve u…

Read More

Mes emocioneve të forta, lotëve dhe shtrëngimit të duarve të njëri-tjetrit, Princ Leka dhe Blerta Celibashi rrëfyen për herë të parë historinë e tyre të dashurisë, atë histori që prej muajsh është përfolur si e ndaluar dhe që erdhi pas një tradhtie. Ishte Princi ai i cili fillimisht rrëfeu se ndarja mes tij dhe Elia Zahrisë erdhi në disa faza, fillimisht ishte ajo emocionale, më pas distancomi dhe në fund divorci. Sipas tij, ata kanë jetuar në të njëjtën shtëpi, mirëpo përpos me vajzën, nuk ka pasur asnjë kontakt me ish-bashkëshorten e tij. “Kemi pasur një raport korrekt. Ndarja ka…

Read More

Bota e futbollit është në zi pas lajmit tragjik për ndarjen nga jeta të futbollistit të ri anglez Billy Vigar, i cili humbi jetën në moshën 21-vjeçare pas një dëmtimi të rëndë në kokë gjatë një ndeshjeje në Angli. Ish-sulmuesi i akademisë së Arsenalit u përplas me një mur betoni gjatë përpjekjes për të mbajtur topin në lojë, në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në stadiumin e Wingate & Finchley, në kuadër të Isthmian League Premier Division. Si pasojë e goditjes së fortë, Vigar u dërgua urgjent në spital dhe u vendos në koma të induktuar. Familja e tij konfirmoi…

Read More

Princ Leka ka folur hapur në emisionin “Mirëmbrëma Yje” për divorcin e bujshëm me Elia Zaharinë, duke sqaruar se ndarja kishte ardhur në disa faza: fillimisht emocionale, më pas distancimi dhe në fund ajo ligjore. Princi hodhi poshtë pretendimet për tradhti, duke thënë se marrëdhënia e re me Blerta Celibashin ka qenë viktimë e sulmeve të pabaza. Ai theksoi: “Nuk ka pasur tradhti”. Ai shpjegoi se personi i parë që e njoftoi për lidhjen e re ishte pikërisht Elia Zaharia, para se të përqafohej me Blertën. “Me të gjithë këto strese, edhe Blerta ka qenë viktimë e të gjitha sulmeve,…

Read More

Dashi Asnjë planet nuk do ndikoje sot ne jetën tuaj ne çift kështu qe gjithçka do e keni vete ne dore. Pranoni te bashkëpunoni me te dhe ndonjëherë hapni rruge. Beqaret nuk duhet te ecin me sy mbyllur dhe te pranojnë çdo ftese qe do iu behet sepse do pendohen rende. Për financat do kujdeseni me shume se me pare dhe nuk do keni aspak vështirësi. Demi Dielli do e ngrohe mjaft jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Do jeni te dy me humor te mire dhe gati për te provuar emocione te reja. Mund te bëni edhe çmenduri…

Read More

Dashi: Do të keni vendosmëri të madhe për t’u përballur me sukses me sfidat. Yjet ju inkurajojnë të merrni iniciativa personale dhe profesionale, duke bërë zgjedhje të sigurta. Në dashuri, komunikimi i qartë me partnerin do të forcojë lidhjen dhe mirëkuptimin mes jush. Menaxhoni energjinë për të shmangur stresin dhe tensionin. Demi: Durimi do të jetë i nevojshëm, pasi do të përballeni jo vetëm me probleme të vogla, por edhe me njerëz që nuk ju kuptojnë plotësisht. Në punë, disa vështirësi do të kapërcehen me qetësi. Në dashuri, duhet të keni më shumë besim tek partneri dhe të jeni të…

Read More