Author: admin

Dashi Nëse do vijoni të silleni në mënyrë agresive kundrejt personave të caktuar, vetëm sa do të përkeqësoni gjendjen tuaj emocionale. Përpiquni të qetësoheni dhe të mbani veten nën kontroll. Demi Ka gjasa të viheni në qendër të vëmendjes gjatë ditës së sotme. Përdoreni këtë për të arritur atë çfarë dëshironi. Pranoni komplimentet dhe ndihuni krenarë për atë çfarë jeni. Binjakët Përkushtojuni më shumë ëndrrave tuaja. Bisedoni me një mikun/miken tuaj dhe ndani shqetësimet që mund të keni. Sa i përket jetës në çift, do të kaloni momente mjaft të bukura gjatë kësaj dite. Gaforrja Nëse vërtet doni të krijoni…

Read More

Aktori i famshëm i Hollivudit, Michael Madsen, ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare. Ai u gjet pa ndjenja të enjten në mëngjes në shtëpinë e tij në Malib, sipas autoriteteve dhe përfaqësuesve të tij. Zëvendësit iu përgjigjën kërkesës për ndihmë në shtëpinë e Qarkut të Los Angeles pas një telefonate në 911 të enjten në mëngjes. Madsen u shpall i vdekur në banesë. Vdekja besohet të ketë ndodhur nga shkaqe natyrore dhe nuk dyshohet për ndonjë akt të paligjshëm, tha departamenti i sherifit. Në një email, menaxheri i Madsen, Ron Smith, konfirmoi se klienti i tij kishte vdekur nga një…

Read More

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, ka folur për sekuestrimin e 4 milionë euro pasuri, që dyshohet se i përkasin organizatës së Suel Çelës nga SPAK dhe antimafia italiane. Lala dha detajet e sekuestrimit dhe zbuloi se ka marrë një telefonatë me babain e Suel Çelës, telefonatë mjaft e tensionuar, ku ai ka pretenduar se këto pasuri nuk kanë lidhje me djemtë e tij, duke shtuar se media ka përndjekur familjen e tij. “SPAK ka njoftuar se ka bërë në bashkëpunim me Antimafian e Veronës një sekuestrim me vlerë 4 milioonë euro. Rezulton se nga hetimet disa…

Read More

Ronaldo Sharka ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale blerjen e tij më të fundit: një makinë luksoze Audi RS Q8, vlerësuar me qindra mijëra euro. Me një stil tërheqës dhe një qëndrim plot vetëbesim pranë automjetit, Sharka ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut..Por përveç admirimit për makinën dhe stilin e tij jetësor, komentet nuk kanë munguar as në aspektin kritik. Një ndjekëse i ka shkruar: “A shoku ku i gjete 160 mijë euro gazetar Shqipërie? +- 2 milion 3 milion rrogë keni, të mendoni që jetoni dhe me qera. Apo ju kapi lapsi naj pastrim leku nga gangot e…

Read More

Aksidenti tragjik që i mori jetën futbollistit të njohur të Liverpool-it, Diogo Jota, dhe vëllait të tij më të vogël, Andre Jota, mund të ishte shmangur. Sipas mediave portugeze, Lamborghini me të cilin po udhëtonin vëllezërit Jota doli nga rruga në autostradën A-52, pranë Cernadillës, vetëm 15 km nga kufiri me Portugalinë. Dyshohet se një nga gomat e makinës superluksoze ka shpërthyer gjatë një parakalimi, çka ka bërë që automjeti të humbasë kontrollin, të rrokulliset dhe më pas të përfshihet nga flakët. Udhëtimi kishte si destinacion përfundimtar qytetin portual Santander, prej nga ata do të merrnin tragetin për në Plymouth…

Read More

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me udhëtimin tragjik të Diogo Jotës, futbollistit të Liverpoolit, i cili humbi jetën së bashku me vëllain e tij, André Silva, në një aksident të rëndë automobilistik në Spanjë. Sipas raportimeve nga Givemesport dhe burimeve të CNN Portugali, Jota ishte këshilluar nga mjekët të shmangte udhëtimet me aeroplan, pasi kishte kryer një operacion të kohëve të fundit në mushkëri. Mjekët i kishin rekomanduar pushim dhe shmangie të presioneve të larta atmosferike që përfshijnë fluturimet ajrore. Pikërisht për këtë arsye, Jota kishte zgjedhur të udhëtonte me makinë drejt Santanderit, ku pritej të…

Read More

Astrologe Meri Gjini bëri prashikimin e Horoskopit për pjesën e mbetur të javës dhe më gjatë, në emsionin “7pa5” me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova. “Kemi një hyrje shumë të fortë të Venusit mbi Uranin. Për ata që presin lajme në lidhje me emocinone të forta ose në lidhje me ekonominë është një dy ditësh që sjell të papriturën e mirë në të dyja drejtimet, si nga ekonomia, por njëkohësisht edhe çfarë informacioni presim në raport me emocionet tona për raportet që kanë pasur tensione kohët e fundit. Sot edhe nesër do duhet të jemi të kujdesshëm me dashurinë,…

Read More

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në Rrugën e Arbrit. Mësohet se një 32-vjeçar ka humbur kontrollin e automjetit duke dalë nga rruga. Sipas raportimeve, nga përplasja kanë mbetur të plagosur shoferi i automjetit dhe pasagjeri në mjet. Të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Njoftimi i Policisë Rreth orës 15:30, në Rrugën e Arbërit, shtetasi E. M., rreth 32 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte dhe si…

Read More

Nga Paolo Fox DASHI Ka ardhur koha për të eksploruar rrugë të reja dhe për t’u distancuar nga rutina. Një vlerësim i kujdesshëm i mundësive që do të shfaqen në derë është thelbësor: kjo nuk është koha për të lejuar veten të udhëhiqeni nga impulsiviteti. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e premte, 4 korrik 2025), Jupiteri vazhdon të jetë i favorshëm dhe ndikimi i tij pozitiv ndihet fuqishëm. Urani, një planet që zakonisht lidhet me paqëndrueshmërinë dhe ngjarjet e papritura, nuk është më në kontakt të drejtpërdrejtë me shenjën tuaj dhe kjo përkthehet në një ndjenjë stabiliteti më të…

Read More

Korriku 2025 sjell mundësi të reja financiare për disa shenja të zodiakut. Lëvizjet planetare gjatë këtij muaji favorizojnë zhvillimin ekonomik dhe suksesin material, sidomos për Demin, Peshoren dhe Gaforren. Ja si ndikohen këto shenja dhe çfarë mund të presin: Demi – Bollëk përmes vendimeve të mençura Për Demët, korriku do të jetë muaji i pasurisë. Me Venusin që hyn në Binjakët më 4 korrik, ndriçohet shtëpia juaj financiare. Kjo lëvizje planetare sjell mundësi për të fituar para përmes veprimeve të lidhura me shtëpinë – si shitje pronash ose vendime që lidhen me punën nga shtëpia. Urani në Binjakë mund të…

Read More