Close Menu
Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi

    Alergjitë e stinës, si të trajtohen përmes bimëve mjekësore! Specialisti Ylli Merja jep këto këshilla efikase

    0
    By admin on December 21, 2024 Këshilla Shëndeti

    Faktorët klimaterikë si, ndryshimi i temperaturave të ajrit, lagështia, ndotja e ajrit bashkë me ngrohjen e motit dhe çeljen e luleve në pranverë ndikojnë në shfaqjen e problemeve të alergjive

    Faktorët klimaterikë si, ndryshimi i temperaturave të ajrit, lagështia, ndotja e ajrit bashkë me ngrohjen e motit dhe çeljen e luleve në pranverë ndikojnë në shfaqjen e problemeve të alergjive.

    Alergjitë janë sëmundje sezonale, kronike, që nuk duhen nënvlerësuar, pasi mund të sjellin pasoja të rënda për organizmin dhe nga pakujdesia dhe moskurimi, kalojnë deri në ekzema të lëkurës, probleme të frymëmarrjes, etj.

    Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli”, specialisti i bimëve mjekësore, Ylli Merja u ndal pikërisht në shkaqet, simptomat dhe trajtimin e kësaj patologjie.

    Sipas specialistit Merja, shpesh herë shenjat mund të ngatërrohen – “nëse do të mendojmë kollë, teshtitje, rrufë pa temperaturë, jemi në kuadrin e një alergjie e cila është një reaksion zinxhir”. Çdo person duhet të tregohet i kujdesshëm për të kuptuar se cili mund të jetë shkaktari i një alergjie. Disa nga simptomat më të shpeshta të alergjisë janë: tështima të shpeshta, vështirësi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, kollë e shpeshtë pa temperaturë, puçrra dhe kruajtje në lëkurë, enjtje ose skuqje në lëkurë, lotim sysh dhe kruarje sysh.

    Disa nga shkaktarët kryesorë të alergjisë: ulja e rezistencës së organizmit, ekspozimi i shtuar përballë alergjenëve të ndryshëm, çrregullime të histaminës në trup, myku i brendshëm në organizëm por edhe myku ambiental, parazitët ne organizëm, etj.

    Trajtimi me bimë mjekësore është mjaft efikas, në varësi të problematikave që shfaq çdo person nga alergjitë stinore:

    – Nëse keni kruajtje dhe skuqje të syve përdorni kompresa me kamomil dhe lule kokoçel, ose shtypni një hudhër dhe lyeni kapakët e syve nga jashtë.

    – Nëse keni teshtima bëni avull me çaj sinoziti, dafina është mjaft efikase si dhe propolisi me rigon.

    – Nëse hundët bllokohen, merrni 1 ose 2 pika vaj dafine vendosini midis hundës dhe buzës së sipërme dhe do të vini re që menjëherë frymëmarrja do të lirohet.

    – Për mykun përdorni trumzë, rigon, gjethe ftoi dhe gjethe muçmolle të cilat janë mjaft efikase.

    – Nëse keni kruajtje të lëkurës, përdorni një spray për puçrra ose ekstrakt helikrisiumi. Mund të konsumoni në përditshmërinë tuaj çaj kamomili, çaj livando ose çaj bar blete.

    – Nëse keni vështirësi në frymëmarrje përdorni propolisin me rigon dhe një çaj për zbutjen e kollës. Çaji për zbutjen e kollës përgatitet fare lehtë në shtëpi duke zjerë në 1.5 litër ujë 1 dorë gjethe mëllage dhe 1 dorë hithre dhe konsumoni 2-3 gota në ditë. Gjithashtu mjaft efikase është të konsumoni nga një lugë përzierje të qepës së kuqe të grirë imët me hudhër të shtypur dhe mjaltë./Shqiptarja.com

    Alergjite e Stines Ylli Merja
    Previous ArticleNë dijeni që Pirro Çako i fshiu këngën, reagon publikisht Parashqevia: Ju lutem…
    Next Article Specialisti Ylli Merja: Ja kura 45 ditore me bimë medicinale që kuron kolitin dhe pastron zorrën e trashë…
    Të Fundit

    Humbje e madhe! Ndahet nga jeta ikona e muzikës

    August 2, 2025

    ‘Shpirti i bukur, si më le…’ i biri dedikim prekës për peshkatarin që u mb*t në lumin Mat!

    August 2, 2025

    ‘I shtrirë në saIIon, i veshur me kostum dhe këmish…’ Detaje nga vr*sja e Anesti Ramës ‘E pastruan për të kryer ritet m*rtore…’

    August 2, 2025
    ShowBizi

    “Me financat nuk do keni vështirësi”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    August 2, 2025

    Pasi u ‘kap’ nga Jozi-n, vjen reagimi i Stresit

    August 1, 2025

    ”Më puthë …”, Jozi e ‘kap’ Stresin pas deklaratave të tij rreth ngjarjeve në BBVA

    August 1, 2025
    Tv Show

    Ndryshe nga çfarë e njohim sot, dalin fotot e vjetra të Jori Dellit

    August 2, 2025

    Pasi u ‘kap’ nga Jozi-n, vjen reagimi i Stresit:Mos tju behet qejfi…

    August 2, 2025

    ”Më puthë …”, Jozi e ‘kap’ Stresin pas deklaratave të tij rreth ngjarjeve në BBVA

    August 1, 2025
    Horoskopi

    “Me financat nuk do keni vështirësi”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    August 2, 2025

    Kësaj shenje do i c*pëtohet zemra! Horoskopi për sot, ja cila shenjë do HUMB GJITHCKA!

    August 2, 2025

    Një Gusht i TRISHTE për këto shenja: Vendime të vështira dhe ndarje ciftesh! Ja cilat shenja do…

    August 1, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

    May 21, 2025

    Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

    May 21, 2025

    Propolisi, thesari i çmuar i natyrës që kuron qindra sëmundje, Ylli Merja: Numër një për forcimin e…

    May 21, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.