Alaudin Hamiti paralajmëron kastin më të fortë në BBVK 5: Ja çfarë zbuloi me foton misterioze

ShowBizi

Përmes një lëvizjeje në rrjetet sociale, Alaudin Hamiti, prezantuesi i “Big Brother VIP Kosova”, ka zgjuar interesin e ndjekësve për edicionin e pestë të këtij formati. Duke ndarë një imazh në Instastory ku figurat e banorëve ishin të maskuara me efektin blur, ai ka mbajtur të fshehtë identitetin e personazheve që do të marrin pjesë në spektakël.

“Prapa këtij bluri fshihen emrat dhe fytyrat që do të pushtojnë çdo bisedë tuajën këtë sezon. Kasti më i fuqishëm deri më sot. Si një vepër arti… kasti i Big Brother VIP Kosova 5”, shkroi ai në mbishkrimin e fotografisë ku la të kuptohet për nivelin e lartë të pjesëmarrësve.

Ky veprim ka përshkallëzuar entuziazmin dhe debatet mes shikuesve, të cilët kanë filluar menjëherë të hamendësojnë mbi emrat që pritet të banojnë brenda shtëpisë më të përfolur në Kosovë.

Pavarësisht këtij paralajmërimi, lista e pjesëmarrësve mbetet ende e konfidenciale, duke e lënë publikun në pritje të zbulimeve të mëtejshme që do të shoqërojnë nisjen e “Big Brother VIP Kosova 5”.

Lajmet e fundit