Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur sot në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë.

Si pasojë e përplasjes, katër persona kanë kërkuar dhe kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.

Rreth orës 13:10 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë.

Në aksident janë përfshirë tri vetura dhe si pasojë, deri tani, katër persona kanë pranuar trajtim mjekësor. Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor është duke e trajtuar rastin.” ka thënë Krasniqi.