Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin rrugor Lin-Pogradec, në afërsi të fshatit Udënisht. Ku nga informacionet paraprake mësohet se një mjet ka përplasur një këmbësor rreth moshës 80-vjeçare.
Policia bën me dije se: “në aksin rrugor “Pogradec–Qafë Thanë”, pranë fshatit Udenisht, automjeti me drejtuese shtetasen me iniciale E. K. dyshohet se ka përplasur këmbësorin I. D., banues në Udenisht”
Mësohet se i moshuari ka tentuar të kalojë nga njëri krah i rrugës në tjetrin në momentin kur është përplasur. I moshuari është transportuar me ambulancë drejt spitalit të Pogradecit, ndërsa mjekët nuk përjashtojnë mundësinë e dërgimit të tij drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar.
Në vendngjarje ndodhet edhe policia, e cila po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit, me drejtuesen e automjetit po kryhen veprimet procedurale.