Një aksident është shënuar pasditen e sotme në zonën e njohur ish-sheshi Shqiponja në Tiranë, ku efektivi i Forcave Shqiponja ka mbetur i plagosur.

Paraprakisht raportohet se polici, në rrethana akoma të paqarta, është përplasur me një makinë teksa lëvizte më motorin e punës.

Për rrjedhojë të ngjarjes mësohet se efektivi është nisur me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Pritet të dalin detaje të reja në vijm.

Videocredits: Harta Digjitale e Aksidenteve Rrugore