Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Fier-Levan, në vendin e quajtur “Kthesa e Azotikut”.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me një motomjet, duke shkaktuar rrëzimin e drejtuesit të këtij të fundit.

I plagosuri është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

https://streamable.com/ff91h2