Një aksident rrugor është shënuar këtë pasdite në lagjen

“Skënderbeg” të Lezhës, ku një makinë është përplasur me një motor.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur, drejtuesi dhe pasagjeri i motorit.

Të dy të lënduarit janë dërguar me urgjencë në spital ku po marrin ndihmën e nevojshmë mjekësore.

Në vendngjarje mbërriti policia, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.