Një aksident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku i plagosur ka mbetur një 8-vjeçar.
Mësohet se i mituri është përplasur me makinë nga një 41-vjeçare në lagjen “Apollonia” dhe më pas është dërguar në spital. Raportohet se gjendja e tij është jashtë rrezikut dhe pas mjekimit, ai është larguar për në shtëpi. Ndërkohë, 41-vjeçarja është proceduar penalisht dhe ndaj saj vijojnë hetimet mbi aksidentin.
“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen S. M., 41 vjeçe, banuese në Fier, pasi në lagjen ‘Apollonia’, me automjetin që drejtonte, ka përplasur një fëmijë 8 vjeç, i cili pasi mori mjekim, u largua në banesë“, thuhet në njoftimin e policisë.