Ish-finalistja e “Big Brother VIP 4”, Egli Tako, ka sqaruar njëherë e mirë raportin e saj me fituesin e edicionit të katërt të reality show-t, Gjesti.
Egli iu përgjigj vetë në “Instagram” 10 pyetjeve më të shpeshta nga ndjekësit dhe kur iu kërkua të tregonte statusin e saj, këngëtarja tha prerë:
Shkurt, pastër, pa gabime. Statusi im aktual është single”.
Për ta bërë të qartë se është shumë e vendosur kësaj radhe, Egli tregoi gjithashtu një qëndrim të fortë ndaj zhgënjimeve:
“Nuk ia toleroj vetes të zhgënjehem nga njerëzit. Zhgënjehem nga vetja kur u besoj njerëzve”.
Ndërsa Egli la të kuptohet se ata nuk janë bashkë, Gjesti duket se vazhdon të përdorë lojën.
Ndonëse dyshja janë bërë dhe unfollow në “Instagram”, këngë nuk hezitoi të mbante me gjithë qejf një palë syze me emrat e tyre në një nga koncertet e tij të fundit, duke na krijuar sërish konfuzion për marrëdhënien e tij me Eglin.