Close Menu
Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi

    A duhet të shqetësoheni për djersitjet gjatë natës, çfarë po ju paralajmërojnë ato?

    0
    By admin on February 9, 2025 Këshilla Shëndeti

    Djersitjet e natës i referohen çfarëdo djersitjeje të tepërt, që ndodh gjatë natës.

     

    Megjithatë, në qoftë se dhoma juaj e gjumit është e nxehtë ose temperaturat janë të larta, ju mund të djersisni gjatë gjumit dhe kjo është normale.

    Cilat janë shkaqet e djersitjeve të natës tek gratë, burrat dhe fëmijët?

    Ka shumë shkaqe të ndryshme të djersitjeve të natës. Për të përcaktuar se çfarë i shkakton djersitjet gjatë natës, duhet ditur një histori të detajuar mjekësore për të vendosur nëse përgjegjësi për djersitjet e natës është një gjendje mjekësore e fshehur, themelore. Edhe pse shumë njerëz e lidhin menopauzën me djersitjet e natës, kjo është vetëm një nga shkaqet e kësaj gjendjeje mjekësore tek femrat. Shumë sëmundje të tjera mund të shkaktojnë djersitje gjatë natës tek burrat, gratë apo fëmijët.

    Cilat janë simptomat e djersitjeve të natës?

    Në varësi të shkakut themelor të djersitjeve të natës, njerëzit mund të përjetojnë edhe simptoma të tjera bashkë me djersën p.sh:

    Me praninë e infeksioneve apo sëmundjeve të caktuara, bashkë me djersitjet e natës mund të shfaqen edhe ethe.

    Ndonjëherë mund të shfaqen dhe të dridhura ose ndjesi të ftohta;

    Me sëmundjen e kancerit si limfoma, pacientët mund të përjetojnë rënie të pashpjegueshme në peshë

    Djersitjet e natës, për shkak të tranzicionit menopauzal, janë të shoqëruara me simptoma të tjera tipike të menopauzës si thatësia vaginale, valët e nxehtësisë dhe ndryshime të humorit;

    Djersitjet e natës, që shfaqen si një efekt anësor i barnave, mund të shoqërohen me efekte të tjera anësore të tyre, në varësi të llojit të përdorur;

    Gjendjet mjekësore që sjellin djersitje të tepërt në përgjithësi (në krahasim me djersitjen vetëm gjatë natës), mund të shkaktojnë rritje të djersitjes, në orët e tjera të ditës.

    Menopauza

    Valët e nxehtësisë që shoqërojnë tranzicionin menopauzal, mund të ndodhin natën dhe të shkaktojnë djersitje. Ky është një shkak shumë i zakonshëm i djersitjeve të natës, tek femrat perimenopauzale. Është e rëndësishme të kujtojmë se valët e nxehtësisë dhe simptomat e perimenopauzës, mund t’i paraprijnë menopauzës (ndërprerjes së menstruacioneve), për vite të tëra.

    Hiperhidroza idopatike

    Hiperhidrozë idiopatike është një gjendje në të cilën trupi në mënyrë të vazhdueshme, prodhon shumë djersë, pa ndonjë shkak mjekësor të identifikueshëm.

    Infeksionet

    Zakonisht, tuberkulozi është infeksioni që lidhet më shpesh me djersitjet e natës. Megjithatë, infeksionet bakteriale gjithashtu mund të lidhen me djersitjet e natës. P.sh:

    Endokardit (inflamacion i valvulave të zemrës)

    Osteomielit (inflamacion brenda eshtrave për shkak të infeksionit)

    Gjendra të ndryshme (p.sh. puçrrat nga infeksioni i rrënjës së qimeve, apendicit, bajamet, gjendrat perianale, peritonsilare, divertikulit)

    Kanceri

    Djersitjet e natës janë një shenjë e hershme e disa lloje kancerësh. Lloji më i zakonshëm i kancerit i lidhur me djersitjet e natës është limfomë. Megjithatë, njerëzit që kanë një kancer të padiagnostikuar, shpesh kanë simptoma të tjera të tilla si humbje peshe të pashpjegueshme dhe ethe.

    Medikamentet

    Medikamentet antidepresive janë një lloj i zakonshëm barnash që mund të sjellin djersitje të natës. Të gjitha llojet e barnave kundër depresionit mund të shkaktojnë djersitje të natës ose efekte anësore.

    Çrregullimet hormonale

    Djersitjet ose valët e nxehtësisë mund të hasen në çrregullime hormonale, duke përfshirë feokromocitomë-n (një lloj i kanceri i gjëndrës së adrenalinës që mbiprodhon hormonet që njihen si katekolaminat), sindroma karcinoide (prodhim i tepërt i hormoneve të caktuara nga tumorët e mushkërive ose të sistemit gastrointestinal) dhe hipertiroidizëm (niveli i tepruar i hormoneve tiroide).

    Trajtimi i djersitjeve të natës

    Trajtimi për djersitjet e natës varet nga shkaku themelor. Djersitjet e natës zakonisht janë një bezdi e padëmshme, megjithatë, ndonjëherë janë një shenjë e një sëmundjeje. Njerëzit që vuajnë nga djersitjet e pashpjegueshme të natës, duhet të kërkojnë ndihmë mjekësore./ Psikologjia

    Previous ArticleBENI KUJDES! 14 shenja që tregojnë se sheqeri në gjak është shumë i lartë
    Next Article 7 arsye për të konsumuar një lugë vaj ulliri çdo mëngjes me stomakun bosh
    Të Fundit

    LAJM B0MBASTIK nga Meri Shehu! 4 shenja në vështirësi, merrni masa qe te perballoni ‘stuhin e te kqijave’!

    June 17, 2025

    Lëkundje tërmeti në vend! Ja sa ishte magnituda dhe ku ishte epiqendra

    June 17, 2025

    Aksident në vend! Makina përfundon në kanal, shoferi pIagoset!

    June 17, 2025
    ShowBizi

    Rezart Veleshnja tha qe Stresi nuk i ka marre akoma parete BBVK, flet babai i kengetarit dhe tregon te verteten

    June 17, 2025

    Arbana apo Ledioni? – Rezart Veleshnja ndan mendimin për moderatorët dhe zbulon raportin e ftohtë me njërin prej tyre

    June 17, 2025

    “Është koha të merrni situatën në dorë dhe t’i zgjidhni vetë problemet tuaja”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    June 17, 2025
    Tv Show

    Arbana apo Ledioni? –Aktori i portokallis reagon për moderatorët dhe zbulon raportin e ftohtë mes tyre…

    June 17, 2025

    Rezart Veleshnja: Po e them troç me Arbana Osmanin nuk flas sepse më k…

    June 17, 2025

    “Një dashuri e destinuar të…”/ Rikthehet Heidi Baci në një rrëfim te papritur për “Goca dhe Gra”

    June 17, 2025
    Horoskopi

    LAJM B0MBASTIK nga Meri Shehu! 4 shenja në vështirësi, merrni masa qe te perballoni ‘stuhin e te kqijave’!

    June 17, 2025

    Një javë magjike për këto 3 shenja të horoskopit! Ja cilat janë më të favorizuara të këtyre ditëve

    June 17, 2025

    “Është koha të merrni situatën në dorë dhe t’i zgjidhni vetë problemet tuaja”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    June 17, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

    May 21, 2025

    Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

    May 21, 2025

    Propolisi, thesari i çmuar i natyrës që kuron qindra sëmundje, Ylli Merja: Numër një për forcimin e…

    May 21, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.