Close Menu
Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi

    Propolisi i bletës, antibiotik i çmuar i natyrës: Ylli Merja tregon si ta perdorni per…

    0
    By admin on February 5, 2025 Këshilla Shëndeti

    Propolisi i bletës është një antibiotik i çmuar natyral, antiviral, antiflamator, antimykotik, antibakterial, antioksidant, imunostimulant, antiskeptik e antiparazitar.

    Ky produkt i bletës është një nga medikamentet më të vjetra e më të njohura nga njerëzimi.

    Propolis është një përzierje substancash regjëse, gome e balsamike që bletët e mbledhin në sythet apo në lëkurën e disa bimëve, duke e transformuar, me anë të sekrecioneve të tyre në një produkt të veçantë.

    Në përbërjen kimike të propolisit bëjnë pjesë rrëshira, balsami, dylli, vajrat eterikë, poleni dhe lëndë organike dhe minerale.

    Në të gjitha lëndët që përmban propolisi më të rëndësishmet janë flavonet, ku në 50 që janë zbuluar te ky medikament, 19 prej tyre janë bioaktive që luajnë efektin terapeutik të propolisit.

    Ndërsa në hirin e këtij të fundit, janë gjetur lëndët minerale si hekuri, magnezi, kaliumi, alumini, ndërsa ndër vitaminat numërohen vitamina B1, PP, provitamina A.

    Efektet kurative

    Propolisi rekomandohet të përdoret kundër diabetit; ftohjes; kisteve; alergjive; infeksioneve të gojës, veshkave apo tëmthit.

    Gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në kurimin e kolitit, ulçerës, mykut dhe krimbave të zorrëve, por gjen përdorim edhe në trajtimin e hazmatikës së fytyrës dhe reumatizmës.

    Ky medikament ndihmon në kurimin e disa sëmundjeve të tjera si astma, spondiliartroza, parkinsoni apo hernia diskale.

    Propolisi është një kombinim komponentësh me natyrë aromatike e fenolike, të pasura me një numër të madh substancash të shumëllojshme mes tyre.

    E veçanta e këtij medikamenti qëndron në pasurinë e madhe të flavonoideve, falë të cilave porpolisi siguron veçorinë antimikrobike.

    Sipas disa studimeve, rreth 1/3 e fraksioneve të propolisit të tretshëm në alkol etilik, ka natyrë flavonoide, mes të cilave është identifikuar galangina dhe pinocembrina. Këto të fundit kanë efekte shumë të mira bakteriostatike që përfaqëson veprimin antihelmues.

    Vetitë bakteriostatike dhe baktericide

    Eksperimente të panumërta kanë dëshmuar se si drejtpërdrejt, ashtu edhe në të kundërt, kapaciteti i propolisit në solucione alkolike me përqindje 10-20% vepron në mënyrë efikase për të ndihmuar në ndalimin e zhvillimit të baktereve të ndryshme.

    Veçoritë fungicide e antivirale

    Praparatet me bazë propolisin, kanë rezultuar veçanërisht aktive kundër infeksioneve candida, tricolli dhe microspori, të cilët janë në gjendje të provokojnë sëmundje të shumta parazitare mbi njeriun apo dhe kafshën. Veprime të tilla i detyrohen acidit kafeik, pinocembrinës dhe benzi-p-cumarolo. Gjithashtu, propolisi paraqet një veprimtari parandaluese në kufijtë e disa llojeve herpes, corona virus dhe në rreth 10 lloje të infeksioneve të ndryshme. Vlen të theksohet fakti, se ky medikament është përdorur gjithmonë edhe për rigjenerimin e indeve në rast plagosjeje. Në rastet kur përdoret ky medikament, është fuqizuar njëkohësisht edhe veprimtaria e vaksinave, si ato kundër tifos.

    Antioksidant i fuqishëm

    Propolisi i përdorur nga goja përmirëson sekrecionet e lëngjeve gastrite, e shërben si një diuretik e madje favorizon asimilimin e vitaminës C. Ndërkaq, falë veprimit të flavonoideve që përbëjnë të ashtuquajturin “faktor P”, propolisi luan një rol mbrojtës për kapilarët e gjakut.

    Përdorimi i medikamentit

    Mbi plagën e porsakrijuar, hidhet propolis 4-5 herë brenda një ore, e më tej çdo 3-4 orë hidhen 10-12 pika. Ky propolis krijon një shtresë të hollë mbrojtëse midis plagës dhe mikrobeve të ambjentit. Pas kësaj periudhe, propolisi shfaq vetinë cikatrizuese, pra mbyll plagën dhe rigjeneron lëkurën. Kur plaga ka filluar të mbyllet mirë, atëherë ai hidhet mbi plagë 2-3 herë në ditë pas çdo pastrimi. Ndërsa për qetësimin e kollës, acarimit të bajameve apo kundër mykut, propolisi pihet 3-4 herë në ditë nga 5-6 pika për fëmijët deri në 7-8 vjeç dhe 10-12 pika për të rriturit. Po kështu përdoret propolisi edhe nga njerëzit e zakonshëm, dhe mund të quhet me të drejtë si një plotësues shumë i mirë në dietën ushqimore të përditshme.

    Propolisi i Bletes Ylli Merja
    Previous ArticleSi të kuroni dhimbjet e kokës me bimë mjekësore? Ylli Merja tregon kuren: Për të parandaluar dhimbjet e kokës duhet të konsumoni…
    Next Article Ylli Merja: Hithra, mbretëresha e bimëve mjekësore në Shqipëri: Kjo bimë ka efekte çudibërëse ne…
    Të Fundit

    2026 një vit transformues VETEM për këto 3 shenja! ‘Rritje në karrier, shumë para dhe fat në dashuri…’

    September 24, 2025

    Moti bën kthesën drastike! E Enjtja me rrebeshe shiu dhe kushte të paqëndrueshme atmosferike

    September 24, 2025

    Arbana Osmani rikthehet me një ‘Reality Show’, moderatorja e njohur flet për herë të parë!

    September 24, 2025
    ShowBizi

    Reagon Loredana pas ‘skandalit’ në Përputhen dhe marrëdhënien me konkurrentin e programit

    September 24, 2025

    “Më vjen keq që do i thyej zemrën…”- Egli Tako konfirmon ndarjen nga Gjesti, i rrëfen të gjitha

    September 24, 2025

    Jo vetëm që dinë të gënjejnë shumë mirë por janë edhe QESHARAKË…/Zbuloni shenjat e Horoskopit që janë ‘ekspertë’ të mashtrimit!

    September 23, 2025
    Tv Show

    Moti bën kthesën e papritur për nesër, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

    September 24, 2025

    Horoskopi i ditës së nesërme, e enjte 25 Shtator 2025

    September 24, 2025

    E rëndë në Sarandë/ 15-vjeçarja vetëhidhet nga kati i katërt! Dyshohet se b*llizohej nga shokët, ja si paraqitet gjendja e saj

    September 24, 2025
    Horoskopi

    2026 një vit transformues VETEM për këto 3 shenja! ‘Rritje në karrier, shumë para dhe fat në dashuri…’

    September 24, 2025

    ‘Eshtë dita për tu sqaruar…’ E Enjtja me trazira për këto shenja ‘Një sherr i madh do ju ndodh…’

    September 24, 2025

    E mërkura do të trondis këto shenja! Një debat i fortë do ju rrezikojë…Bëni kujdes!

    September 24, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

    May 21, 2025

    Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

    May 21, 2025

    Propolisi, thesari i çmuar i natyrës që kuron qindra sëmundje, Ylli Merja: Numër një për forcimin e…

    May 21, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.