Close Menu
Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi

    Altin Joka: Kujdes, zbokthi është problem i brendshëm shëndetësor / Ja si mund të luftohet

    0
    By admin on February 5, 2025 Këshilla Shëndeti

    I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka

     

    ishte nutricionisti Altin Joka, i cili foli për zbokthin, nga se shkaktohet dhe si mund të eliminohet.

    ”Njerëzit duhet të skalisin në mendjet e tyre dy elemente që kanë lidhje me shëndetin, e para duhet vigjilencë për çdo të dhënë që trupi shfaq dhe e dyta duhet këmbëngulur për të gjendur shkaqet e problematikave kryesore”

     

    tha Altini në fillim të bisedës, duke shtuar se zbokthi nuk është thjesht një problem estetik, por është një pasojë e shumë elementëve, është një sinjal i një çrregullimi që ndodh brenda trupit tonë.

    Por cilët janë shkaktarët kryesorë të zbokthit, cilat sëmundje ‘fshihen’ pas tij?

    “Së pari duhet të shohim marrëdhëniet që kemi me zorrën tonë. Në përgjithësi personat që kanë parazitë, kanë edhe zbokth. Është parë që personat që kanë zbokth, kanë kandita, sikurse rritja e histaminës në zorrën tonë është tregues” theksoi Altini, duke nënvizuar se rritja e histaminës krijon një koktejl alergjish. Një anë tjetër është disbalancimi hormonal, sikurse psoriasis, dermatitet, të gjitha problematika që vijnë nga brenda trupit.

    Stresi dhe ankthi kronik është një tjetër element që mund të krijojë zbokth. Nuk duhen harruar dhe faktorët gjenetik apo përdorimi i kimikateve të ndryshme, por faktor kryesor është dhe mungesa e elementëve ushqimor, si makro dhe mikro elementëve. Zbokthi shfaqet edhe para një çregullimi metabolik të diabetit, pra është parë që personat që kanë zbokth janë në fillim të prediabetit.

    ”Larja e shpeshtë do të ulë yndyrshmërinë e flokut dhe do të ulë nivelin e pehashit” tha Altini, duke shtuar se nuk rekomandohet më shumë se një apo dy larje në javë për flokët.

    Cilat janë disa trajtime natyrale për të larguar zbokthin sipas Altinit?

    Së pari duhet një fuqizim i mikrobiomës tonë të zorrës, për këtë duhet të përdorim shumë fibra dhe nivele të larta të probiotikëve, duhet të shohim ndonjë problematikë që mund të kemi me aneminë, por nga aspekti i jashtëm, mund të përdoret fara fenogreg. Një tjetër element i mirë është dhe soda bukës, që pastron skalpin nga qelizat e vdekura. Përgatitja e sodës me vajin e jojogës është një tjetër kurë efikase. Vaji i kokosit më lëngun e limonit është gjithashtu shumë i mirë. Përdorimi i vajrave esencial është gjithashtu shumë efikas, sidomos ai i avokados, kokosit dhe rozmarinës, të cilët mund të bëjnë një parandalim dhe normalizim të zbokthit. Uthulla e mollës është një tjetër element në rregullimin e skalpit të kokës.

    “Personat që kanë përdorur këna kanë patur flokë më të mirë dhe mungesë zbokthi” thekson Joka duke vijuar me përdorimin e lëngut të portokallit në masazhime të skalpit. Thelpinjtë e hudhrës të shtypur në ujë, mund të jenë gjithashtu një kurë efikase.

    Në fund të bisedës Joka këshillon që flokët nuk duhen larë me ujë të nxehtë dhe me presion të fortë. Duhet të eliminojmë sheqerin, të shtojmë karbohidratet dhe ushqimet vitaminoze në regjimin tonë dhe të eliminojmë alkoolin për një shëndet të mirë të skalpit dhe të gjithë organizmit.

    MC/Shqiptarja.com

    Previous ArticleNuk ndalen familjarët e Loredanës/ Pas largimit të Jozit nga shtëpia, ato e ‘THUMBOJNE’ kështu ‘dhëndrin’ e tyre!
    Next Article Kjo bime eshte ‘ilaç’ për shpirtin dhe shëndetin / Ylli Merja: Ja si ta përdorni mrekullinë kurative të natyrës
    Të Fundit

    ‘Mu tha zemra, më iku Edita ime…’ Rexhep Qosja rrënqeth me postimin prekës pas humbjes së të bijës

    August 2, 2025

    Aksident tr*nditës në vend: Automjeti përmbyset, shoferi i tij…

    August 2, 2025

    Detaje nga ngjarja e rende: Nexhmije Sula drejtoreshë e shkollës, i biri 26-vjeçar e goditi 7 herë me th*ke!

    August 2, 2025
    ShowBizi

    Egli na prezanton me personin e zemrës

    August 2, 2025

    “Lidhjet në krizë…”/ 3 shenjat më me fat dhe 3 shenjat që duhet të bëjnë sytë katër

    August 2, 2025

    Ngjarje e rëndë në vend/ Djali sulmon me th*kë nënën e tij, gruaja në gjendje të rëndë

    August 2, 2025
    Tv Show

    Përmbyset makina, drejtuesi transportohet me helikopter te Trauma në Tiranë

    August 2, 2025

    Shqiptari hyn ilegalisht në Itali dhe merr peng ish-gruan me 2 fëmijët

    August 2, 2025

    I martuar dhe më fëmijë/ Deklarata e PAPRITUR e Laert Vasilit: Vjen e më thotë që është i yti, perlë…

    August 2, 2025
    Horoskopi

    “Lidhjet në krizë…”/ 3 shenjat më me fat dhe 3 shenjat që duhet të bëjnë sytë katër

    August 2, 2025

    “Me financat nuk do keni vështirësi”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    August 2, 2025

    Kësaj shenje do i c*pëtohet zemra! Horoskopi për sot, ja cila shenjë do HUMB GJITHCKA!

    August 2, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

    May 21, 2025

    Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

    May 21, 2025

    Propolisi, thesari i çmuar i natyrës që kuron qindra sëmundje, Ylli Merja: Numër një për forcimin e…

    May 21, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.