Close Menu
Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi

    Ylli Merja: Si të kuroni osteoporozën me bimë medicinale/ Një person mund të vuajë nga…

    0
    By admin on January 30, 2025 Këshilla Shëndeti

    E parë nga ana fiziologjike, osteoporoza ose humbja e kalciumit (marrja e një forme sfungjerore me shumë pore e kockave) në përgjithësi shfaqet pas moshës 50 vjeç.

    Kjo sëmundje është shumë e përhapur dhe pothuajse në çdo 2-3 femra, ose në çdo 4-5 meshkuj, një prej tyre ka humbje të kalciumit në kocka.

    Faktorët që ndikojnë në këtë të fundit mund të jenë të shumtë.

     

    Një person mund të vuajë nga tiroidet apo gjëndrat paratiroide dhe ato e marrin kalciumin nga kockat dhe e hedhin në gjak, por këtë mund ta bëjë edhe ndonjë mosfunksionim i veshkës.

    Pra, është një largim i padëshiruar që na çon në një porozitet të kockës e njohur në gjuhën shkencore mjekësore si osteoporozë, ku struktura e saj fillon të humbasë dhe nëse do e lejmë pa kuruar, sëmundja gradualisht do të përparojë e kocka do të bëhet si sfungjer, e struktura e saj do të dobësohet.

    Kategoritë e prekura

    Në momentin që një person është rreth moshë 45-50 vjeç duhet të fillojë të interesohet e të verifikojë nëse ka mungesë kalciumi në kocka. Më herët njeriu tregon kujdes e organizmi është i aftë të ruajë balancën bio-kimike të tij, ndërsa më tej fillon gradualisht një rënie e gjëndrave endokrine e vetë organizmit apo qarkullimit të gjakut.

    Diagnostikimi

    Nëse duam të kuptojmë se çfarë ndodh me kockat tona nga ana fiziologjike, duhet të jemi të kujdes-shëm e të kuptojmë nëse kemi dhimbje mesi apo dhimbje në pjesën e legenit.

    Pas kësaj, duhet të bëjmë një analizë gjaku e të shikojmë normën e elektroliteve. Në rastet kur sasia e këtyre të fundit paraqitet mbi normën, atëherë kjo është një shenjë që trupi po largon kalciumin që ndodhet nëpër kocka, pra nuk kemi një mirëfunksionim të gjëndrave paratiroide.

    Nëse konstatohet kalcium më tepër se ç’duhet në urinë, do të thotë se gjaku e transporton këtë sasi kalciumi në urinë. Nëse individi ka shumë etje, kuptohet se ka tepri kalciumi në gjak, e oksidi i kalciumit do ujë që të shuhet, por nuk është një etje diabetike. Ndërkaq, në laborator mund të realizohet edhe prova e fortësisë së kockës (mund të kryhet vetëm një herë në vit), ku verifikohen raportet e dendsitetit të saj. Në rastet kur del nga -1 deri në -2, kemi të bëjmë me një osteopeni, pra kemi hyrë në fazën e osteoporozës.

    Kurimi me bimë mjekësore

    Njerëzit duhet të tregohen të kujdesshëm që t’i japin organizmit të tyre kripëra minerale dhe vitaminën D. Nëse një individ fillon të konsumojë karotën, domaten, bizelen, brokolin, sojën (1 ndër 10 antioksidantët më të mirë që mbron kockat e femrave) atëherë mund ta parandalojnë më së miri sëmundjen. Osteoporoza shfaqet më së tepërmi te femrat e sidomos në fazën e menopauzës, që ndodh ai çrregullimi i ciklit e ndryshon funksionimi i gjëndrave endokrine. Nëse fillojmë t’i japim organizmit kalcium, e për më tepër të tretshëm e të asimilueshëm nga organizmi, mund t’i vijmë në ndihmë trupit tonë. Edhe personat që vuajnë nga gurët në veshka mund të konsumojnë ushqime që përmbajnë kalcium, pasi pavarësisht se i sëmuri ka oksalate kalciumi në veshka, ne i çojmë këtë element nëpërmjet ushqimit, pra në stomak e zorrë, qimet thithëse e marrin dhe vitamina D ka aftësinë ta çojë në kockat që janë bërë poroze.

    Duhet të rregulloni dietën ushqimore e gjithçka do të balancohet, e shoqërojeni këtë me aktivitet fizik. Duhet të theksoj se edhe kafeina ndikon në largimin e kalciumit, kështu që mos konsumoni më shumë se dy kafe në ditë, pasi lodh veshkën e epitelin renal të saj e kjo sjell një përshpejtim të porozitetit të kockës. Këshi-llohet që në këto raste mos të përdoret alkool në sasi të mëdha apo duhan, pasi ndikojnë në progresin e sëmundjes. Nëse duam të kurojmë osteoporozën, mund të merren 3-4 guaska vezësh e t’i thërrmojmë, t’i hedhim në një kavanoz 300 ml ku shtojmë lëng limoni e i tundim disa ditë resht derisa kalciumi të tretet. Më pas marrim dhe pimë 1 lugë çaji në mëngjes e një në darkë, e do të vërejmë se së shpejti kocka do të fillojë të rikuperojë vetveten. Edhe çaji i reumatizmit mund të shërbejë për kurimin e sëmundjes, i shoqëruar me lyerjen e masazhimin me vaj sinapi. Në rastet kur ka dobësim të tendinave, duhet të bëjmë masazh të lehtë me ujë të ngrohtë e sapun. I mrekullueshëm për këtë është normalisht edhe vaji i sinapit. Ne duhet të respektojmë dozat e përcaktuara të bimëve që do të marrim dhe kohën e vlimit. Kur qarkullimi i gjakut vështirësohet, me-nisqet mund të spostohen e të shkaktojnë dhimbje, por ne me vajin anticelulit e vajin e sinapit mund ta masa-zhojmë zonën e gjithçka do të përmirësohet.

    Ylli Merja
    Previous ArticleYlli Merja: Si të kuroni sëmundjet e stomakut me bimët mjekësore/ Kur në stomak nuk kemi të bëjmë vetëm me një…
    Next Article Gerti Ferra: “E kam dhje*ë me Laertin”!
    Të Fundit

    LAJM B0MBASTIK nga Meri Shehu! 4 shenja në vështirësi, merrni masa qe te perballoni ‘stuhin e te kqijave’!

    June 17, 2025

    Lëkundje tërmeti në vend! Ja sa ishte magnituda dhe ku ishte epiqendra

    June 17, 2025

    Aksident në vend! Makina përfundon në kanal, shoferi pIagoset!

    June 17, 2025
    ShowBizi

    G Bani bën publike për herë të parë lidhjen e re: Jam dashuru prej asaj nate…

    June 17, 2025

    Rezart Veleshnja tha qe Stresi nuk i ka marre akoma parete BBVK, flet babai i kengetarit dhe tregon te verteten

    June 17, 2025

    Arbana apo Ledioni? – Rezart Veleshnja ndan mendimin për moderatorët dhe zbulon raportin e ftohtë me njërin prej tyre

    June 17, 2025
    Tv Show

    Egli Tako merr vendimin e rëndësishëm për karrierën e saj muzikore!

    June 17, 2025

    Foto/ G Bani bën publike për herë të parë lidhjen e re: Jam dashuru prej asaj nate…

    June 17, 2025

    Luana Vjollca trazon rrjetin me deklaratën në “Ferma VIP”: “Nëse unë të prek…’

    June 17, 2025
    Horoskopi

    LAJM B0MBASTIK nga Meri Shehu! 4 shenja në vështirësi, merrni masa qe te perballoni ‘stuhin e te kqijave’!

    June 17, 2025

    Një javë magjike për këto 3 shenja të horoskopit! Ja cilat janë më të favorizuara të këtyre ditëve

    June 17, 2025

    “Është koha të merrni situatën në dorë dhe t’i zgjidhni vetë problemet tuaja”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    June 17, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

    May 21, 2025

    Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

    May 21, 2025

    Propolisi, thesari i çmuar i natyrës që kuron qindra sëmundje, Ylli Merja: Numër një për forcimin e…

    May 21, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.