Në fshatin Vidhisht të Roskovecit, mëngjesi i kësaj të premteje është shoqëruar me një akt të rëndë kriminal, i cili la pas një viktimë dhe një person të plagosur. Një 58-vjeçar humbi jetën si pasojë e të shtënave me armë gjahu, ndërsa ish-vjehrra e autorit është dërguar në spital për të marrë trajtimin e duhur mjekësor, ku ndodhet ende nën mbikëqyrjen e personelit shëndetësor.
Dyshohet se autori i këtij krimi është një 35-vjeçar, i cili pas ngjarjes është arratisur me automjet, duke marrë me vete edhe ish-bashkëshorten e tij në cilësinë e pengut dhe duke mbajtur armën e krimit.
“Dëgjuam një zhurmë, që bërtisnin brenda. Ai thoshte: “Hajdeni se do t’ju vras të gjithëve.” Pastaj njoftuam policinë dhe ajo erdhi.
Ai ishte i armatosur. Doli nga mbrapa shtëpisë, nga dritarja. Kishte lënë makinën. Mori edhe vajzën dhe iku. Është arrestuar tri herë dhe më pas ka dalë. Në të kaluarën, autori ka qenë i ndaluar edhe në Tiranë për çështje armëmbajtjeje, por pas një muaji paraburgim është liruar, ndërsa së fundmi ndodhej në masën e arrestit shtëpiak për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme. Ai i drejtohej ish-partneres me kërcënime për jetën, duke pretenduar se ajo nuk mund ta ndante jetën nga ai dhe se do t’i vriste të gjithë.
Vëllai i viktimës, duke e cilësuar ngjarjen si një krim të planifikuar, ka rrëfyer se kur hyri në banesë, i gjeti të dy prindërit të shtrirë në tokë. “Ti nuk e bën jetën pa mua. Unë do t’ju vras të gjithëve.” Vrasja ishte e paramenduar. Kur vajta brenda, i gjeta të dy të shtrirë”, u shpreh vëllai i viktimës në Roskovec.