Reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta bresheri kanë përfshirë disa rajone të Kosovës, duke shkaktuar dëme materiale dhe vështirësi në qarkullimin rrugor.

Mot i keq i shoqëruar me erëra të forta ka sjellë rrëzimin e shtyllave elektrike në disa zona, duke ndërprerë furnizimin me energji elektrike dhe duke bllokuar përkohësisht akse të ndryshme rrugore.

Autoritetet dhe ekipet e emergjencës ndodhen në terren për të riparuar dëmet dhe për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve.