Një tërmet me magnitudë 7.4 të shkallës Rihter goditi të premten zonën pranë Puerto Madero, në shtetin Chiapas të Meksikës, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS).
Sipas USGS-së, tërmeti kishte një thellësi prej 10 kilometrash (rreth 6.2 milje).
Deri më tani, nuk ka raportime zyrtare për viktima apo dëme materiale, ndërsa autoritetet po monitorojnë situatën.
Pas lëkundjeve, Sistemi i Paralajmërimit për Cunami i Shërbimit Kombëtar të Motit të SHBA-së (NOAA) lëshoi dy paralajmërime për cunami për zonat bregdetare të Meksikës dhe Guatemalës, pranë epiqendrës së tërmetit./Top Channel