Aktori dhe humoristi i mirënjohur Todi Llupi, një nga figurat më të dashura të Estradës së Fierit, është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare.
Me një karrierë të gjatë artistike, Llupi la gjurmë të pashlyeshme në skenën shqiptare përmes roleve të tij plot humor, karaktereve autentike dhe interpretimit mjeshtëror të dialektit myzeqar.

Ai iu bashkua Estradës së Fierit në vitin 1971, ku ndërtoi një karrierë të suksesshme, ndërsa interpretoi edhe në disa filma artistikë.
Në vitin 1989, Todi Llupi u nderua me titullin “Artist i Merituar”, në vlerësim të kontributit të tij të shquar në artin dhe kulturën shqiptare.
Largimi i tij nga jeta ka sjellë dhimbje të madhe te familjarët, miqtë, kolegët dhe në artin shqiptar, duke lënë një boshllëk të madh në kulturën fierake.
Llupit do të mbetet e gjallë përmes roleve të tij të paharrueshme, ndërsa ai do të kujtohet gjithmonë si një nga emrat e humorit shqiptar.