Close Menu
Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi

    Alergjitë e stinës, si të trajtohen përmes bimëve mjekësore! Specialisti Ylli Merja jep këto këshilla efikase

    0
    By admin on December 21, 2024 Këshilla Shëndeti

    Faktorët klimaterikë si, ndryshimi i temperaturave të ajrit, lagështia, ndotja e ajrit bashkë me ngrohjen e motit dhe çeljen e luleve në pranverë ndikojnë në shfaqjen e problemeve të alergjive

    Faktorët klimaterikë si, ndryshimi i temperaturave të ajrit, lagështia, ndotja e ajrit bashkë me ngrohjen e motit dhe çeljen e luleve në pranverë ndikojnë në shfaqjen e problemeve të alergjive.

    Alergjitë janë sëmundje sezonale, kronike, që nuk duhen nënvlerësuar, pasi mund të sjellin pasoja të rënda për organizmin dhe nga pakujdesia dhe moskurimi, kalojnë deri në ekzema të lëkurës, probleme të frymëmarrjes, etj.

    Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli”, specialisti i bimëve mjekësore, Ylli Merja u ndal pikërisht në shkaqet, simptomat dhe trajtimin e kësaj patologjie.

    Sipas specialistit Merja, shpesh herë shenjat mund të ngatërrohen – “nëse do të mendojmë kollë, teshtitje, rrufë pa temperaturë, jemi në kuadrin e një alergjie e cila është një reaksion zinxhir”. Çdo person duhet të tregohet i kujdesshëm për të kuptuar se cili mund të jetë shkaktari i një alergjie. Disa nga simptomat më të shpeshta të alergjisë janë: tështima të shpeshta, vështirësi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, kollë e shpeshtë pa temperaturë, puçrra dhe kruajtje në lëkurë, enjtje ose skuqje në lëkurë, lotim sysh dhe kruarje sysh.

    Disa nga shkaktarët kryesorë të alergjisë: ulja e rezistencës së organizmit, ekspozimi i shtuar përballë alergjenëve të ndryshëm, çrregullime të histaminës në trup, myku i brendshëm në organizëm por edhe myku ambiental, parazitët ne organizëm, etj.

    Trajtimi me bimë mjekësore është mjaft efikas, në varësi të problematikave që shfaq çdo person nga alergjitë stinore:

    – Nëse keni kruajtje dhe skuqje të syve përdorni kompresa me kamomil dhe lule kokoçel, ose shtypni një hudhër dhe lyeni kapakët e syve nga jashtë.

    – Nëse keni teshtima bëni avull me çaj sinoziti, dafina është mjaft efikase si dhe propolisi me rigon.

    – Nëse hundët bllokohen, merrni 1 ose 2 pika vaj dafine vendosini midis hundës dhe buzës së sipërme dhe do të vini re që menjëherë frymëmarrja do të lirohet.

    – Për mykun përdorni trumzë, rigon, gjethe ftoi dhe gjethe muçmolle të cilat janë mjaft efikase.

    – Nëse keni kruajtje të lëkurës, përdorni një spray për puçrra ose ekstrakt helikrisiumi. Mund të konsumoni në përditshmërinë tuaj çaj kamomili, çaj livando ose çaj bar blete.

    – Nëse keni vështirësi në frymëmarrje përdorni propolisin me rigon dhe një çaj për zbutjen e kollës. Çaji për zbutjen e kollës përgatitet fare lehtë në shtëpi duke zjerë në 1.5 litër ujë 1 dorë gjethe mëllage dhe 1 dorë hithre dhe konsumoni 2-3 gota në ditë. Gjithashtu mjaft efikase është të konsumoni nga një lugë përzierje të qepës së kuqe të grirë imët me hudhër të shtypur dhe mjaltë./Shqiptarja.com

    Alergjite e Stines Ylli Merja
    Previous ArticleNë dijeni që Pirro Çako i fshiu këngën, reagon publikisht Parashqevia: Ju lutem…
    Next Article Specialisti Ylli Merja: Ja kura 45 ditore me bimë medicinale që kuron kolitin dhe pastron zorrën e trashë…
    Të Fundit

    Erdhi për pushime, duke mos e ditur që s’do kthehej më! Mb*tet në zonën e Kavajës një person

    June 16, 2025

    Aksident i rëndë në vend! Gruaja dhe dy fëmijët përfundojnë në spital

    June 16, 2025

    Ngjarje e rëndë! Vajza 2-vjeçare humbi jetën pasi u mb*t me një qershi ne sy te prinderve!

    June 16, 2025
    ShowBizi

    4 shenja në vështirësi! Paralajmërimet e Meri Shehut: Lajm bombastik për Binjakët, shpenzime për Luanin…

    June 16, 2025

    Zbuloni shenjat e zodiakut që do të kapërcejnë çdo vështirësi para fundjavës

    June 16, 2025

    Gerta Gixhari flet per here te pare per Gjestin pas mbarimit te BBV4: Unë i kam dërguar…

    June 16, 2025
    Tv Show

    Pas dy vajzave… Eliona Pitarka sjell në jetë bebin e saj të tretë,Ju kerkon ju te gjeni GJININE… si ju duket cun apo goce??? (Foto)

    June 16, 2025

    Bashkëpunim surprize! Egli bashkon forcat me dy super artistë

    June 16, 2025

    KUTIA E ZEZË: Si Funksionon Pajisja që Zbulon Sekretet edhe Arsyet e Çdo Aksidenti Ajror?

    June 16, 2025
    Horoskopi

    4 shenja në vështirësi! Paralajmërimet e Meri Shehut: Lajm bombastik për Binjakët, shpenzime për Luanin…

    June 16, 2025

    Zbuloni shenjat e zodiakut që do të kapërcejnë çdo vështirësi para fundjavës

    June 16, 2025

    Është një javë e shkëlqyer për të…/ Parashikimi i Horoskopit Javore nga Jorgo Pulla

    June 16, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

    May 21, 2025

    Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

    May 21, 2025

    Propolisi, thesari i çmuar i natyrës që kuron qindra sëmundje, Ylli Merja: Numër një për forcimin e…

    May 21, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.