Poetja Mimoza Ahmeti ka rrëfyer në studion e emisionit QUO VADIS

të moderatores Pranvera Borakaj se çfarë i tha bashkëjetuesi polak kur doli nga izolimi i Ferma VIP 3.

Moza tregoi se partneri ishte bërë gati të vinte mbrëmjen e finales së spektaklit,

por kishte ndërruar mendje në momentin kur pa se shkrimtarja kishte shkëmbyer puthje me Ilir Shaqirin.

“Para nja dy-tre ditësh e kam takuar, sepse kam qenë shumë e zënë. Shkova në jug, aty ku e kam lënë.

Natyrisht ai fle shumë sepse ka vështirësitë e veta, dhe besoj e ka penguar mjaft gjuha që të kuptojë ndonjë gjë.

Është edhe nga ata që ndonjëherë i duket shumë banale të tregojë gjërat që di, por një gjë ma tha: “U bëra gati që të vija te Ferma kur do dilje ti, që të më gjeje aty. Mora edhe një kilogramë mjaltë nga Polonia që ma kishte sjellë një shok.

U futa në Chat GPT dhe e pyes “Çfarë po bën Mimoza në Fermë?” dhe Chat-i m’u përgjigj “Mimoza është puthur me Ilirin”. E futa mjaltin në dollap edhe rash e fjeta i qetë.” Ato janë puthje skenike, i thash unë, i doje paratë apo jo. “I don’t trust you”, më tha”, u shpreh Mimoza Ahmeti.