Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë,

ku një autobus është përmbysur pasi është përplasur me bordurat, ndërsa kanë humbur jetën dy persona.

Siç raporton gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, autobusi ishte i linjës Berat-Tiranë, ndërsa 17 persona kanë ngelur të plagosur.

Dyshohet se shoferi ka pësuar një përgjumje ose një infarkt.