Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure në aksin rrugor Lezhë-Milot. Ku një automjet tip kamion, me drejtues shtetasin A. M., është përplasur me një automjet me drejtues shtetasin kosovar K. B.

Si pasojë e aksidentit shtetasi kosovar ka humbur jetën, kurse dy pasagjerët që udhëtonin me të, motra e tij dhe djali i tij janë dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, dhe fatmirësisht tashmë janë jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana tjetër drejtuesi i kamionit është shoqëruar për në komisariat.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 04:30, në aksin rrugor Lezhë–Milot, një automjet tip kamion, me drejtues shtetasin A. M., është përplasur me një automjet me drejtues shtetasin kosovar K. B.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit, shtetasi K. B., ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa motra e tij, shtetasja F. B., dhe djali i tij, shtetasi F. B., janë transportuar në Spitalin e Traumës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i kamionit, shtetasi A. M., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, ku po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.