Të premten moti në vend do të jetë i paqëndrueshëm, me kthjellime dhe vranësira të herëpashershme.
Sipas parashikimeve, reshjet e shiut do të nisin që në orët e para të mëngjesit, kryesisht në zonat bregdetare dhe në ultësirën perëndimore, por me intensitet të ulët.
Gjatë mesditës dhe pasdites reshjet pritet të zhvendosen më shumë në zonat malore të vendit.
Era do të fryjë nga jugu me shpejtësi mesatare deri në 7 metra në sekondë, ndërsa pranë bregdetit dhe në lugina mund të arrijë deri në 14 metra në sekondë.
Edhe deti pritet të jetë relativisht i qetë, me valëzim 2 deri në 3 ballë në Adriatik dhe Jon.